

Published
2 years agoon
By
Betim GashiKryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka konfirmuar se i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, më 14 dhjetor do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin për të ndihmuar në uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Sipas tij, BE-ja ka gatishmëri që të dërgojë përforcime për misionin e BE-së në Kosovë, EULEX.
Borrell ka konfirmuar se situata në veri të Kosovës ka qenë temë diskutimi në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së. Sipas njoftimit, të gjithë ata janë pajtuar se duhet “të merren hapa për uljen e tensioneve”.
Që nga 6 dhjetori, në veri të Kosovës janë shënuar një sërë incidentesh të armatosura, që kanë kulmuar me vendosjen e barrikadave pasditen e 10 dhjetorit.
Serbët lokalë nisën ngritjen e barrikadave në veri në shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të një ish-pjesëtari të Policisë së Kosovës. Autoritetet në Kosovë thanë se ish-polici, Dejan Pantiq, dyshohet se ka organizuar “sulmin terrorist” ndaj zyrave të KQZ-së në veri. Ndaj tij u caktua një muaj paraburgim më 12 dhjetor.
Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar që të largohen barrikadat dhe i ka dënuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së në Kosovë për sundim të ligjit, EULEX.
Bota
Shefat e inteligjencës amerikane merren në pyetje nga ligjvënësit
Published
6 hours agoon
March 26, 2025By
UBT NEWS
Komisioni i Përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve për Inteligjencën është duke zhvilluar një seancë dëgjimore ku zyrtarë të lartë të administratës Trump dhe anëtarë të kabinetit janë thirrur për të dhënë dëshmitë e tyre në lidhje me skandalin e bisedës në aplikacionin “Signal”.
Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, Drejtori i FBI-së, Kash Patel, Drejtori i Agjencisë së Përgjithshme të Sigurisë Kombëtare, Timothy Haugh, dhe Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, gjeneral-lejtant Jeffrey Kruse, pritet të marrin pjesë në seancën e dëshmive, ku do të përballen me pyetje të lidhura me bisedat e tyre private dhe përdorimin e aplikacioneve të komunikimit të sigurt.
Seanca vjen pas publikimit të mesazheve të reja nga biseda në grup nga revista “The Atlantic”, të cilat përgënjeshtrojnë pretendimet e zyrtarëve të administratës Trump se planet për sulmet në Jemen nuk janë diskutuar gjatë një bisede ku përfshihet pa dashje kryeredaktori i revistës, Jeffrey Goldberg.
Ky zhvillim ka ngritur shqetësime lidhur me menaxhimin e informacionit të klasifikuar dhe përdorimin e platformave private për diskutime të rëndësishme strategjike./UBTNews/
Lajmet
Arrestimi i Imamoglut trondit stabilitetin e lirës turke
Published
6 hours agoon
March 26, 2025By
UBT NEWS
Lira turke përjetoi një rënie të madhe pas arrestimit të Ekrem Imamoglu, kryetarit të bashkisë së Stambollit, i cili është një nga figurat më të njohura të opozitës në Turqi. Kjo ngjarje ka shkaktuar pasiguri në tregjet financiare, duke pasuar me luhatje të mëdha të monedhës turke.
Në një përpjekje për të stabilizuar lirën, Banka Qendrore e Turqisë ka ndërhyrë duke injektuar pothuajse 11 miliardë dollarë në sistemin financiar të vendit. Ky veprim kishte për qëllim stabilizimin e kursit të këmbimit dhe frenuar rënien e mëtejshme të lirës, e cila kishte pësuar një goditje të rëndë pas arrestimit të Imamoglut, që konsiderohet një kritik i fortë i qeverisë aktuale.
Pavarësisht kësaj ndërhyrjeje të fuqishme, ndikimi i ngjarjeve politike në stabilitetin ekonomik të Turqisë mbetet një faktor i paqartë dhe i pasigurt. Situata është e tensionuar, pasi shumë analistë dhe aktorë të tregut janë të shqetësuar se tensionet politike mund të kenë pasoja të mëtejshme negative për ekonominë dhe besimin në sistemin financiar të vendit.
Lajmet
BHANSA: Trafiku ajror në BiH nën kërcënimin e bllokadës
Published
6 hours agoon
March 26, 2025By
UBT NEWS
Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Bosnjë dhe Hercegovinës (BHANSA) është përballur me një bllokadë të mundshme të fondeve të nevojshme për operacionet e trafikut ajror. EUROCONTROL ka njoftuar BHANSA-n se është urdhëruar ngrirja e të gjitha pagesave për agjencinë, pas një vendimi arbitrazhi të marrë kundër Bosnjë-Hercegovinës.
Ky vendim është rezultat i një mosmarrëveshjeje mes Qeverisë së Republikës Srpska dhe kompanisë sllovene “Viadukt”, lidhur me ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Vrbas. Kompania sllovene kërkon 53 milionë euro si kompensim, pasi kontrata që lidhte Qeverinë e RS me kompaninë u ndërpre. Qeveria e RS refuzon të paguajë këtë shumë, duke e çuar çështjen në arbitrazh.
Pavarësisht se BHANSA nuk ka qenë palë në këtë çështje, vendimi arbitrazhit ka ndikuar në financat e agjencisë. Eksperti i aviacionit civil, Alen Šćuric, tha se fondet për BHANSA mund të bllokohen brenda dhjetë ditësh nëse problemi nuk zgjidhet deri atëherë. Kjo ka pasoja të rënda për operacionet e trafikut ajror, duke përfshirë kontrollin e fluturimeve dhe sigurinë ajrore.
Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror është përgjegjëse për menaxhimin e më shumë se 531,000 fluturimeve në vit që kalojnë mbi territorin e Bosnjë-Hercegovinës, dhe për operacionet në aeroportet e vendit. Nëse problemi nuk zgjidhet, aeroportet mund të përballen me mungesë të pasagjerëve dhe fluturimeve, duke pasur ndikim të thellë ekonomik dhe operacional në të gjithë vendin.
BHANSA ka deklaruar se po punon intensivisht me institucionet përkatëse për të gjetur një zgjidhje të shpejtë dhe për të siguruar vazhdimësinë e operacioneve ajrore, por ngërçi ligjor dhe financiar ka krijuar një krizë të mundshme për trafikun ajror në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila i refuzoi si të pabazuara dy ankesat e fundit lidhur me procesin zgjedhor. Sallahu ka njoftuar se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të paraqesë kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij vendimi në Gjykatën Kushtetuese.
Ai theksoi se LVV do të kërkojë edhe masën e përkohshme ndaj vendimit, duke e quajtur atë “absurd dhe të ndikueshëm politikisht”. Sallahu shkruan në një postim në Facebook se informacione të brendshme sugjerojnë se diskutimi për këtë vendim në Gjykatën Supreme ka qenë më shumë politik dhe jo juridik, duke sugjeruar se vendimi është më shumë rezultat i ndikimeve politike sesa një vendim tërësisht të bazuar në ligj.
“Do të ndjekim të gjitha hallkat ligjore për të sjellë drejtësi për këtë skemë krimi dhe manipulimi”, shkruan Sallahu në postimin e tij.
Gjykata Supreme ka refuzuar ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Partisë Demokratike të Ashkalinjve (PDAK), të cilët kërkonin rishikimin të disa çështjeve zgjedhore. LVV kishte dorëzuar një ankesë kundër vendimit të PZAP-së që refuzoi kërkesën e saj për anulimin e votave me postë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kërkesën për rivotim me postë.
Sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, pas vendimit të Gjykatës Supreme, do të ndërmerren veprimet e nevojshme për të zbatuar vendimet dhe për të proceduar me certifikimin përfundimtar të rezultateve të zgjedhjeve.
Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit do t’i hapte rrugë afateve ligjore për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Në bazë të rezultateve përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 42.30% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 20.95%, Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.27%, dhe koalicioni AAK-Nisma me 7.06%. Me këto rezultate, LVV do të ketë 48 deputetë, PDK 24, LDK 20, AAK-Nisma 8, dhe 20 deputetë nga komunitetet jo shumicë.
Sipas këtyre shifrave, asnjë parti nuk ka mundësinë të formojë qeverinë e vetme, duke hapur mundësinë për bisedime dhe koalicione ndërpartiake.

Pse duhet të vendosni sodë buke në frigorifer?

Ford ka patentuar një transmision manual për veturat elektrike

Shefat e inteligjencës amerikane merren në pyetje nga ligjvënësit

Arrestimi i Imamoglut trondit stabilitetin e lirës turke

BHANSA: Trafiku ajror në BiH nën kërcënimin e bllokadës

LVV reagon pas vendimit të Supremes

Qeveria e pranon se Kurti ka rënë pre e dy komikëve rusë

Hapet rruga për certifikimin e rezultateve

Gjykata e Apelit i jep Trump-it një fitore të pjesshme duke lejuar vazhdimin e ndalimit të refugjatëve
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota2 months ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota2 months ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
-
Bota2 months ago
Trump zbulon listën e zezë të Shtëpisë së Bardhë