Kulturë

Kylie Jenner zbuloi se ishte shtatzënë teksa filmonte – “Ne nuk e dinim”, thotë producentja

Published

on

Keeping Up with the Kardashians producentja ekzekutive Farnaz Farjam ka qenë me familjen që nga debutimi i tyre në 2007. Pavarësisht marrëdhënies së saj të ngushtë me motrat Kardashian, Kylie, arriti të mbante shtatzënë të fshehur prej asaj dhe producentëve të tjerë, Farjam zbuloi në një intervistë për Variety.

“Këtu është gjëja qesharake në lidhje me shtatzëninë e Kylie. Ajo zbuloi se ishte shtatzënë ndërsa po filmonte ‘Life of Kylie,” tha Farjam, para se të zbulonte, “Ne nuk e dinim. Ajo e fshehu atë nga kamerat”.

Farjam tha se ajo u informua nga një prej anëtarëve të familjes së Kylie, por mendoi se ishte një provë.

“Një nga anëtarët e familjes më tha se ishte shtatzënë, por se ajo po e mbante atë sekret – dhe unë mendova se ata po përpiqeshin të më vendosnin [në kurth] dhe po përpiqeshin të gjenin se kush ishte përgjigjja”, tha ajo. “Unë thashë: “Ky person po më gënjen dhe thjesht po përpiqet të shoh! “

Kylie dhe Scott, 29 vjeç, mirëpritën vajzën Stormi Webster, 3 vjeç, në shkurt 2018./UBTNews

Magazinë

Selena Gomez: Rrënjët e mia kanë ndikuar në gjithë jetën time

Published

on

Aktorja dhe këngëtarja Selena Gomez, ka treguar se ndihet krenare për origjinën e saj meksikane, e cila sipas saj, ka pasur ndikim të madh në jetën dhe karrierën e saj.

32-vjeçarja ka theksuar se ka krijuar një lidhje të veçantë me gratë e tjera latine në industrinë e argëtimit.

“Prejardhja ime meksikane është diçka që ka ndikuar në gjithë jetën time, dhe jam e vetëdijshme për rëndësinë që ka përfaqësimi. Gjatë këtyre viteve në këtë industri, disa nga gratë më mbështetëse që kam njohur kanë qenë gra të tjera latine. E dua atë lidhje që kemi mes vete”, ka thënë ajo për Billboard.

Më 2021, Gomez ka publikuar albumin e shkurtër “Revelación”, projektin e parë të realizuar në gjuhën spanjolle. Ky album ka debutuar në vendin e parë të Top Latin Albums, duke u bërë albumi i parë nga një artiste grua që arrin këtë sukses që prej albumit “El Dorado” të Shakira.

“Nuk përqendrohem shumë te statistikat apo listat muzikore, por kur dëgjoj diçka të tillë, ndjej vetëm krenari. Shakira është një ikonë, dikë që e kam admiruar gjithmonë dhe që e dua shumë”, është shprehur Gomez.

Ajo ka shtuar se realizimi i një albumi të tërë në spanjisht ishte dëshirë e kahershme.

“Gjithmonë kam dashur të bëj një projekt të tërë në spanjisht. Gjatë viteve kam publikuar versione në spanjisht të disa këngëve, por një album i plotë në këtë gjuhë kishte shumë rëndësi për mua. Kam punuar shumë që të nderoja rrënjët e mia latine”, ka thënë ylli.

Në vitin 2024, Gomez ka luajtur edhe në filmin në gjuhën spanjolle “Emilia Perez”, një tjetër hap i rëndësishëm për karrierën e saj ndërkombëtare. Ajo ka thënë se e ka shijuar sfidën e të aktruarit në një gjuhë tjetër.

“E shtyva veten drejt hapësirave të pakëndshme, që për një aktore janë më shpërblyeset. Ishte një përvojë magjike dhe puna me regjisorin Jacques Audiard ishte një nga përvojat më të mira që kam pasur ndonjëherë”, ka thënë artistja.

Gomez, e fejuar me producentin muzikor Benny Blanco, ka thënë se tani është në një fazë ku po zgjedh me kujdes projektet e ardhshme.

“Po marr kohën time për të gjetur rolin dhe regjisorin e duhur, sepse dua që projekti i radhës të jetë sfidues dhe i papritur”, ka thënë ndër të tjera këngëtarja.

Continue Reading

Magazinë

Babai i Lindsay Lohan dënohet me nëntë muaj burg për ryshfet dhe shkelje të kushtit

Published

on

Babai i aktores së njohur amerikane Lindsay Lohan, Michael Lohan (64), u dënua me nëntë muaj burg për shkelje të kushteve të një dënimi me kusht të shqiptuar më parë.

Një ish-ndërmjetës i Wall Street-it është akuzuar për marrje ryshfeti në këmbim të drejtimit të të varurve në disa qendra rehabilitimi në Florida.

Sipas aktakuzës, Lohan mori të paktën 25,000 dollarë (afro 22,000 euro) për të dërguar të varurit nga droga në një qendër specifike trajtimi. Mes këtyre personave ishte edhe një grua me të cilën sipas prokurorisë ai në atë kohë ishte në një lidhje romantike.

Në vitin 2022, Lohan u shpall fajtor në gjykatë për ndërmjetësim në referimin e pacientëve, për të cilin u dënua me katër vjet dënim me kusht.

Mirëpo, në shkurt të këtij viti, ai ka shkelur kushtet e dënimit me kusht kur u arrestua me dyshimin se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, gazetaren Kate Major (42 vjeçe), me të cilën nuk jetonte më në atë kohë.

Kate Major, me të cilën Lohan ka dy djem, Landon dhe Logan, e denoncoi ngjarjen në polici pasi ai e shoqëroi atë në takimin e mjekut.

Sipas raporteve të policisë, Major u gjet me mavijosje të dukshme që dyshohet se i kishte pësuar ditë më parë kur Lohan dyshohet se e hodhi nga një karrige.

Continue Reading

Libra

23 prilli – Dita Ndërkombëtare e Librit

Published

on

Dita Ndërkombëtare e Librit dhe të drejtave autoriale që është përzgjedhur të jetë 23 prilli, është një datë me kuptim simbolik për letërsinë botërore.

Me këtë datë të vitit 1616, lidhet vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore: Shekspirit në Angli dhe Miguel de Servantes në Spanjë.

I pari konsiderohet si shkrimtari më i madh i të gjitha kohëve dhe vendeve, ndërsa i dyti është autori i veprës më të përkthyer në botë.

Kjo datë lidh edhe autorë tjerë në ditën e lindjes a vdekjes së tyre: Inca Garcilaso de la Vega, Maurice Druon, Halldór Kiljan Laxness, Vladimir Nabokov, Josep Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.

Kjo datë shënohet në botë që nga viti 2003, ndërsa është pazgjedhur në vitin 1995 me qëllim të kontribuojë në mbarë botë për të drejtat e autorit duke inkurajuar të gjithë, e në veçanti të rinjtë për të zbuluar kënaqësinë e leximit.

Kjo datë është edhe një thirrje për të rritur respektin për kontributet e pazëvendësueshme të autorëve dhe librit në progresin social dhe kulturor të njerëzimit.

Continue Reading

Magazinë

Oscars prezantojnë rregulla të reja për 2026: Cilat janë këto ndryshime?

Published

on

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka prezantuar rregulla të reja për edicionin e Oscars 2026.

Të hënën, më 21 prill, Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit zbuloi udhëzimet për fushatën për çmimet e 98-ta të Akademisë, e cila do të zhvillohet më 15 mars 2026.

Kështu kanë njoftuar përmes rrjeteve të tyre sociale, në një postim të publikuar në Twitter, tashmë X: “Ceremonia e 98-të e #Oscars do të mbahet të dielën, më 15 mars 2026. Nominimet do të shpallen të enjten, më 22 janar 2026”.

Cilat rregulla të reja janë përfshirë për Oscar 2026?

Së pari, detajohet se votuesit do të duhet të shohin të gjithë filmat në secilën kategori para se të votojnë për ta. Ende nuk është përcaktuar si do duhet të saktësojnë se i kanë parë, por po punohet për këtë.

Sipas Hollywood Reporter, shikuesit që shikojnë filma diku tjetër do të duhet të “plotësojnë një formular” duke detajuar se kur dhe ku i kanë parë. Ky është një skandal që tashmë ka dalë në dritë në edicionet e mëparshme, kur u pa se disa votues morën pjesë pa i parë realisht.

Përveç kësaj, përdorimi i inteligjencës artificiale në filma është i lejuar, siç ishte rasti me ‘Emilia Perez’ dhe ‘The Brutalist’.

Rregulli i ri ka sqaruar se përdorimi i teknologjisë nuk skualifikon një film: “Akademia dhe secila degë do të gjykojë arritjen, duke marrë parasysh shkallën në të cilën një qenie njerëzore ishte në qendër të autorësisë krijuese në zgjedhjen e filmit për të shpërblyer”.

Continue Reading

Të kërkuara