Kulturë

Aktorja Margot Robbie, largohet përkohësisht nga përdorimi i rrjeteve sociale

Published

on

“Për momentin po largohem nga mediat sociale”, shkroi Margot Robbie në Instagramin e saj.

Margot Robbie ka treguar se do të ndërpresë një kohë praninë e saj në rrjetet sociale. Ylli i Suicide Squad, njoftoi se ajo po merr ‘një pushim’ nga platformat e saj sociale në një postim në Instagram.

Duke postuar një foto të saj, Robbie shkroi, “Po largohem nga mediat sociale për momentin – shikoni @luckychapentertainment nëse jeni të interesuar për atë që ne jemi duke bërë përndryshe ciao tani për tani! “

Aktorja nuk dha një arsye pas vendimit të saj për t’u larguar nga llogaritë e saj në internet, megjithëse tani është vënë re se Robbie shpesh kalon javë ose muaj pa përditësuar mediat e saj sociale.

Robbie postoi për herë të fundit në llogarinë e saj në Twitter – në shtator ku ajo promovoi një organizatë bamirëse ‘Australiane Youngcare’.

Edhe pse Robbie mund të mos jetë aktive këto ditë, kjo nuk do të thotë që ajo nuk është e aftë në ‘artin e mediave sociale’.

Vitin e kaluar, Robbie zbuloi se ajo kishte krijuar një llogari të rremë në Twitter si pjesë kërkimi për rolin e saj në Bombshell të vitit 2019. Ajo shpjegoi se llogarinë e kishte bërë të shikonte se si funksionojnë “vajzat e reja konservatore”.

“Unë nuk e kuptova atë për të filluar me të,” tha Robbie për karakterin e saj imagjinar Kayla, e cila u rrit evangjeliste dhe politikisht konservatore në Floridën qendrore. “Procesi im është të bëj një ton hulumtimi, të shqyrtoj çdo opsion të vetëm, të njoh çdo situatë, skenar, mendim dhe motivim të vetëm brenda dhe jashtë” tha Robbie.

Margot është gjithashtu shumë private për jetën e saj personale.

Në dhjetor 2016, ajo u lidh me producentin Thomas Ackerley pa shpallur kurrë publikisht fejesën e tyre. Robbie iu përgjigj thashethemeve të dasmës vetëm disa ditë pas ceremonisë duke treguar unazën e saj në formë dardhe në Instagram.

“Nuk është ndonjë person që unë e kam parë dhe kam menduar, “Unë dua të jem si ajo” tha ajo. “Por mua më pëlqejnë zgjedhjet që ka bërë Cate Blanchett. Ajo nuk është dikushi që është gjithmonë në ballina. Jeta e saj personale mbetet personale dhe kjo është diçka për të cilën unë përpiqem”./UBTNews

(Drini Ismajli, student në Shkenca Politike në UBT)

Lajmet

“Neighbours / From Motherland” hap edicionin e pestë të International Dance Festival of Tirana

Published

on

Edicioni i pestë i International Dance Festival of Tirana (IDFT) do të hapet këtë tetor me shfaqjen “Neighbours / From Motherland”, me koreografi të Brigel Gjokës dhe Rauf “RubberLegz” Yasit.

Shfaqja do të prezantohet më 3 dhe 4 tetor në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, ndërsa më 7 tetor do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

“From Motherland” trajton tema si identiteti, trashëgimia, përkatësia dhe kujtesa e përcjellë ndër breza, duke sjellë në fokus lidhjet mes individit, vendit dhe kujtesës kolektive.

Vepra vjen si bashkëprodhim mes Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor të Shqipërisë dhe Baletit Kombëtar të Kosovës.

Shfaqja përfaqëson një kapitull të ri të projektit “Neighbours”, duke sjellë një tjetër bashkëpunim artistik mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe duke bashkuar në skenë performues nga të dyja vendet./A.K/

Continue Reading

Kulturë

Zbulohet thesari i Romës Antike, hapen për publikun freskat dhe mozaikët unikë

Published

on

By

Autoritetet italiane kanë hapur për herë të parë për publikun një prej komplekseve më të mëdha të freskave dhe mozaikëve të periudhës së Romës Antike, të zbuluara në një galeri nëntokësore të ish-Termave të Trajanit në Romë.

Freskat dhe mozaikët, të cilët datojnë në shekullin I të erës sonë, u zbuluan gjatë gërmimeve arkeologjike në vitet 1990 në kodrën Opio, pranë Koloseut. Tashmë, pas një procesi të gjatë restaurimi, veprat “Qyteti i pikturuar” dhe “Mozaiku i madh” janë prezantuar për publikun.

Vizitat fillimisht do të zhvillohen në grupe prej maksimumi 15 personash, ndërsa ekspertët do të monitorojnë ndikimin e lagështirës dhe faktorëve të tjerë klimatikë në këto vepra të ndjeshme. Në varësi të rezultateve, qasja mund të zgjerohet edhe për më shumë vizitorë.

Kryetari i Romës, Roberto Gualtieri, ka vlerësuar veçantinë e freskës “Qyteti i pikturuar”, e cila paraqet nga një këndvështrim i lartë një qytet-port të fortifikuar. Sipas tij, bëhet fjalë për freskën më të madhe të këtij lloji të zbuluar në Romën e lashtë.

“Është vërtet unik në botë, si për nga bukuria artistike, ashtu edhe për nga rëndësia historike dhe dokumentare”, ka deklaruar Gualtieri.

Në freskë paraqiten ndërtesa, një teatër, tempull, sheshe publike dhe kulla, duke ofruar një pamje të jashtëzakonshme të një qyteti të madh të asaj kohe. Megjithatë, arkeologët ende nuk kanë arritur të përcaktojnë se cilit qytet i referohet vepra.

Edhe “Mozaiku i madh” paraqet një pasuri të rrallë artistike. Ai përmban elemente të ndërlikuara arkitekturore, kolona dhe figura të vendosura në katër nivele. Gjatë restaurimit janë zbuluar edhe detaje të një tjetër paraqitjeje të një qyteti-port në pjesët e poshtme të mozaikut.

Termat e Trajanit shtriheshin në rreth gjashtë hektarë dhe në kohën e tyre konsideroheshin kompleksi më i madh i banjove publike në botë. Përveç hapësirave për larje dhe aktivitete sportive, kompleksi kishte edhe ambiente të dedikuara për kulturën.

Në mesin e tyre ndodhet edhe një strukturë e madhe gjysmërrethore, e cilësuar si “bibliotekë”, e cila besohet se ishte pjesë e kompleksit termal dhe u ofronte vizitorëve mundësinë të kombinonin aktivitetet fizike me jetën kulturore.

Zbulimet e reja u japin arkeologëve dhe publikut një mundësi të rrallë për të parë nga afër një pjesë të jetës dhe artit të Romës Antike, të ruajtur për afro dy mijë vjet.

D.L

Continue Reading

Kulturë

Kalaja e Prizrenit rihapet pjesërisht, por problemet mbeten

Published

on

By

Kalaja e Prizrenit është rihapur sërish pjesërisht për vizitorët, në episodin e tretë të mbylljeve dhe rihapjeve brenda katër muajve të fundit.

Ministria e Kulturës ka njoftuar se nga 7 shtatori 2026, Kalaja është e hapur për vizitorë nga ora 12:00, por disa pjesë të saj do të mbeten të mbyllura për shkak të punimeve që po vazhdojnë.

“Punimet në Kala do të vazhdojnë, për këtë arsye disa pjesë të hapësirës do të jenë të mbyllura për vizitorët”, thuhet në njoftimin e Ministrisë, e cila ka kërkuar nga vizitorët të respektojnë shenjat orientuese dhe kufizimet e vendosura.

Rihapja e pjesshme vjen pas një periudhe në të cilën Kalaja fillimisht ishte mbyllur pjesërisht, më pas plotësisht, ndërsa tani është sërish e qasshme vetëm në disa zona. Se kur do të hapet tërësisht, ende nuk dihet.

Ndërhyrje emergjente, por jo zgjidhje përfundimtare

Në fund të gushtit, Kalaja u mbyll tërësisht për vizitorët, ndërsa ndërhyrjet emergjente nisën pas një tenderi të dhënë në fund të korrikut.

Thirrja për punime, me titull “Masat emergjente në Kalanë e Prizrenit dhe Kalanë e Novobërdës”, kap vlerën prej 110 mijë e 820 eurosh. Për Kalanë e Prizrenit janë paraparë mbi 80 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër është dedikuar ndërhyrjeve në Kalanë e Novobërdës.

Punimet në Prizren përfshijnë pastrimin e terrenit, vendosjen e rrethojave mbrojtëse, kamerave të sigurisë dhe sistemit të monitorimit, zërimin, rregullimin e shtigjeve për vizitorë, tabelave informuese, ulëseve në amfiteatër dhe zhvendosjen e tualeteve jashtë hapësirës së mureve rrethuese.

Megjithatë, problemet e Kalasë janë shumë më të thella sesa ndërhyrjet aktuale emergjente.

Një raport i përgatitur nga ekspertë të Institutit Arkeologjik të Kosovës, Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës dhe Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka evidentuar dëmtime serioze në strukturat e monumentit.

Në raport rekomandohet sigurimi i segmenteve të dobësuara të mureve, pastrimi dhe plotësimi i fugave me llaç origjinal, kufizimi i qasjes së vizitorëve në zonat e rrezikshme, si dhe hartimi urgjent i një programi të plotë për konservim dhe restaurim.

Rreziku nga degradimi i mureve

Sipas raportit të hartuar nga Veron Tara, Caner Tatar, Elvis Shala, Sara Sylejmani, Jusuf Xhibo dhe Besar Grazhda, në muret e larta rrethuese është konstatuar humbje e madhe e qëndrueshmërisë së llaçit lidhës me bazë gëlqereje.

Problemi lidhet me ndikimet atmosferike dhe depërtimin e ujit në brendësi të mureve. Si pasojë, janë krijuar zbrazëtira, ka humbje të materialit në mbushjet e brendshme dhe në disa pjesë janë evidentuar edhe rënie gurësh.

Raporti konstaton se në disa segmente tashmë ka pasur shembje të pjesshme dhe se procesi i degradimit është ende në zhvillim.

Kalaja e Prizrenit, një prej monumenteve dhe pikave turistike më të vizituara në Kosovë, është përballur kështu me mbyllje të njëpasnjëshme dhe ndërhyrje emergjente. Ndërsa vizitorët tash mund të rikthehen në disa pjesë të saj, mbetet e paqartë se kur do të bëhet një ndërhyrje e plotë që do t’i trajtonte problemet e trashëgimisë dhe mirëmbajtjes në mënyrë afatgjatë.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Muzetë e Gjirokastrës tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë

Published

on

Trashëgimia e pasur e traditës dhe folklorit, e ekspozuar në ambientet e Muzeut Etnografik të Gjirokastrës, po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj.

Ciceronët thonë se interesi për muzetë e qytetit është në rritje, ndërsa në itineraret turistike, përveç Muzeut Etnografik, përfshihen edhe Muzeu i Armëve, Muzeu i Luftës së Ftohtë dhe Muzeu “Kadare”.

Këto muze janë kthyer në pjesë të rëndësishme të vizitave turistike, duke u ofruar vizitorëve mundësinë të njihen më nga afër me historinë, traditën dhe mënyrën e jetesës së zonës ndër vite.

Në total, katër muzetë kanë pritur rreth 62 mijë vizitorë nga janari deri në fillim të vjeshtës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara