Mariah Carey ka publikuar emrin e albumit të ri, “Here For it All”.
“Jam e lumtur që më në fund publikova emrin e albumit të ri. Jam munduar ta fsheh për shumë gjatë! Jemi gati dhe mezi po pres që ta dëgjoj”, shkroi ajo.
Ditë më parë ka ndezur entuziazmin e fansave me paralajmërimin se më 21 korrik, zbulon detajet e albumit të saj, që do të jetë i 16-ti në karrierë.
56-vjeçarja ka publikuar një video në rrjet, ku kujtonte albumet e saj që nga debutimi më 1990 e deri te albumi “Caution” i vitit 2018.
Videoja mbyllej me “MC16, Njoftimi nesër”, në InstaStory shtoi mbishkrimin që tregonte “19:06:42”, referencë misterioze që ka ngjallur spekulime, shkroi FemaleFirst. Një ditë më parë, kishte ndarë një fragment nga “Sugar Sweet”, duke e shoqëruar me video ku shihej duke përgatitur ëmbëlsirë në kuzhinë.
Përveç albumit të ri, Carey po shënon edhe suksese të reja me muzikën e saj të mëparshme. Hiti i saj i vitit 1995, “Fantasy”, ka kaluar mbi 500 milionë dëgjime në Spotify. Kënga, e cila qëndroi tetë javë në vendin e parë në SHBA, ishte edhe e para nga një artiste femër që debutoi direkt në krye të toplistës “Billboard Hot 100”, një arritje që më parë e kishte realizuar vetëm ylli, Michael Jackson, me këngën “You Are Not Alone”.
“Shumë njerëz nuk mendonin që duhet ta bëja atë këngë. Pyesnin: ‘Pse do punosh me O.D.B.?’ Sepse nuk e kuptonin që ishte zgjedhja ime. Sidoqoftë, ajo përfundoi duke qenë një nga këngët e mia më të mëdha, më të dashura”, ka thënë Carey në muajin qershor, e habitur nga ndikimi i vazhdueshëm i këngës.
Deri më tani, katër këngë të Mariah Carey kanë kaluar shifrën e 500 milionë dëgjimeve në Spotify:
All I Want For Christmas Is You (1994) – mbi 2 miliardë dëgjime,
We Belong Together (2005) – mbi 777 milionë,
Obsessed (2009) – afro 600 milionë dhe tani, Fantasy (1995).