

Kuriozitete
Ky truk i Google Maps u’a bën jetën më të lehtë
Published
9 months agoon
By
UBT NewsGoogle Maps shpesh mund të na ndihmojë nëpër rrugë të njohura dhe të panjohura çdo ditë – kjo është arsyeja pse është gjithmonë e dobishme kur zbulojmë një truk të ri. Një përdoruese e TikTok zbuloi një veçori interesante që e bën Google Maps edhe më të dobishëm, pasi përdoruesit mund të marrin mijëra informacione menjëherë.
Ky “hakim” do t’ju zbulojë me një lëvizje të thjeshtë se cilat institucione ndodhen pranë jush, transmeton Telegrafi.
Zakonisht, kur ruani një vendndodhje si një restorant, do të shihni vlerësimin e tij me yje etj. Megjithatë, nëse ruani një vendndodhje si pjesë e një liste, mund të përdorni gjithashtu një emoji si ikonë.
Në shembullin e dhënë nga kjo tiktokere, është një restorant me ushqim deti, dhe kur e ruani në listën e quajtur “fruta deti”, mund të përdorni ikonën e peshkut.
Në atë rast, do të shfaqet në hartë me ikonën e peshkut, si gjithë të tjerët nga lista. Natyrisht, e gjithë kjo kërkon pak kohë, por jua bën jetën shumë më të lehtë, sidomos kur e gjeni veten në një vend që nuk e njihni shumë mirë dhe dëshironi të vizitoni sa më shumë vende.
Kuriozitete
Këto janë 10 punët më stresuese në botë
Published
3 hours agoon
August 21, 2025By
UBT News
Stresi është fatkeqësisht një realitet për shumë punonjës. Sipas “CareerCast”, disa punonjës përballojnë stresin është virtualisht i gjithëpranishëm, i shkaktuar nga: udhëtimet, afatet, puna në sytë e publikut, konkurrenca, nevojat fizike, kushtet mjedisore dhe rreziqet e hasura.
Sajti i kërkimit të punës ka identifikuar ato që besohet se janë 10 punët më stresuese.
Çdo punë është stresuese për arsye të ndryshme. Ushtarët dhe zjarrfikësit janë në krye të listës, për shkak të rrezikimit të jetës së tyre ose të të tjerëve.
Ndërkohë që stresi i gazetarëve dhe specialistëve të marrëdhënieve me publikun mund të vijë nga afatet dhe rrethanat jomirëpritëse.
Ja lista e 10 punëve më stresuese:
1. Ushtari
2.Zjarrfikësi
3.Piloti i avionit
4.Oficeri i policisë
5.Koordinator eventi
6.Specialist i marrëdhënieve me publikun
7.Drejtuesi i korporatës
8.Transmetuesit televiziv
9.Gazetari
10.Shoferi i taksive
Kuriozitete
Pyetjet për trurin që mbeten ende mister
Published
1 day agoon
August 20, 2025By
UBT News
Ndërsa shkenca përparon ngadalë në të gjitha fushat, disa prej zonave të trurit mbeten ende të errëta për sa u përket njohurive që kemi për to.
Truri ynë është mjeshtër i iluzionit. Duke përdorur sisteme të ndryshme që funksionojnë si një i vetëm ne arrijmë të kuptojmë gjërat dhe të menaxhojmë gjithçka duke e bërë të duket si një eksperiencë e vetme.
Nga vjen personaliteti?
Në vend që të thoni se keni një tru, është më e saktë nëse thoni që ju jeni truri. Ajo gjëja e qullët që keni në kokë me gjasa është vendi nga ka prejardhjen personaliteti juaj. Ekziston ende debati, çfarë pjese e personalitetit vendoset nga gjenet dhe fiziologjia, dhe sa vendoset nga mjedisi? Ideja është se personaliteti juaj duhet të jetojë në trurin tuaj.
Përse flemë dhe ëndërrojmë?
Gjumi është i rëndësishëm. Pavarësisht rreziqeve të kalimit të një pjese të madhe të ditës dhe jetës në gjendje jo të ndërgjegjshme, gjitarët dhe shpendët flenë. Është një gjë jetësore, por ne ende nuk e kemi idenë përse ndodh.
Nuk ka arsye të vërtetë përse gjumi supozohet të na japë energji. Ne e marrim energjinë nga ushqimi dhe djegim shumë energji kur flemë.
A kemi vullnet të lirë?
Aktiviteti i trurit ka treguar se ai në disa raste vepron me ndërgjegje dhe pastaj arrin të veprojë me vetëdije. Të tjerë mendojnë se vullneti i lirë është një iluzion dhe se truri na bën të besojmë se veprimet tona janë vullnetare.
Kuriozitete
Postimi misterioz i Trumpit trazon rrjetin – një gabim, kod apo mesazh i fshehtë?
Published
2 days agoon
August 19, 2025By
UBT News
Postimi i çuditshëm me një fjalë i presidentit të SHBA-së, Donald Trump në rrjetet sociale ka ngatërruar shumë njerëz, me përdoruesit që spekulojnë kuptimin e tij.
Në llogarinë e tij zyrtare në Truth Social, Trump shkroi “Bela”.
Do të thotë e bukur në italisht nëse shkruhet me dy L, por ajo që donte të thoshte Trump mbetet e paqartë.
Dhe postimi vjen pasi ai ndau përditësime rreth takimit të tij me Putinin, duke deklaruar se “do të ketë progres të madh me Rusinë”.
Disa përdorues besonin se fjala mund t’i referohej ligjit të Amendamentit të Ligjeve të Arsimit Bazë (BELA) në Afrikën e Jugut, i cili është një ligj i diskutueshëm për arsimin. Ndërkohë, disa menduan se fjala “Bela” simbolizon shpresën dhe ripërtëritjen.
Disa thjesht thanë se mund të jetë një gabim shtypi dhe ai duhet të jetë duke shkruar për Bjellorusinë pasi përdoruesit e lidhën “Bela” me Bjellorusinë, ndoshta duke iu referuar ndërveprimeve të mëparshme të Trumpit me presidentin Bjellorus Alexander Lukashenko.
Ndërsa disa të tjerë menduan se ishte fjalë e koduar, ndoshta e lidhur me takimin e tij me Putinin.
Termi madje u bë trend në platformat e rrjeteve sociale si X, me përdoruesit që ndajnë meme dhe shaka rreth postimit misterioz.
Deri më tani, Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë asnjë sqarim mbi kuptimin e postimit të Trumpit, duke e lënë internetin të vazhdojë të spekulojë.
Kuriozitete
Tetë emrat e vërtetë e të të famshmëve që do t’ju befasojnë
Published
2 days agoon
August 19, 2025By
UBT News
Të famshmit shpeshherë krijojnë emra artistikë që i shoqërojnë gjatë gjithë karrierës. Për ta, ndryshimi i emrit mund të jetë një veprim i fuqishëm edhe në mbrojtjen e privatësisë.
Në këtë artikull do të lexoni tetë yje emrat e të cilëve janë ndryshuar pas daljes në skenë.
Marilyn Monroe
Emri i vërtetë i Marilyn Monroe është Norma Jeane Mortenson. Më vonë ajo mori mbiemrin e nënës, Baker. Në vitin 1946, 20-vjearja filloi ta përdorte emrin skenik Marilyn Monroe, i zgjedhur nga drejtori ekzekutiv i “20th Century Fox” Ben Lyon, i cili besonte se Marilyn Monroe tingëllonte më bukur për një yll. Ajo e ndërroi emrin ligjërisht në Marilyn Monroe më 1956, një dekadë pasi nisi karrierën e filmave.
John Legend
Emri i vërtetë i këngëtarit është John Roger Stephens. Emri i tij i skenës iu dha nga poeti J. Ivy, i cili tha se Stephens tingëllonte si i vjetër, si emër legjendash. Më pas “Legend” qarkulloi nëpër studio dhe në fund u mor nga John. Ai e ka përdorur këtë emër që nga viti 2000.
Nicolas Cage
Si nip i regjisorit legjendar Francis Ford Coppola, Nicolas Cage e ndryshoi mbiemrin qysh në fillim të karrierës për t’iu shmangur asaj që puna e tij të dukej se kishte lidhje me nepotizmin. Cage ka thënë se ky emër e ka ndihmuar të fokusohet në merita më shumë se në lidhjet familjare.
Bruno Mars
Emri i tij i lindjes është Peter Gene Hernandez, por ylli i muzikës pop e zgjodhi “Bruno” sipas një nofke që kishte si fëmijë. Më pas i shtoi mbiemrin Mars, për të cilin tha se ishte unik dhe neutral.
Natalie Portman
Aktorja Natalie Portman quhej Neta-Lee Hershlag. Kur nisi aktrimin ajo e mori mbiemrin Portman, sipas gjyshes së saj, për ta mbajtur jetën personale të ndarë nga ajo publike.
Whoopi Goldberg
Caryn Elaine Johnson e mori emrin skenik “Whoopi Goldberg” si reflektim ndaj personazhit komik. Ajo e shtoi “Goldberg” për t’i dhënë emër më skenik.
Lady Gaga
Emri i saj i vërtetë është Stefani Joanne Angelina Germanotta Emri skenik i Lady Gagës u inspirua nga kënga e Queen “Radio Ga Ga”. Sipas producentit Rob Fusari, emri erdhi nga një gabim që ndodhi në një mesazh ku në vend të “Radio Ga Ga” u dërgu si “Lady Gaga”.
Michael Keaton
Ai quhej Michael John Douglas. Atij iu deshtë ta ndërronte emrin pasi kur iu bashkua grupit të aktorëve, veçse ishte një Michael Douglas në industri. Ai zgjodhi “Keaton” rastësisht.

Vizita e parë ndërkombëtare e Papës do të jetë në Liban

Vrau viktimën për hakmarrje, caktohet seanca për zyrtarin policor

Mbi 144 mijë aplikime për subvencionimin e teksteve shkollore në e-Kosova

5 të vdekur mes shirave të rrëmbyeshëm në Kinë

Vdes gjyqtari amerikan Frank Caprio

UBT dhe AMIK nisin trajnime falas për fuqizimin e vajzave në ndërmarrësi këtë tetor

Hakerët që zbuluan hakerin e Koresë së Veriut shpjegojnë motivet e tyre

Arifi: Me shumë gjasë vendi po shkon drejt zgjedhjeve

UBT, lider në arsimimin për transportin modern dhe të qëndrueshëm
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit