Shëndet

Ky lloj i ri i qumështit mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit, sipas shkencës

Published

on

Nëse keni qenë sado pak kurioz për qumështin me bazë bimore, apo nëse thjesht jeni një adhurues i patates, atëherë duhet ta lexoni këtë artikull.

Kjo perime e dashur nga shumica po konsiderohet një nga zbulimet e fundit si ushqim që mund të shndërrohet në qumësht, dhe përfitimet shëndetësore të qumështit të patates mund t’ju bëjnë përshtypje.

Sipas një artikulli të postuar në uebfaqen “Plant Based News”, qumështi i patates është një trend i ardhshëm në kategorinë e qumështit me bazë bimore. Jo vetëm që thuhet se ka shije natyrale të butë (dhe cilësi disi kremoze nga niseshteja natyrore e patates), por procesi për ta bërë atë thuhet se është shumë më miqësor ndaj mjedisit, sesa shumë produkte apo lloje tjera të qumështit me bazë bimore.

Kjo ndodh sepse qumështi i patates thuhet se kërkon përgjysmë më pak kohë për t’u përgatitur, krahasuar me qumështin e tërshërës dhe vetëm dy për qind të ujit që nevojitet për ta bërë qumështin e bajameve (afërsisht shtatë litra për qumështin e patates, kundrejt 371 litrave për qumështin e bajames). Gjithashtu thuhet se procesi i përgatitjes së këtij qumështi prodhon shumë më pak dioksid karboni, krahasuar me qumështin e kafshëve.

Mund t’ju befasojë të mësoni disa nga përfitimet unike shëndetësore të patates që mund të transferohen në qumështin e saj. Këtu mund të përfshihen edhe antioksidantët. Thuhet se patatet me ngjyrë, si lëkura e purpurt, japin sasinë më të madhe të antioksidantëve që mund të neutralizojnë radikalet e lira që mund të shkaktojnë kancer. Patatet gjithashtu përmbajnë magnez, kalium, fibra, madje edhe vitaminë C.

Megjithëse qumështi i patates ende nuk është hedhur në masë të madhe në treg, bëhet e ditur se marka skandinave e qumështit të patates, “Dug”, ka filluar t’i shes tri lloje të këtij produkti në Britani të Madhe dhe në Suedi.

Bëhet e ditur se 100 mililitra qumësht patateje i përmbajnë 1.5 gram yndyrë, 4.4 gram karbohidrate (me dy gram sheqer) dhe 15% të dozës së rekomanduar ditore të kalciumit.

Shëndet

Dhimbja e shpatullave, nga shkaqet deri tek trajtimi

Published

on

Dhimbja e shpatullave ndodh në bashkimin e krahut me folenë e shpatullës dhe mund të jetë rezultat i lëvizshmërisë së madhe të nyjës, e cila e bën shpatullën më pak të qëndrueshme.

Stabiliteti mbështetet në katër muskuj të rëndësishëm – supraspinatus, infraspinatus, subscapularis dhe teres minor – të cilët mund të jenë gjithashtu burim dhimbjeje.

Dhimbja e shpatullave është e zakonshme dhe mund të vijë nga:

Dëmtime të mëparshme (tendinitis, sup i ngrirë)

Artrit ose inflamacion

Probleme të qafës ose dhimbje të referuara nga organet e brendshme (zemra, mushkëritë, mëlçia, fshikëza e tëmthit)

Sëmundje sistemike si polymyalgia rheumatica

Simptoma që kërkojnë vlerësim urgjent përfshijnë dhimbje konstante natë e ditë, humbje peshe të shpejtë, ose shfaqje të etheve dhe kufizim të lëvizjeve, që mund të tregojnë infeksion ose malignitet.

Trajtimi i dhimbjes së shpatullave varet nga shkaku, por disa metoda të zakonshme për lehtësim përfshijnë:

Ilaçe anti-inflamatore: NSAID si aspirina, ibuprofeni ose naprokseni, për të reduktuar dhimbjen dhe inflamacionin.

Kompresë e ftohtë: Ndihmon në uljen e ënjtjes dhe mpirjen e dhimbjes. Aplikohet deri 20 minuta, deri pesë herë në ditë, duke e mbështjellë me peshqir.

Masazh dhe kompresim: Mbështillja e shpatullës me fashë elastike ndihmon në uljen e dhimbjes, ndërsa një masazh i lehtë lehtëson tensionin.

Trajtimi kërkon identifikimin e shkakut e ndërhyrje mjekësore ose terapi fizike për forcimin e muskujve dhe rikthimin e lëvizshmërisë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ja simptomat që mund të tregojnë një sulm në zemër

Published

on

Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjes tek burrat dhe gratë në mbarë botën. Në SHBA, ato përbëjnë rreth 40% të vdekjeve, duke tejkaluar të gjitha sëmundjet e tjera kancerogjene të kombinuara.

Disa persona janë më të rrezikuar, si ata mbi 65 vjeç, personat me kolesterol të lartë, tension të lartë, diabetikët, duhanpirësit, obezët dhe ata me predispozicion familjar.

Kujdesi ndaj simptomave mund të shpëtojë jetë.

1. Ankth i papritur – Një ndjesi e fuqishme frike ose ankthi mund të jetë tregues i një ataku në zemër.

2. Dhimbje në gjoks – Shpesh ndodh në qendër të gjoksit ose pak majtas, mund të përhapet në krahun e majtë, shpatulla, qafë, nofullë ose bark. Tek disa gra, ndjenja mund të ngjajë me djegie në stomak.

3. Kolla dhe vështirësi në frymëmarrje – Grumbullimi i lëngjeve në mushkëri shkakton kollë të vazhdueshme, me gëlbazë të përgjakur.

4. Marrje mendsh ose humbje të ndjenjave – Shkaktohet nga aritmitë e zemrës.

5. Lodhje e pazakontë – Sidomos tek gratë, mund të paraqitet para një sulmi kardiak.

6. Nauzea ose mungesë oreksi – Shpesh shfaqet gjatë një ataku, sidomos në kombinim me fryrjen e barkut nga insuficenca kardiake.

7. Dhimbje në pjesë të tjera të trupit – Përhapet në shpatulla, krahë, bërryla, mbrapa qafe, nofulla ose bark. Meshkujt shpesh ndiejnë dhimbje në krahun e majtë, ndërsa gratë mund të kenë dhimbje në të dy krahët ose mes shpatullave.

8. Puls i shpejtë ose i parregullt – Mund të tregojë atak kardiak, insuficiencë kardiake ose aritmi. Nëse nuk trajtohet, mund të çojë në goditje në tru ose vdekje të papritur.

9. Mungesë frymëmarrje – Shfaqet gjatë aktivitetit ose pushimit dhe mund të jetë tregues i insuficencës kardiake.

10. Fryrje ose enjtje – Grumbullimi i lëngjeve mund të shkaktojë enjtje në këmbë, kavilje ose bark.

11. Djersitje e ftohtë – Djersitje e papritur, pa aktivitet fizik, mund të tregojë sulm në zemër.

12. Dobësi e pazakontë – Ndjenja e pafuqisë gjatë ditëve që paraprijnë një sulm, shpesh e bën të vështirë kryerjen e detyrave më të thjeshta.

Nëse ndjeni një ose më shumë nga këto simptoma dhe keni faktorë rreziku, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj ose shërbimin e urgjencës.

Njohja e hershme e shenjave mund të shpëtojë jetë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si të përgatisni çajin e kamomilit për të përfituar maksimalisht nga vetitë e tij?

Published

on

Në sezonin e virozave, kujdesi për ushqyerjen është po aq i rëndësishëm sa dhe trajtimi me ilaçe.

Çaji i kamomilit është një nga më të rekomanduarit për qetësimin e dhimbjeve të barkut, stomakut apo kokës dhe ndihmon në lehtësimin e simptomave të virozave.

Megjithëse përgatitja e tij duket e thjeshtë, ekzistojnë disa sekretë që garantojnë shfrytëzimin e plotë të vetive kurative të bimës.

1. Zierja

Gabimi më i zakonshëm është zierja e kamomilit me ujin. Fillimisht, zieni ujin veç e veç në çajnik ose enë të pastër. Mos shtoni kamomilin kur uji është akoma mbi zjarr.

2. Temperatura e ujit

Kur uji të ketë arritur valën, hiqeni nga zjarri e hidhni kamomilin e thatë ose të njomë. Përziejeni dhe lini të qëndrojë 3–4 minuta para se ta kulloni. Mos e lini më gjatë, sepse çaji mund të bëhet shumë i fortë dhe të krijojë efekte të padëshiruara.

3. Sasia

Për një filxhan çaji:

1 lugë me kamomil të thatë

ose 2 lugë çaji me kamomil të njomë

Duke ndjekur këto hapa, do të përfitoni nga të gjitha vetitë shëruese të kamomilit, duke ndihmuar trupin të luftojë virozat dhe të rikuperohet më shpejt. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Lajthitë, aleat i zemrës dhe energjisë së përditshme

Published

on

Lajthitë janë një burim i shkëlqyer energjie, të pasura me acide yndyrore të pangopura, vitaminë E dhe vitamina B, si dhe minerale të dobishme.

Konsumimi i tyre ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, forcimin e kockave, uljen e kolesterolit të keq dhe përmirësimin e shëndetit të muskujve dhe nervave.

Vitamina E mbron lëkurën nga plakja e parakohshme dhe rrezet UV, ndërsa flavonoidet dhe fitosterolët ndihmojnë funksionin vaskular.

Vitamina B6 dhe B9 janë të domosdoshme për sistemin nervor dhe sintezën e hormoneve, ndërsa B2 dhe B3 mbështesin qelizat e kuqe të gjakut dhe sistemin digjestiv.

Lajthitë mund të konsumohen të papërpunuara, të pjekura, në kos, drithëra, ëmbëlsira ose çokollata.

Për të ruajtur freskinë, ruajini të mbyllura në frigorifer.

Sasia e rekomanduar: 20–30 gramë në ditë (rreth 20–25 kokrra), idealisht në mëngjes për energji gjatë ditës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara