Lajmet

“Ky është misteri më i madh i vdekjes së Prigozhin! Ndoshta e kuptoi shumë vonë…”

Misteri më i madh për vdekjen e Yevgeny Prigozhin është fakti se si ai mbijetoi kaq gjatë.

Published

on

Edhe para rebelimit të Wagnerit, një nga misteret e mëdha të luftës së Rusisë në Ukrainë ishte toleranca e Putinit.

Vdekja zgjidh të gjitha problemet, dyshohet se ka thënë dikur Joseph Stalin. Dhe kështu, rrëzimi i avionit në rajonin Tver të Rusisë të mërkurën mund të ketë zgjidhur një nga problemet më të vështira me të cilat përballej presidenti rus, Vladimir Putin. Duke parë prapa, misteri më i madh për vdekjen e Yevgeny Prigozhin është fakti se si ai mbijetoi kaq gjatë, vlerëson në komentin e tij gazetari dhe opinionisti britanik i Telegraph, Roland Oliphant.

Qëkur ai marshoi ushtrinë e tij të mercenarëve të pakënaqur drejt Moskës në muajin qershor, gazetarët pranë Kremlinit kanë pyetur veten pse Putini e lejoi Prigozhinin të qëndronte gjallë dhe në liri.

Pra, nëse në rastin e një përplasjeje normale avioni do të ishte e papërshtatshme të spekulohej për shkaqet, pakkush do ta besojë se në këtë rast kishim të bënim vërtet me një aksident.

Edhe para rebelimit të Wagnerit, një nga misteret e mëdha të luftës së Rusisë në Ukrainë ishte toleranca e Putinit ndaj ish-aleatit të tij shumë të zëshëm, shpërthyes dhe haptazi ambicioz.

Një ‘biznesmen’ me një reputacion krimineli dhe banditi, Prigozhin ka qenë prej kohësh xhokeri i Kremlinit – duke trajtuar gjithçka, nga ndërhyrja në zgjedhjet e 2016-ës në SHBA e deri te udhëheqja e një grupi mercenar, një grupi famëkeq që përmbush jozyrtarisht interesat e Kremlinit në luftërat në Ukrainë, Siri dhe Libi.

Që nga momenti kur luftëtarët e tij iu bashkuan luftës në Ukrainë – më shumë se një muaj pas fillimit të pushtimit – Prigozhin filloi ta ngritë imazhin e tij publik si një komandant i lavdishëm lufte.

Ai shpejt filloi ta portretizonte veten si udhëheq dhe përfaqësues i luftëtarëve të zakonshëm, duke sulmuar publikisht komandën e lartë ushtarake dhe duke u ballafaquar me një grup të fuqishëm politik që Putini normalisht e mban për vete – nacionalistët e linjës së ashpër dhe klasën punëtore që formojnë shtyllën kurrizore të makinës së luftës ruse.

Megjithatë, ai kurrë nuk mund të triumfonte në një debat me Sergei Shoigun, ministrin rus të Mbrojtjes, i cili është një veteran i Kremlinit. Ndoshta shumë vonë, ai e kuptoi se kishte nisur një betejë që nuk do të mund ta fitonte.

Rebelimi i 24 qershorit, për të cilin Prigozhin këmbënguli se ishte drejtuar kundër Shoigut dhe udhëheqjes ushtarake, jo Presidentit Putin, mund të jetë nxitur nga mungesa e opsioneve që atij i kishin mbetur.

Përgjigja e Putinit për këtë ishte konfuze – së pari ai e diskreditoi Prigozhinin si tradhtar dhe paralajmëroi se do të ndëshkohej rëndë, më pas u ul me të në Kremlin, e ftoi në një samit me liderët afrikanë në Shën Petersburg dhe me sa duket i dha leje që të vazhdonte punën e tij mercenare jashtë vendit.

Dy ditë më parë, Prigozhin postoi një video mesazh nga Afrika – por ai duhet ta kishte kuptuar që nuk kishte kthim prapa.

Lajmet

Shtyhet seanca ndaj Adnon Jasharit për vrasjen e Diana Kastratit

Published

on

By

Seanca gjyqësore në mungesë ndaj të akuzuarit Adnon Jashari, i cili ngarkohet me vrasjen e ish-bashkëshortes së tij Diana Kastrati, është shtyrë për më 23 dhjetor pas kërkesës së avokatit mbrojtës, Haxhi Millaku.

Mbrojtësi i të akuzuarit ka kërkuar kohë të mjaftueshme për t’u pajisur me shkresat e lëndës dhe për të pasur qasje të plotë në dosje, duke pretenduar se kjo e drejtë i është mohuar nga organet e ndjekjes që nga viti 2011, përkundër deponimit të autorizimit.

Gjatë seancës, avokati Millaku reagoi ashpër ndaj mënyrës se si është zhvilluar procedura deri më tani:

“Autorizimin si mbrojtës i të pandehurit Adnan Jashari e kam dorëzuar në procedurën paraprake dhe këtë në kohën kur i njëjti kërkohej që të kontaktojë me policinë hetimore. Autorizimi im është i deponuar që nga fillimi, në 48-orëshin e parë, që i bie nga viti 2011 organet e ndjekjes kanë pasur adresën e mbrojtësit të tij për të përfaqësuar tani të akuzuarin në mungesë për plotësimin e parakushteve ligjore për një hetim të rregullt, të drejtë e të ligjshëm. Është cenuar edhe e drejta si kategori kushtetuese, si mbrojtës nuk jam trajtuar siç kërkon ligji. Në asnjë veprim procedural që kanë bërë organet e ndjekjes para aktakuzës së ngritur dhe asnjëherë nuk më është dhënë qasje në dokumente dhe dosjen e kësaj çështjeje, edhe pse unë sot pranova aktakuzën nga gjykata. Nuk më janë plotësuar as kërkesat që të pajisem me shkresat e lëndës. Me marrë unë vesh prej mediave kur ka gjykim, gjithçka mund të quhet, por jo drejtësi. Kërkoj që seanca e sotme nga ky moment të ndërpritet, të pajisem me shkresat e lëndës, procesi i sotëm të shtyhet për një kohë të arsyeshme”.

Pas pranimit të kërkesës nga trupi gjykues për kompletimin e dokumentacionit mbrojtës, shqyrtimi kryesor ndaj Jasharit pritet të vazhdojë në muajin dhjetor. /Ekonomia online/

 

Continue Reading

Lajmet

Ndalohet hyrja në treg e 150 mijë lodrave të pasigurta nga Kina

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka ndaluar vendosjen në treg të rreth 150.000 lodrave për fëmijë me origjinë nga Kina.

Gjatë inspektimeve të kryera në pikat doganore është konstatuar se këto produkte nuk i plotësonin kërkesat themelore të përcaktuara me rregulloren në fuqi për sigurinë e lodrave.

Nga IQMT është bërë me dije se lodrat që nuk përmbushin standardet ligjore paraqesin rrezik serioz për shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve.

Ky aksion u realizua në kuadër të një aktiviteti të përbashkët të mbikëqyrjes së tregut në të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s, me synim forcimin e kontrolleve dhe parandalimin e hyrjes së produkteve të pasigurta në treg. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Theret me thikë një person në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar

Published

on

Një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është therur me thikë në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 08:00. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Pas hetimeve, Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I mituri raporton se vëllai tentoi ta sulmonte me thikë dhe sopatë në Graçanicë

Published

on

Një i mitur në Graçanicë ka raportuar në Polici se vëllai i tij, pas një mosmarrëveshjeje në shtëpi, kishte tentuar ta sulmonte me thikë dhe sopatë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 09:00. I dyshuari është larguar nga shtëpia pasi ka kuptuar se Policia ishte njoftuar dhe ende nuk është lokalizuar.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara