Kuriozitete

Ky është ishulli ku gjarpërinjtë po marrin përmasa të frikshme

Bëhet fjalë për ishullin Mount Chappell.

Published

on

Një ishull i vogël në brigjet e Tasmanisë është pushtuar nga gjarpërinjtë tigër të cilët kanë pësuar një mutacion duke u rritur në dyfishin e madhësisë së të ngjashmëve të tyre australianë.

Ishulli Mount Chappell, i njohur gjithashtu si Hummocky që ndodhet në ngushticën Bass, thuhet se është shtëpia e gjarpërinjve tigër më të mëdhenj dhe më helmues të Australisë. Këta të fundit gjuajnë zogj dhe e kanë “zaptuar” ishullin.

Gjarpërinjtë gjigantë janë dy herë më të mëdhenj se të afërmit e tyre në kontinent dhe tasmanianët shpesh tregojnë “histori mitike” rreth takimeve me zvarranikët gjigantë.

Zvarranikët mund t’i gjesh kudo në ishull, por më së shumti qendrojnë në atë që quhet Lugina e Gjarpërinjve. Kjo luginë është e mbushur me një lloj zogu bishtshkurtër që gjuhet, ushqimi i tyre i preferuar.

Gjarpërinjtë tigër kalojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre në strofulla, duke u ushqyer me zogj të vegjël përpara se të bien në letargji me kafshët me gjak të ngrohtë gjatë dimrit për të qëndruar ngrohtë./syri.net

Continue Reading

Kuriozitete

Tacos, ushqimi më i popullarizuar i rrugës në botë! Hot Dog renditet e dyta

Published

on

Kthimi nga pushimet dimërore nuk do të jetë mundësi e lehtë, por një gjë që ndoshta do të mbetet më gjatë me ty sesa kujtimet është shija e asaj gjellës së vërtetë e të shijshme që ke ngrënë.

Nëse është ndonjë ceviche që ke provuar në Peru, ndonjë paella që shijoje në Spanjë, ose poutine që e shijove në Kanada, kushdo që është kaq aventurier me shije sa me planet e udhëtimit do të kujtojë një ushqim në rrugë që ka qenë pak transformues.

Por, cilat janë më të popullarizuarat?

Remitly, një platformë, ka përdorur numrin e postimeve në TikTok si pikë referimi për të përcaktuar cilat janë ushqimet më të popullarizuara të rrugës dhe tacos kanë dalë në vendin e parë me shifër marramendëse prej 1.8 milionësh.

Në vendin e dytë, megjithëse me më pak se gjysma e këtij numri marramendës, janë pani puri, ato lëvozhgat krokante të mbushura me patate pikante e qepë të grira që origjinën e kanë nga India, një ndër një shije që ka pasur 734,200 postime në rrjetet sociale.

Në vendin e tretë është hot dog-u amerikan, i cili ka 653,700 postime lidhur me të, shkruan TimeOut.

Këtu janë 20 ushqimet më të popullarizuara të rrugës, në botë:

Tacos, Meksikë
Pani Puri, Indi
Hot Dog, Shtetet e Bashkuara
Waffles, Belgjikë
Croissant, Francë
Tamales, Guatemalë
Empanadas, Spanjë
Phở, Vietnam
Ceviche, Peru
Crêpes, Francë
Macarons, Francë
Churros, Spanjë
Shawarma, Bahrein
Frites (Patate të skuqura), Francë
Nasi Goreng, Indonezi
Poutine, Kanada
Paella, Spanjë
Fou Fou, Guine
Croquetas, Spanjë
Elote, Meksikë

Ushqimi i rrugës është më shumë se një mundësi për të ngopur urinë e shkaktuar nga udhëtimi dhe një nga mënyrat më të mira për të parë një vend në mënyrën më autentike. /UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Fakte interesante mbi traditat e disa shteteve për Vitin e Ri

Published

on

Sipas Kalendarit Gregorian, dita e fundit e vitit është data 31 dhjetor. Samoa dhe disa pjesë të Kiribatit janë ndër vendet e para që festojën ardhjen e Vitit të Ri, ndërsa ishujt Baker në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër të fundit.

Shumë kultura e festojnë në mënyra të ngjashme, ku përmendim, darkën e Vitit të Ri dhe gatimet tradicionale, arritjet që secili duhet të përmbushë gjatë Vitit të Ri dhe shijimi i spektaklit të fishekzjarreve.

Të dhënat e regjistruara për Vitin e Ri, datojnë në vitin 2000 para Lindjes së Krishtit në Mesopotami dhe kjo festë zhvillohej në periudhën e ekuinoksit pranveror, në mesin e muajit mars. Sipas kalendarit të vjetër romak, 1 marsi ishte dita e parë e vitit e kishte vetëm 10 muaj.

Më 1582, Kalendari Gregorian u ndryshua dhe 1 janari u bë dita e parë e vitit, duke i shtuar edhe 2 muaj të tjerë, janarin dhe shkurtin.

Që prej atij viti, pjesa më e madhe e shteteve në botë përdorin këtë kalendar. Çdo vit mbi 1 milion njerëz mblidhen para sheshit “Time Square” në Nju Jork për të festuar natën e ndërrimit të viteve dhe për të parë spektaklin që zhvillohet aty.

Për gjermanët, spektaklin e “Time Square” e zëvendëson, “Brandenburg Gate”, ku mblidhen një numër i madh njerëzish për të festuar dhe për të parë fishekzjarret. Dollia e parë që ngrenë gjermanët gjatë ndërrimit të viteve është me verë të gazuar gjermane e njohur si Sekt.

Festimet në Londër përqendrohen në orën e famshme Big Ben, festimet më të mëdha ndodhin në Australi, në Sidnej ku 1.5 -2 milionë njerëz mblidhen në “Sydney Harbour”. Ndër shpenzimet më të larta të kësaj nate janë në Dubai, ku shifrat e shpenzuara vetëm për fishekzjaret e hedhura në Burj Khalifa arrijnë nivele të larta.

Në mesnatën e 31 dhjetorit, në tempujt budistë të Japonisë bien këmbanat 108 herë, si simbolikë për të kujtuar 108 mëkatet e njerëzve e larguar 108 dëshirat që të dërgojnë drejt këtyre mëkateve. Një prej atraksioneve më të mëdha është edhe këmbana Night në Tokio.

Meksikanët e festojën ardhjen e Vitit të Ri duke ngrënë 12 kokrra rrushi dhe duke shprehur 12 dëshira për secilin muaj, në Kolumbi, Kubë dhe Porto Riko, një traditë të vjetër vazhdon të praktikohet edhe në ditët e sotme. Atje njerëzit krijojnë një kukull të veshur me kujtime nga e kaluara dhe në mesnatë kjo kukull digjet duke i dhënë fund kujtimeve të këqija.

Në Antarktidë mbahet një festival i njohur me emrin “Icestock” në natën e ndërrimit të viteve. /UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Kaq kushton panetonia më e shtrenjtë me ar dhe diamante

Published

on

Në Krishtlindje nuk kursehet asnjë shpenzim, por ka edhe nga ata që janë të gatshëm të paguajnë shuma të mëdha për të sjellë në tryezë një ëmbëlsirë aspak të zakonshme. Bëhet fjalë për panetonen e veshur me ar të prodhuar nga pastiçeri në Borgo di Carmagnola (Torino).

E dini ju se sa kushton? Epo, 900 euro për kg. Ajo është panetonia më e shtrenjta në Itali. Ëmbëlsira është e mbuluar me fletë ari 24 karatësh dhe është vendosur në një bazë që mund të përfshijë diamante, ari të bardhë ose kristale Swarovski.

Natyrisht këto janë ëmbëlsira të prodhuara vetëm sipas kërkesës. Në të kaluarën, Hartvig ishte bërë i famshëm për ëmbëlsirat luksoze dhe madje ka bërë bujë duke prodhuar edhe panetone me vlerë 700 mijë euro.

Ishte për një manjat indian, i cili kishte shtuar një byzylyk dhe një diademë diamanti në panetone, por kemi një lajm të mirë edhe për ata që duan të kursejnë. Ka edhe panetone të mbuluar me fletë argjendi vetëm 300 euro për kg. /UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

10 fakte interesante që nuk i keni ditur për Krishtlindjet

Published

on

Krishtlindja festohet nga rreth 2 miliardë njerëz përreth botës dhe simbolizon paqe, mirësi dhe dashuri. Kjo festë konsiderohet një prej datave më të rëndësishme të vitit.

Meqënse Krishtlindja është nesër, UBT News ju tregon disa kuriozitete rreth kësaj feste të cilat ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë.

1. Alabama ishte shteti i parë amerikan që legalizoi festimin e Krishtlindjes. Shteti i fundit që e bëri festë ligjore ishte Oklahoma më 1907. Po ashtu, në SHBA Krishtlindja është festa më e festuar e vitit. 9 nga 10 persona e festojnë atë pavarësisht nëse janë apo jo besimtar.

2. Vakti i festës së Krishtlindjes nuk shërbehet në Hungari derisa një yll i ndezur të shihet në qiell.

3. Shembulli i parë i dokumentuar i kallamave të karameleve për të festuar Krishtlindjet në Amerikë ndodhi më 1847. August Imgard, një emigrant gjermano-suedez nga Wooster i Ohios i përdori ato për të dekoruar pemën e Krishtlindjes.

4. Gjermanët ishin të parët që bënë pemët artificiale të Krishtlindjeve, që do zëvendësonin pemët origjinale për herë të parë në vitin 1991.

5. Të gjitha dhuratat gjatë 12 ditëve të Krishtlindjes barazohen me 364 dhurata.

6. Tre ngjyrat tradicionale të Krishtlindjeve janë jeshilja, e kuqja dhe ngjyra e artë. Jeshilja simbol i jetës dhe rilindjes, e kuqja simbolizon gjakun e Krishtit, ngjyra e artë përfaqëson pasurinë dhe besnikërinë.

7. Dekorimet e para për pemën e Krishtlindjeve janë përdorur mollët pasi kishin ngjyrën e kuqe, për të krijuar  ‘Pema e Parajsës’.

8. Në Armeni, darka e Krishtlindjeve festohet me peshk, lakër dhe spinaq.

9. Dritat elektrike me ngjyra të Krishtlindjeve për herë të parë u përdorën në vitin 1854.

10. Parlamenti anglez kaloi ligjin për t’i bërë Krishtlindjet ilegale në 1647. Në krye ishte lideri puritan Oliver Cromuell. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara