Lajmet

Kuvendi voton pro emërimit të shtatë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Published

on

Me 63 vota për dhe 9 vota kundër, deputetët kanë votuar pro emërimit të shtatë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Agjencisë së Akreditimit/ Opozita e ka kundërshtuar ratifikimin e shtatë anëtarëve të KShC-së.

E për këtë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se të gjitha vendimet janë bazuar në rekomandimet e Komisionit, derisa tha se është e rëndësishme funksionalizimi i Këshillit. Ajo ka thënë se anëtarët e Këshillit të kaluar kanë dhënë dorëheqje në shkurt.

“Vendimi është marr bazuar në rekomandimet e Komisionit, pesë anëtarë të Këshillit të kaluar kanë dhënë dorëheqje dhe këshilli është jo funksional. Dua të garantojë që Agjencia e Akreditimit të jetë institucion i pavarur. Nga UP-ja janë dy anëtarë të Këshillit Shtetërorë të Cilësisë. Në asnjë moment nuk kërkova që të mos flasim për KShC-në, sepse çdo ankesë apo argument qe ju e keni mund ta adresoni, por jo të jepen deklarata të paqëndrueshme”, deklaroi ajo.

Opozita tha se në emër të urgjencës janë duke pozicionuar njerëz të afërm politik e familjarë.

LDK-ja ka dalë kundër këtij këshilli duke e quajtur “puro politik”. Deputetja e kësaj partie, Vlora Dumoshi tha se aprovimi i këshillit Shtetëror të Cilësisë nuk garanton depolitizimin.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha tha se akomodimi i nipave nga dajtë e tyre nuk i bënë nder askujt.

“PDK-ja ka ngritur këto çështje: në bazë të emërimit që ministrja bën për komisionin që duhet t’i shqyrtojë dosjet, ne kemi vërejtje sepse personat që as nuk kanë përfunduan studimet duhet të vendosin për profesorët. Studenti vendosë për profesorin mos të themi që ai student është edhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje. Thuhet që Komisioni përgatit listën e ngushtë të kandidatëve, komisioni ka rekomanduar 9 anëtarë në listën e ngushtë prej të cilëve ministrja është dashur t’i zgjedhë katër anëtarë, ajo ka zgjedhur tre dhe ka marrë një person nga lista e gjerë e aplikantëve. Kur kësaj ia shtoj që edhe deputeti (Ardian) Muja është udhëheqës atëherë kuptohet se si do të ndikojë trysnia politike në të ardhmen. Çështja tjetër shqetësuese është akomodimi i anëtarëve të familjes. Akomodimi i nipave nuk besoj që u bën nder institucioneve të Kosovës”, ka thënë ajo.

Edhe deputeti tjetër i PDK-së Memli Krasniqi tha se me arsyetimin e urgjencës Qeveria po i mbush institucionet me njerëz të afërt partiak e familjarë.

“Nën arsyetimin e emergjencës, tendenca e Qeverisë është që ta mbush këtë institucion me njerëz të afërt, familjarë të udhëheqësve të Qeverisë. Kjo nuk është asgjë tjetër përveç se nepotizëm”, deklaroi ai

Bashkëpartiaku i Krasniqit, deputeti Uran Ismaili tha se është gabim të fshihet krimi përmes librezave partiake.

“Debat i rëndësishëm duke fshehur nepotizmin, me u fsheh krimi me u fsheh nipi e daja nëpërmjet librezave partiake është i gabueshëm”, deklaroi ai.

Bordi i KShC që nga muaji shkurt u bë jofunksional, pasi që 5 anëtarë të saj dhanë dorëheqje, përfshirë këtu edhe tre anëtarët ndërkombëtarë.

Vendi

Serwer: Vuçiqi po pret mundësinë për ta marrë veriun e Kosovës

Published

on

By

Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka paralajmëruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po pret një moment të favorshëm gjeopolitik për të avancuar synimet e tij ndaj Kosovës.

Në një intervistë në “A2 CNN”, Serwer ka thënë se është e qartë se Serbia po synon të paktën veriun e Kosovës, duke pritur rrethana më të favorshme ndërkombëtare.

“Është e qartë se Serbia nën Vuçiqin po pret për një mundësi gjeopolitike në të cilën mund të marrë të paktën veriun e Kosovës, sepse nuk ka interes për pjesën tjetër të territorit, pasi do të përballej me një luftë guerile që do të ishte shkatërruese për Serbinë”, u shpreh ai.

Serwer foli edhe për praninë ushtarake amerikane në Kosovë, duke vlerësuar se në të ardhmen mund të ketë reduktim të trupave amerikane. Sipas tij, Kosova duhet të përgatitet për një skenar të tillë dhe të forcojë partneritetet e saj strategjike.

Ai sugjeroi se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, mund të luajë një rol më të madh në garantimin e sigurisë së Kosovës, duke shtuar praninë e saj ushtarake në vend nëse paraqitet nevoja.

“Do të doja të shihja më shumë trupa amerikane në Kosovë dhe të qëndronin aty, por nuk do të habitesha nëse do të kishte ndonjë tërheqje. Kosova duhet të mësohet edhe me këtë mundësi”, ka thënë ai.

Sipas Serwerit, prioritet strategjik për Kosovën duhet të mbetet anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian, pasi integrimi në aleancën veriatlantike do të zgjidhte shumë nga sfidat e sigurisë me të cilat përballet vendi.

Megjithatë, ai theksoi se procesi i anëtarësimit mund të vështirësohet nga mungesa e një qeverie të qëndrueshme, duke shtuar se bota nuk do të presë pafundësisht derisa Kosova të kapërcejë ngërçin politik.

“Kosova duhet të lobojë që të hyjë në NATO sa më shpejt, si një shtet me ushtri të mirëkualifikuar. Por është e vështirë të imagjinohet që NATO të pranojë një anëtar të ri pa një qeveri të qëndrueshme”, përfundoi Serwer.

Continue Reading

Vendi

Filharmonia e Kosovës organizon koncerte edukative për nxënësit e shkollave fillore

Published

on

Filharmonia e Kosovës do të sjellë dy koncerte edukative për nxënësit e shkollave fillore në kuadër të programit “Arti në shkolla”, me qëllim afrimin e fëmijëve me muzikën klasike dhe instrumentet muzikore.

Koncertet do të mbahen në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe do t’i dedikohen publikut të ri.

Më 4 qershor 2026, duke filluar nga ora 13:30, Kuinteti Frymor i Filharmonisë së Kosovës do të interpretojë veprën e njohur “Pjetri dhe Ujku” të Sergei Prokofiev, të aranzhuar nga David Sale. Në këtë koncert do të performojnë Zanë Abazi në flaut, Xhovana Marku në obo, Shkumbin Bajraktari në klarinetë, Meriton Ferizi në fagot dhe Ilir Kodhima në korno.

Një ditë më vonë, më 5 qershor, në të njëjtën orë dhe vend, do të prezantohet koncerti “Dialog”, me vepra të kompozitorëve David Hartzell, James Curnow, Robert Clérisse, Leroy Ostransky dhe Thomas Simaku. Në këtë mbrëmje do të interpretojnë Betim Krasniqi në trombon dhe Misbah Kaçamaku në piano.

Përmes këtyre aktiviteteve, Filharmonia e Kosovës synon të nxisë interesimin e fëmijëve për muzikën artistike dhe t’u ofrojë atyre një përvojë të afërt me botën e instrumenteve dhe interpretimit muzikor.

Continue Reading

Vendi

25 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet.

Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 25 aksidente trafiku me persona të lënduar, ndërsa 39 aksidente të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Po ashtu, Policia ka shqiptuar 2,225 tiketa trafiku për shkelje të rregullave në komunikacion.

Në kuadër të aktiviteteve policore, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 17 persona për vepra dhe raste të ndryshme.

Continue Reading

Lajmet

Baleti Kombëtar i Kosovës hap Festivalin e Baletit Klasik dhe Modern në Shkup me “Carmina Burana”

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës do të jetë pjesë e Festivalit të Baletit Klasik dhe Modern në Shkup, ku është ftuar të hapë edicionin e sivjetmë me shfaqjen “Carmina Burana”, me koreografi të Toni Candeloros.

Shfaqja do të mbahet më 6 qershor 2026, në ora 20:00, në Teatrin Kombëtar në Shkup, duke shënuar një tjetër prezantim ndërkombëtar të trupës së baletit kosovar.

Nga Baleti Kombëtar i Kosovës kanë bërë të ditur se pjesëmarrja në këtë festival përbën një nder të veçantë dhe një mundësi të rëndësishme për të kontribuar në shkëmbimin kulturor dhe artistik në rajon. Sipas tyre, ky aktivitet shërben gjithashtu për të frymëzuar gjeneratat e reja të baletit dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet artistëve.

Në njoftim thuhet se programi i festivalit i kushton vëmendje të veçantë edhe promovimit të artistëve të rinj, duke u ofruar atyre mundësinë të ndajnë përvojat skenike me publikun dhe profesionistët e fushës.

Pjesëmarrja e Baletit Kombëtar të Kosovës në këtë festival vjen si dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm për promovimin e artit skenik dhe prezantimin e vlerave artistike të vendit në skenat rajonale dhe ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara