Lajmet

Dështon komisioni ku do të raportonin anëtarët e KShC-së

Publikuar

Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, në të cilën ishte paraparë raportimi i anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Kryetari i Komisionit, Ardian Gola tha se në mungesë të kuorumit mbledhje formale nuk mund të mbajnë.

“Fatkeqësisht nuk kemi kourum dhe fatkeqësisht jo të gjithë deputetët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Ligjërisht me mungesë të korurumit mbledhje formale nuk mund të mbajmë”, tha ai.

Raportimi i anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë u vendos që të mbahet në fillim të sesionit vjeshtor.

Në këtë mbledhje, pikë e rendit të ditës ka qenë edhe diskutimi lidhur procesin e mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit për botimin e teksteve shkollore, mjeteve mësimore lektyrës shkollore dhe të dokumentacionit pedagogjik.

Kulturë, Lifestyle

Televizioni belg ndërpret transmetimin e Eurovisionit

Publikuar

nga

Televizioni i Belgjikës, VRT ndërpreu transmetimin e kompeticionit të këngës, Eurovision, të enjten mbrëma, për të dhënë një mesazh përmes së cilit dënon luftën e Izraelit në Gaza dhe shtypjen e lirisë së shtypit.

“Ne dënojmë shkeljet e të drejtave të njeriut nga shteti izraelit. Përveç kësaj, Izraeli po shkatërron lirinë e shtypit”, thuhet në mesazhin e transmetuar. “Prandaj, ne po bëjmë një pushim të përkohshëm nga transmetimi ynë. Tani, armëpushim”.

Thirrjet ndaj Eurovisionit për t’ia ndaluar pjesëmarrjen Izraelit, i cili tashmë ka rezervuar biletën për finalen e madhe të konkursit, janë rritur në mes të luftës në Gaza.

Eurovision i rezistoi thirrjeve për të larguar Izraelin, por i kërkoi vendit të modifikojë tekstin e këngës së tij origjinale, “October Rain”, e cila dukej se i referohej sulmit të 7 tetorit të Hamasit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Izraeli rezervon vendin në finale të Eurovisionit

Publikuar

nga

Izraeli është kualifikuar në finalen e madhe të Eurovisionit të kësaj fundjave, duke sfiduar mijëra protestues që marshonin në vendin nikoqir të Eurovisionit, Suedi, për luftën në Gaza.

Këngëtarja Eden Golan performoi këngën e saj “Hurricane” në gjysmëfinalen e dytë të së enjtes para 9 mijë shikuesve në Malmo Arena dhe rezervoi vendin e saj në finale falë votave të shikuesve./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Gjermania dënon protestat e dhunshme ndaj UNRWA-s

Publikuar

nga

Ministria e Jashtme gjermane ka dënuar protestat e dhunshme ndaj agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë në Jerusalemin Lindor.

“Izraeli duhet të ofrojë mbrojtje ndaj objekteve të OKB-së dhe personelit. OKB-ja duhet t’i shërbejë mandatit të rëndësishëm në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor”, shkroi Ministria në platformën “X”.

UNRWA mbylli të enjten selinë e saj në Jerusalemin Lindor pasi izraelitët i vunë zjarrin zonave në skaj të kompleksit të saj.

Philippe Lazzarini, kreu i UNRWA, tha se ky ishte incidenti i dytë i dhunshëm në më pak se një javë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Konvertimi i patentë shoferëve, Italia përgëzon Qeverinë e Kosovës

Publikuar

nga

Patentë shoferët e strukturave jo legale serbe nga sot mund të konvertohen në patentë shoferë të Republikës së Kosovës dhe kjo procedurë do të zgjasë deri më 9 gusht të këtij viti.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Brendshme, të gjithë qytetarët që posedojnë patentë shoferi të lëshuar nga strukturat jo legale serbe mund të aplikojnë për patentë shoferi zyrtar të Republikës së Kosovës përmes aplikimit në formular elektronik.

Për këtë ka reaguar edhe Ambasada e Italisë në Prishtinë, duke përgëzuar Qeverinë e Kosovës.

“Ambasada e Italisë në Prishtinë përgëzon Qeverinë e Kosovës për përpjekjet e saj në lehtësimin e procedurave për të gjithë qytetarët për marrjen e patentë shoferëve. Ne mbështesim iniciativat që nxisin integrim më të madh dhe nxisin vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë të larmishme dhe gjithëpërfshirëse”, thuhet në reagimin e Ambasadës italiane në platformën “X”.

Procedura për pajisje me patentë shoferi të Republikës së Kosovës zgjatë pesëmbëdhjetë ditë. Patentë shoferi i lëshuar nga strukturat serbe i kthehet aplikuesit si dokument i pavlefshëm dhe i njëjti pajiset me patentë shoferin e Republikës së Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara