Lajmet

​Kuvendi vazhdon seancën plenare

Published

on

Deputetët e Kuvendit të Kosovës vazhdojnë sot seancën plenare, në të cilën do të shqyrtohen pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Para seancës, në orën 11:00, do të mbahet mbledhja e kryesisë, në të cilën do të caktohet seanca e radhës. Në seancën e sotme e cila nis në orën 12:00, janë paraparë të shqyrtohen 20 pika të rendit të ditës.

Rendi i ditës

8. Shqyrtimi i propozimit të gjashtë (6) deputetëve nga GP të PDK-së, për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

9. Zgjedhja e tre (3) drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut,

10. Emërimi i anëtarit në Këshillin Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, nga radhët e studentëve,

11. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-317 për aderim në “Konventën për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja në çështje civile apo tregtare”,

12. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-318 për aderim në “Konventën për marrjen e provave jashtë vendit në çështje civile apo tregtare”,

13. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-319 për aderim në “Konventën për zgjedhjen e marrëveshjeve gjyqësore”,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-312 për ndalimin e përdorimit të pijeve energjike për personat e moshës nën tetëmbëdhjetë (18) vjeç,

15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-315 për banim social dhe të përballueshëm,

16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-320 për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor,

17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-322 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,

18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-316 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-036 për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit,

19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-321 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,

20. Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Kodit nr.06/L-006 të Drejtësisë për të Mitur,

21. Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.08/L-034,

22. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,

23. Shqyrtimi i Propozimit të shtatë (7) deputetëve nga radhët e komuniteteve tjera që nuk janë shumicë, për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bahrim Shabani,

24. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2023,

25. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2023,

26. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2023,

27. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, për periudhën kohore, prej 4 korrik 2024 deri në përfundim të mandatit të tij.

Lajmet

“Uta në Sharr”, filmi i animuar shfaqet në Prishtinë dhe Prizren

Published

on

Filmi i shkurtër i animuar “Uta në Sharr”, i bazuar në librin me të njëjtin titull, do të shfaqet më 22 shtator në Kino ARMATA në Prishtinë dhe më 23 shtator në Dokukino në Prizren.

Shfaqjet do të mbahen në orën 17:30, 18:00 dhe 18:30, ndërsa hyrja është falas. Për shkak të kërkesës së madhe, pjesëmarrësit duhet të rezervojnë biletat paraprakisht.

Filmi, i cili zgjat 10 minuta, sjell në ekran bukuritë natyrore të Kosovës dhe e përdor natyrën si hapësirë për bashkim dhe mirëkuptim mes komuniteteve.

Në qendër të tregimit janë Uta dhe Deltari, të cilët udhëtojnë nëpër malet e Sharrit, duke i ftuar fëmijët të zbulojnë këtë botë së bashku, pavarësisht komunitetit nga i cili vijnë.

Animacioni është realizuar nga Anibar Studios, ndërsa skenari dhe tregimi janë të Tuba Safçiut. Kënga “Uta në Sharr” është kompozuar, shkruar, interpretuar dhe prodhuar nga Arbër Salihu (La Fazani), me vokal nga Lisa Zuka.

Projekti është pjesë e nismës “Uta në Sharr – Edukim Gjithëpërfshirës dhe Ndërgjegjësim Mjedisor përmes Tregimit të Historive, Animacionit dhe Mësimit në Natyrë”, e financuar nga Sida përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinë dhe e zbatuar në partneritet me Save the Children Kosova/o.

Nisma po zbatohet në 12 komuna të Kosovës dhe synon të promovojë edukimin gjithëpërfshirës, ndërgjegjësimin mjedisor dhe tregimin e historive për fëmijët dhe të rinjtë nga komunitete të ndryshme./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ish-diplomati Bosch: Ne e detyruam Thaçin t’ia vendoste lakun vetes

Published

on

By

Diplomati Robert Bosh, i cili ishte ambasador i Holandës në Kosovë në kohën e formimit të Gjykatës Speciale, është treguar shumë i ashpër me vendimin e kësaj gjykate ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai në një intervistë për Radio Dukagjinin ka akuzuar Dhomat e Specializuara se po kërkojnë vetëm kënaqjen e serbëve, duke marrë gjithashtu përgjegjësinë që i takon në krijimin e kësaj gjykate.

Boschi ka thënë se institucionet e Kosovës u detyruan ta krijojnë këtë gjykatë, duke besuar në një drejtësi që nuk erdhi.

Intervista e plotë:

Zotëri ambasador, cili është reagimi juaj ndaj vendimit të Gjykatës Speciale kundër katër ish krerëve të UÇK-së?

Bosch: Nuk mund të them më shumë se jam tërësisht i shokuar, nuk e kam pritur këtë, pas të gjithë dëshmitarëve si Wesley Clark, James Rubin, Christopher Hill, gjithë këtyre njerëzve me profil të lartë që ishin aty, që thanë se nuk kishte strukturë në UÇK, prandaj Thaçi nuk mund të mbahet përgjegjës për atë që mund të bëjë dikush në terren. Nëse kjo injorohet tërësisht, nënkupton se diçka nuk është në rregull me gjyqtarët e prokurorët. Mendoj se është ekstremisht ofenduese. Nëse ju si një gjyqtar apo prokuror budalla, e them këtë me respekt, del kundër mendimit të këtyre njerëzve të nivelit të lartë, të cilët s’ke mundësi as t’i fusësh në kalendar, si guxoni ta bëni këtë. Jam shumë i merzitur sepse ata ose janë tërësisht budallenjë, ose janë të këqinj, dhe këtë e bëjnë me dashje për t’i kënaqur serbët. Kjo nuk është normale, është abnormale.

Jam gjithashtu i inatosur me përgjigjen e Bashkimit Evropian. Ata sigurisht nuk mund ta dënojnë këtë vendim, por të thonë se janë shumë të kënaqur me qasjen e drejtë dhe të balancuar të kësaj gjykate, totalisht e panevojshme të thuhet, pasi nuk ishte ashtu. Ishte e pabalancuar, dhe e padrejtë. Nuk e di çfarë të bëj. Sigurisht do të ketë apel, por kjo nënkupton se këta njerëz të gjorë do të duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në burg edhe më gjatë. Veçanërisht për Thaçin, por edhe për të tjerët, këta njerëz që nuk kanë bërë asgjë të gabuar, ata po tentonin ta çlironin vendin e tyre.

Nëse disa nga njerëzit e tyre kanë bërë diçka gabim, ata nuk janë përgjegjës për këtë. Unë isha vet i përfshirë në këtë çështje si ndërmjetësues mes Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Mbrojtjes, dhe gjatë sesioneve informuese gjithmonë është thënë se UÇK janë “me çizme në tokë“, por komunikimi është i vështirë pasi nuk ka strukturë. Nëse kjo po thuhet nga të gjithë, nga të gjithë që ishin të përfshirë dhe nga të gjithë që kanë marrë mundimin për ta hulumtuar çështjen, e dijnë se kjo është e vërtetë. Si mundeni ju si gjykatës dhe prokurorë ta neglizhoni tërësisht këtë? Kjo është e vërteta. Siç e thashë, ka diçka tmerrësisht, tmerrësisht të gabuar me këtë vendim. Ndoshta ata po duan ta destabilizojnë vendin tuaj.

Çfarë prisni nga procesi i Apelit?

Bosch: Problemi sigurisht është se do të jenë përsëri njerëzit e njëjtë, andaj nuk pres shumë. Mendoj se pasi presidenti Trump ndërhyn në çdo çështje, duhet të ndërhyjë edhe këtu, sepse kjo ka shkuar shumë larg. Rama e ka provuar këtë më parë, shumë njerëz kanë thënë se kjo Gjykatë duhet të ndalet. E patë siç thuhej në fillim: Kjo është Gjykata e Kosovës. Ata nuk i ndjekin ligjet e Kosovës, nuk kanë njerëz të Kosovës, ka vetëm amerikanë në panelin e gjykatësve dhe prokurorëve, çfarë Kosove ka këtu? Duke shikuar prapa, ishte një vendim i gabuar, për të cilin edhe unë jam përgjegjës.

Unë i thashë Thaçit atëherë: Mos u brengos, do të jesh i lirë shumë shpejt, do të lirohesh në mungesë provash, dhe i shkreti i vendosi vetes lakun në fyt. Tani i thonë e bëre vet, vet e kërkove. Jo nuk e kanë kërkuar, janë detyruar ta bëjnë këtë nga njerëz si unë. Ndihem shumë keq për këtë, por ai ishte urdhri që unë morra nga Haga, dhe pasi isha ambasador, më duhej ta përmbushja. Jozyrtarisht e kam bërë të qartë se nuk pajtohesha. Kjo është një gjë e keqe për vendin, për drejtësinë në përgjithësi, dhe të vetmit që po festojnë me gëzim të madh janë njerëzit në Serbi, ku kriminelët e luftës janë në Qeveri apo në krye të ushtrisë duke qeshur. Ata duhej të ishin në burg më shumë se çdokush tjetër.

Çfarë ndikimi mendoni se vendimi i Dhomave të Specializuara mund të ketë për Kosovën?

Bosch: I shikova lajmet holandeze, dhe ato vetëm përsërisin atë që thotë gjykata dhe bëjnë gjoja se kjo është një gjykatë normale, dhe kjo është negative. Nëse besoni se ish presidenti dhe ish kryeministri Thaçi ishte përgjegjës për 63 vrasje, tortura e gjëra të tjera, kjo është shumë keq. Sigurisht kjo nuk është e vërtetë, por e jep një përshtypje të keqe dhe të padrejtë. Duhet të ketë marrëdhënie me publikun, rritje të imazhit publik, avokim për këtë kauzë. Dhe sigurisht, referojuni të gjithë këtyre njerëzve të nivelit të lartë që janë në mbështetje të tyre dhe kanë folur për pafajësinë e tyre. Është ofenduese pasi gjykata në një mënyrë i quajti gënjeshtarë, nuk u interesoi çfarë patën për të thënë dhe nuk iu besoi. Kjo është shumë e keqe./

Radio Dukagjini 

 

Continue Reading

Lajmet

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, pjesë e transmetimit global “Peace One Day Broadcast”

Published

on

By

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes, më 21 shtator, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, do të jetë pjesë e transmetimit global “Peace One Day Broadcast”, një platformë ndërkombëtare që bashkon liderë, akademikë dhe inovatorë nga e gjithë bota.

Në kuadër të këtij transmetimi global do të diskutohet mbi rolin e arsimit, teknologjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në ndërtimin e një të ardhmeje më paqësore dhe më të qëndrueshme. Si institucion i përkushtuar ndaj dijes, inovacionit dhe fuqizimit të të rinjve, UBT vazhdon të ndërtojë ura bashkëpunimi dhe të kontribuojë në krijimin e një shoqërie ku arsimi dhe inovacioni shërbejnë si mjete për dialog, mirëkuptim dhe paqe.

Transmetimi do të zhvillohet sot, më 21 shtator, duke filluar nga ora 13:00. Pjesëmarrja e Rektorit Hajrizi në “Peace One Day Broadcast” mund të ndiqet drejtpërdrejt përmes platformës zyrtare peaceoneday.org, si dhe përmes rrjeteve sociale të UBT-së.

Continue Reading

Lajmet

Studentja e UBT-së Kosovare Elshani nominohet në garën prestigjioze “Inspireli Awards”

Published

on

By

Studentja e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Kosovare Elshani, ka shënuar një sukses të madh në arenën ndërkombëtare duke u bërë pjesë e garës më të madhe globale për studentët e arkitekturës, Inspireli Awards.

Projekti i saj inovativ ka marrë vëmendjen e jurisë ndërkombëtare për konceptin unik që gërsheton artin, natyrën dhe arsimin brenda një mjedisi të vetëm multifunksional.

I konceptuar si një atelie moderne, objekti përfshin studio krijuese, mini-bibliotekë, zona për instalacione artistike dhe hapësira bashkëpunuese. Synimi kryesor i projektit është krijimi i një platforme frymëzuese ku drita natyrale dhe arkitektura nxisin mendimin kritik, eksplorimin dhe shkëmbimin e ideve.

Në aspektin arkitekturor dhe teknik, ndërtesa shumëkatëshe karakterizohet nga një strukturë mbajtëse me beton të përforcuar, ndërsa pamja e jashtme dallohet për përdorimin e bryleve vertikale prej xhami me ngjyra, të cilat filtrojnë dritën e diellit dhe krijojnë përvoja dinamike vizuale.

Gjithashtu, projekti i përmbahet standardeve të larta të efiçiencës së energjisë, ventilimit natyral dhe qëndrueshmërisë ekologjike përmes gërshetimit të drurit natyral dhe betonit të ekspozuar.

Nomini i Kosovare Elshanit në Inspireli Awards është një tjetër dëshmi e cilësisë akademike dhe përgatitjes profesionale që ofron UBT, duke nxjerrë në pah talentin e arkitektëve të rinj në skenën botërore.

Continue Reading

Të kërkuara