Lajmet

Kuvendi përmbyll sesionin pranveror gjatë kësaj jave

Mazhoranca u shpreh e vendosur për vazhdimin normal të punës së Kuvendit me agjendën legjislative.

Published

on

Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca plenare gjatë kësaj jave. Deputetët para se të shkojnë në pushim veror do të mblidhen të enjten me 27 korrik, ku do të shqyrtojnë pikat e mbetura nga e kaluara, kurse të premten më 28 korrik do të mbajnë seancën e re plenare, ku mes tjerash do të shqyrtohet Projektligji për pensionet dhe disa marrëveshje ndërkombëtare.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të martën, sërish dolën në pah mospajtimet e mëdha ndërmjet pozitës dhe opozitës. Derisa mazhoranca u shpreh e vendosur për vazhdimin normal të punës së Kuvendit me agjendën legjislative, dy partitë opozitare, PDK dhe AAK po kërkojnë zgjedhje të reja, por formën si të shkohet tek kutitë e votimit e shprehën të ndryshme. Në PDK potencuan nevojën për shpërbërjen e Kuvendit, kurse nga AAK-ja thanë se mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti do të procedohet në Kuvend në shtator, pas pushimit të deputetëve.

Duke folur për seancën e rregullt të Kuvendit të së premtes, Ableard Tahiri tha se kërkesë e tyre është që të mbahet debat parlamentar për audio-incizimet që janë dal në media të eksponentëve të partisë në pushtet me siç tha ai kriminelin Milan Radojiçiq. Por sipas tij një kërkesë e tillë nuk u mbështetë dhe iu mbetet deputetëve në seancë që të vendosin me votën e tyre për rendin e ditës.

Ai përsëriti qëndrimin e PDK-së se nuk do të marrin pjesë në votime në Kuvend deri kur të shpërbëhet ky institucion dhe të shkohet në zgjedhje të reja.

“Ne si grup parlamentar kërkuam që të premten kur mbahet seanca e rregullt, si pikë e parë të kemi një diskutim mbi bisedat që kemi dëgjuar nga eksponentë të LVV-së, kryetarja e grupit, së bashku me nënkryetarin e Kuvendit që vjen nga dhe të kemi një diskutim dhe sqarim se deri kur shkon angazhimi i një personi i cili ndiqet nga drejtësia në Kosovë. Po ashtu i njëjti që është në listën e zezë të ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Një kërkesë e tillë është refuzuar nga mazhoranca dhe nuk pati kuorum në vendimmarrje sa i përket mbledhjes së kryesisë. Kjo i bie që kryetari pa konsensus të ftoj seancën e radhës dhe atë rend të ditës duhet të votojë seanca nëse pajtohemi për një gjë të tillë… (Mosmarrja pjesë në votime) Ne e kemi bërë të qartë tashmë se kjo do të zgjatë deri në ditën kur do të ftojmë një seancë për të shpërbërë Kuvendit”, tha ai.

Por një debat të tillë po e sheh të panevojshëm shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka qenë e implikuar në këtë audio-incizim me ish-deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq.

Ajo tha se debati për këtë temë është ezauruar, derisa tha se ka përgatitur dy kallëzime penale ndaj ish-deputetit Simiq por edhe ndaj medias dhe gazetarit që ka publikuar audio-incizimin.

“Kishim një debat të gjerë në Kryesinë e Kuvendit në raport me incizimet e jashtëligjshme të cilat kanë dal dhe janë të edituar. Jam përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të kryesisë ashtu siç i kanë pasur. Në këtë kontekst edhe në krejt diskutimin e deritanishëm unë kam dhënë intervista dhe asnjëherë nuk kam hezituar të përgjigjem në pyetjet e gazetarëve apo opinionistëve. Ne konsiderojmë se seanca e Kuvendit duhet të jetë mbi agjendën legjislative dhe projektligjet. Pyetjet që kanë qenë dhe janë më shumë të natyrës spekulative që synojnë të kenë një manipulim politik besojmë se mund të zhvillohen në studiot televizive. Opozita e ka formën dhe mundësinë që të thërret seancë të veçantë… Kam të përgatitura dy kallëzime penale të cilat do të dorëzohen brenda pak ditëve. Një ndaj ish deputetit Sllavko Simiq dhe tjetra ndaj portalit dhe gazetarit që ka bërë publikimin dhe editimin e atyre materialeve”, tha ajo.

Kritik ndaj mazhorancës u shpreh edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili tha se nuk do t’ia bëjnë kuorumin pushtetit për votimin e ligjeve.

Madje tha se do t’i trajtojnë me kujdes edhe marrëveshjet ndërkombëtare për të shikuar se cilat do t’i votojnë.

Krahas këtyre, Tahiri kërkoi sërish nga dy partitë opozitare, PDK dhe LDK që të përkrahin mocionin e mosbesimin ndaj Qeverisë Kurti, por tha se nuk do ta rrëzojnë atë me vota të deputetëve të Listës Serbe.

“Si grup parlamentar ne nuk do të bëjmë asnjë kuorum dhe nuk do të votojmë për ligje. Logjika e ligjbërjes së këtij kuvendi është e kapjes së institucioneve të pavarura dhe mbi të gjitha ligjeve antikushtetuese dhe janë një mashtrim optik, përfshirë ligjin e pagave dhe ligjin e pagës minimale. Kjo qeveri nuk meriton asnjë mbështetje në aspektin e ligjbërjes. Në aspektin e marrëveshjeve ndërkombëtare, ne kemi votuar të gjitha marrëveshjet. Në një marrëveshje që ne kemi interesim është ajo për skemat sociale, por tash është bërë tre muaj që ajo marrëveshje është votuar nga AAK-ja, kemi shikuar se çka po ndodh me atë, andaj nuk do të votojmë. Do të jetë një marrëveshje që lidhet me disa bursa që lidhet me qeverinë franceze dhe këtë marrëveshje do të votojmë. Kjo qeveri meriton të shkojë në shtëpi. Ne si opozitë duhet të përmblidhemi të shtyjmë mocionin përpara. Ka një dakordim që në sesionin që fillon në shtator duhet të nisim me shkarkimin e kësaj qeverie”, deklaroi Tahiri.

Në anën tjetër, Kusari-Lila foli edhe për Ligjin për pagën minimale dhe kërcënimet e veteranëve se nuk do t’i lejojnë deputetët të hynë në objektin e Kuvendit, pas përjashtimit të tyre nga ky ligj.

Ajo tha se dialogu ndërmjet qeverisë dhe veteranëve është i domosdoshëm për gjetjen e një zgjidhje të dinjitetshme për këtë çështje.

“Është i domosdoshëm dialogu midis qeverisë dhe organizatës së veteranëve të luftës çlirimtare të Kosovës në raport me mundësinë apo kthimin e dispozitës në ri inkuadrim në tregun e punës. Të gjithë ata që janë të aftë dhe kanë mundësi dhe dëshirë që të aplikojnë për punë, duke mos pasur mundësi që të zgjedhin sikur ishte situata e deritanishme. Nuk është një proces që kërkon zgjidhje me kushtëzime të njërës apo tjetrës palë. Por është një proces që do të gjendet një zgjidhje me një dialogim, bashkëpunim dhe mirëkuptim… Se si do të reagojmë, ne do të vijmë në vendet e punës ashtu siç është e paraparë. Ne nuk parashohim dhe as konsiderojmë raportin me veteranët e luftës si raport që duhet të jetë kërcënues mes deputetëve dhe veteranëve. Natyrisht shprehim vullnetin e pafund që kësaj çështje t’ia bëjmë një zgjidhje të mirëfilltë dhe të dinjitetshme për veteranëve. Natyrisht edhe të menaxhueshme për buxhetin e Kosovës”, theksoi Kusari-Lila.

Krahas këtyre, Tahiri nga PDK kërkoi që të respektohet e rregullorja e Kuvendit për thirrjen e seancave plenare, derisa nënvizoi nevojën që seanca e 13 korrikut të kthehet në pikën zero nga Gjykata Kushtetuese, pas kontestimit të tyre se e njëjta është thirrur në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.

Vendi

Tensione te Kuvendi për ndryshimet në ligjin për Specialen

Published

on

By

Situata rreth Kuvendit të Kosovës është tensionuar mbrëmjen e sotme, ku janë parë forca të shumta policore të dislokuara në hyrje-daljet e oborrit të ndërtesës. Ndërhyrja e policisë erdhi pasi protestuesit tentuan të bllokojnë rrugëkalimet për të parandaluar largimin e deputetëve nga objekti.

Kërkesa kryesore e protestuesve është miratimi i plotë në lexim të dytë i ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale, proces ky që aktualisht mbetet në pikëpyetje.

Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, në perimetrin e Kuvendit janë zhvendosur edhe njësite speciale policore për kontrollin e turmave. Ndërtesa vazhdon të mbetet nën monitorim të rreptë sigurie. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Siç bëhet e ditur pas takimit është parë të mblidhet grupi parlamentar i PDK-së.

Ende nuk ka deklarime për media.

Continue Reading

Vendi

United Hospital pasuron ekipin mjekësor me ortopedin dhe traumatologun Dr. Arzen Balidemaj

Published

on

By

United Hospital ka mirëpritur në ekipin e saj mjekësor Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, duke zgjeruar kështu gamën e shërbimeve profesionale për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit muskuloskeletal. Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Dr. Balidemaj sjell në United Hospital përvojën dhe njohuritë e fituara në fushën e ortopedisë, si dhe standarde të trajtimit të bazuara në praktikat evropiane.

Sipas njoftimit të spitalit, ai është i certifikuar nga AGA dhe EndoCert në Gjermani.

United Hospital fuqizon mjekësinë moderne me ekspertë të njohur dhe profesionistë të rinj

United Hospital po vazhdon të ndërtojë një standard të ri në shërbimet shëndetësore në Kosovë, duke zgjeruar vazhdimisht ekipin me mjekë të dëshmuar, kuadro me renome dhe profesionistë të fushave të ndryshme të mjekësisë.

Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Në këtë rrugëtim të zhvillimit dhe inovacionit, United Hospital po e pasuron ekipin e vet edhe me emra të rinj të mjekësisë, të cilët me profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e tyre po sjellin energji të re dhe po kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Një nga këta profesionistë është edhe Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili tashmë i është bashkuar ekipit të United Hospital. Me përvojën e tij dhe kualifikimet profesionale, ai sjell ekspertizë të avancuar në trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të nyjeve, ortopedisë sportive dhe traumatologjisë.

Ky është vizioni i United Hospital: të sjellë ekspertizën te pacienti, të hapë rrugë për risi në mjekësi dhe të ndërtojë një ekip ku profesionalizmi, teknologjia dhe përkushtimi ndaj pacientit bashkohen në një standard të ri të kujdesit shëndetësor.

Fokusi i tij profesional përfshin trajtimin e problemeve të nyjeve, dëmtimeve sportive dhe rasteve traumatologjike, ndërsa ndër shërbimet që do të ofrojë janë:

Endoprotetika e nyjeve të mëdha, përfshirë shpatullën, gjurin dhe kërdhokullën;

Kirurgjia artroskopike dhe minimalisht invazive;

Ortopedia sportive dhe trajtimet për ruajtjen e nyjeve;

Ndërhyrjet kirurgjikale në shpatull, kërdhokull, gju, dorë, bërryl dhe shputë.

Me angazhimin e Dr. Balidemajt, United Hospital synon të vazhdojë zgjerimin e shërbimeve të specializuara dhe t’u ofrojë pacientëve qasje në trajtime bashkëkohore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Për të caktuar një vizitë:
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

United Hospital – kujdes i specializuar për shëndetin e nyjeve dhe sistemit muskuloskeletal./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Kurti dhe Hamza takohen në Kuvend

Published

on

Ka filluar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.

Takimi mes dy liderëve politikë po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Takimi vjen në një kohë kur në Kuvend po zhvillohen diskutime për çështje të rëndësishme politike dhe institucionale./EO/A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara