Lajmet

Kuvendi miratoi projektligjin për KPM-në, Kusari: Ditë e errët për demokracinë dhe lirinë e medias

Published

on

Me 59 vota për, dy abstenime e asnjë kundër, deputetët e Kuvendit e kanë miratuar projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

Për këtë këtë ka reaguar juristja e mediave, Flutura Kusari, e cila ka kritikuar partinë në pushtet Lëvizjen Vetëvendosje. Sipas saj, ky ligj cenon demokracinë, lirinë shprehjes dhe të mediave në vend.

“VV-ja e aprovoi me 61 vota projektligjin anti-europian për Komisionin e Pavarur për Media. Sot është dite erret për demokracinë dhe lirinë e shprehjes dhe te medias ne Kosovë”, ka shkruar Kusari në Facebook.

Ky projektligj është kundërshtuar nga shumica e organizatave ndërkombëtare që merren me lirinë e medias. Po ashtu, Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhjen për mosinkorporimin rekomandimet në tre projektligje vendimtare, atë për Zyrtarët Publikë, Komisionin e Pavarur për Media dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Aktualitet

​Zyra e BE-së: Formimi i shpejtë i Kuvendit thelbësor për Kosovën që të ecë përpara

Published

on

Bashkimi Evropian ka inkurajuar partitë politike në Kosovë ta respektojnë aktgjykimin e Kushtetueses dhe të konstituojnë sa më shpejt legjislativin e nëntë për ta zhbllokuar ngërçin politik.

Zyra e BE-së në Kosovë tha se blloku po i ndjek me kujdes zhvillimet që lidhen me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

Deputetët u mblodhën dje për vazhdimin e seancës konstituive, pasi dy ditë më parë gjykata më e lartë e vendit e publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me këtë çështje, i cili i detyron ata ta bëjnë Kuvendin e ri brenda 30 ditësh, i cili skadon më 18 shtator.

Megjithatë, konstituimi dështoi pasi asnjëra prej dy kandidateve të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa , Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla, nuk arritën t’i marrin më shumë se 57 vota, që është 4 vota më pak se të paktën 61 votat e nevojshme.

Zyra e BE-së theksoi se formimi i shpejtë i Kuvendit dhe i Qeverisë është thelbësor për Kosovën që të ecë përpara me reformat e rëndësishme në të gjitha sektorët, të cilat do të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe standardin e jetesës së qytetarëve të Kosovës.

Ndërkohë, Ambasada e Italisë në Prishtinë, e pa si diçka inkurajuese faktin që Vetëvendosje propozoi një kandidat të ri për kryeparlamentar, pasi në të kaluarën kishte propozuar vetëm Albulena Haxhiun.

Në një përgjigje me shkrim për REL-in, Ambasada italiane tha se propozimi i Donika Gërvallës tregon gatishmëri për të bërë përparim, i cili do të duhet të konfirmohet në ditët në vijim.

“Shpresojmë që të gjithë aktorët politikë të punojnë me përgjegjësi për të siguruar konstituimin e Kuvendit me kohë, në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo.

Pas seancës, Vetëvendosje akuzoi partitë e tjera të mëdha në Kuvend, PDK, LDK dhe AAK, se me këtë dëshmuan se emri i Albulena Haxhiut nuk ishte problemi kryesor, por se ato po synojnë bllokimin e formimit të institucioneve.

PDK përsëriti qëndrimin se ka votë vetëm për një kandidat të Vetëvendosjes, i cili nuk ka qenë pjesë e Qeverisë në mandatin paraprak. LDK-ja tha Vetëvendosje e ka ditur që Haxhiu dhe Gërvalla nuk kanë vota të mjaftueshme.

Ndërkaq, AAK-ja tha se pret që edhe në seancën e radhës Vetëvendosje të propozojë emra për të cilët nuk ka mbështetje.

Nisma Socialdemokrate tha se do të abstenojë dhe nuk do të japë votë për pa u arritur një marrëveshje politike.

Vazhdimi i seancës u caktua për të premten, më 22 gusht,

Continue Reading

Aktualitet

​Më 14 shtator protestohet në Hagë

Published

on

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata e Veteranëve të Luftës e UÇK-së.

Në njoftim thuhet se protesta organizohet nga mërgata shqiptare dhe mbështetet nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së dhe do të mbahet më 14 shtator, me fillim nga ora 14:00.

Qindra qytetarë nga e gjithë Kosova, por edhe nga treva të tjera shqiptare, në protestën e fundit që u mbajt më 7 gusht, u mblodhën në sheshin qendror të Prishtinës për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj, siç u cilësua, padrejtësive që po u bëhen ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit 2020.

Ata ngarkohen për krime lufte, teksa janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Gjykimi ndaj tyre nisi më 3 prill 2023.

Continue Reading

Aktualitet

Arrestohet një person në Suharekë, kapen edhe lëndë narkotike

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar personin me inicialet A.Gj. në Suharekë, nën dyshimet për blerje dhe shitje të narkotikëve.

Në konsultim me prokurorin është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 42 doza qese plastike me substancë narkotike tё llojit marihuanë me peshë 37.98 gramë, njё mulli, njё telefon mobil etj.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Lidhur me rastin me aktvendim nga prokurori personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Aktualitet

​Tentim vjedhje në Lushnjë, prangosen 2 vëllezër

Published

on

Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona në Lushnjë, gjatë tentativës për vjedhje në një kompani ndërtimi.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, mbrëmë, gjatë patrullimit në territor, në lagjen “18 Tetori”, kanë konstatuar dy shtetas që po tentonin të vidhnin karburant dhe pajisje.

Policia ka arrestuar me këtë rast vëllezërit G. C., 54-vjeç dhe J. C., 40-vjeç, banues në Lushnjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Të kërkuara