Lajmet

Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët

Gjatë tri ditëve Kuvendi do të jetë i hapur dhe mirëpret të gjithë bashkatdhetarët .

Published

on

Mësohet se tre ditë rend, duke filluar nga sot, në Kuvendin e Republikës së Kosovës mbahet aktiviteti “Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët”, transmeton albinfo.ch.

Gjatë tri ditëve, nga ora 10:00 – 16:30, Kuvendi do të jetë i hapur dhe mirëpret të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ.

Me këtë rast Forumi për Transparencë Parlamentare, me mbështetjen e NDI-së, organizon takim me temën “Pandemia COVID-19: Procesi i vaksinimit në Kosovë”, që organizohet në kuadër të aktivitetit “Ditët e Kuvendit”.

“Gjatë qëndrimit në Kuvend, vizitorët duhet t’u përmbahen masave anti-Covid, përkatësisht duhet të jenë të pajisur me maska”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Continue Reading

Bota

Kroacia mban zgjedhjet presidenciale më 29 dhjetor

Published

on

Kroacia do të mbajë zgjedhjet e saj presidenciale më 29 dhjetor 2024, ka njoftuar kryeministri Andrej Pllenkoviq gjatë një deklarate të martën. Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve do të dihet vetëm pas një balotazhi, i cili do të zhvillohet dy javë më vonë, përkatësisht më 12 janar 2025. Pllenkoviq ka shtuar se data zyrtare e zgjedhjeve do të konfirmohet nga Qeveria në mbledhjen e së enjtes.

Presidenti aktual i Kroacisë, Zoran Millanoviq, i cili ka drejtuar vendin që nga viti 2020, do të kërkojë një mandat të dytë. Ai është kandidat i partisë opozitare Social-Demokratët dhe aktualisht prin në sondazhe. Megjithatë, sfida kryesore për të do të jetë Dragan Primorac, kandidati i partisë konservatore HDZ, e cila është aktualisht në pushtet. Sondazhet sugjerojnë se asnjëri nga kandidatët nuk do të arrijë të fitojë shumicën në raundin e parë të zgjedhjeve, duke e detyruar këtë garë të përfundojë në një balotazh më 12 janar.

Pavarësisht se pozita e presidentit në Kroaci është kryesisht ceremoniale, ai ka një rol të rëndësishëm në përfaqësimin e vendit në skenën ndërkombëtare dhe në koordinimin e politikës së jashtme së bashku me Qeverinë, si dhe është në krye të forcave të armatosura. Gjatë mandatit të tij, Millanoviq ka adoptuar një qasje më populliste, duke përfshirë kritika të ashpra ndaj politikave të Bashkimit Evropian, veçanërisht në lidhje me qëndrimin e bllokut ndaj luftës së Rusisë kundër Ukrainës, një pozicion që e ka bërë atë të përballet me akuza për qëndrime pro-ruse nga kryeministri kroat.

Kroacia pritet të përjetojë një fushatë të tensionuar, me një balotazh që mund të përcaktojë se kush do të udhëheqë vendin për katër vitet e ardhshme./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet

SHBA-ja e mbyll Ambasadën në Kiev shkaku i rrezikut nga sulmi ajror

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kiev ka pranuar informata për mundësinë e një sulmi të madh ajror të mërkurën, dhe si pasojë do të mbyllet përkohësisht, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit për Çështjet Konsullore.

“Ambasada do të mbyllet dhe punonjësit e Ambasadës janë udhëzuar të strehohen në vend, si masë parandaluese”, tha Departamenti në një komunikatë të publikuar në uebsajtin e Ambasadës amerikane në Kiev.

“Ambasada amerikane i këshillon shtetasit amerikanë të jetë të gatshëm për strehim të menjëhershëm në rast se njoftohet për ndonjë sulm ajror”, tha ajo.

Kjo nuk është hera e parë që Ambasada amerikane në Kiev mbyll dyert nga rreziku i sulmeve ajrore.

Ky njoftim vjen një ditë pasi Ukraina i përdori raketat amerikane me rreze të gjatë, ATACMS, për të kryer sulme në tokën ruse, duke e shfrytëzuar lejen që administrata në largim e presidentit amerikan, Joe Biden, ia tha në ditën e 1.000-të të luftës.

Rusia ka muaj që e paralajmëron Perëndimin se, nëse Uashingtoni e lejon Ukrainën të hedhë raketa amerikane, britanike dhe franceze thellë brenda Rusisë, atëherë Moska do t’i konsiderojë këto vende anëtare të NATO-s si të përfshira drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha në tetor se Moska do të përgjigjet, nëse Ukraina sulmon me armë amerikane thellë brenda Rusisë.

Të martën, Putini e ndryshoi doktrinën bërthamore të Rusisë, duke e rritur rrezikun për sulme bërthamore në një kohë kur tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit kanë arritur pikën më të lartë në 50 vjetët e fundit./REL/

Continue Reading

Lajmet

​Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve

Published

on

By

20 nëntori është shënuar në kalendar si “Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve”. Përcaktimi i kësaj dite ka marrë shkas nga Konventa për të drejtat e fëmijëve, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 20 Nëntor 1989.

Gjithashtu kjo ditë ka për qëllim të jetë ditë aktivitetesh për të promovuar idealet dhe objektivat e Kartës për të Drejtat e Fëmijëve si dhe mirëqenien e fëmijëve të botës.

Data 20 nëntor, përkon me ditën e miratimit të Deklaratës për të Drejtat e Fëmijëve në vitin 1959, si dhe miratimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve në vitin 1989.

Sipas Konventës, e cila është marrëveshja më e ratifikuar në të gjithë botën, për të drejtat e njeriut, përfshin të drejtën e jetës, të drejtën e shëndetit, edukimit dhe për të luajtur. Gjithashtu të drejtat për të pasur një familje, për t’u mbrojtur nga dhuna dhe diskriminimi. Kjo ditë shënohet edhe në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

​Një i mitur theret me thikë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka dërguar në mbajtje një person të mitur në Fushë Kosovë i cili dyshohet se ka therur me thikë një të mitur tjetër.

Sipas policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) për shkak se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar – therur me thikë viktimën mashkull kosovar (i mitur). Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari në konsultim me prokurori është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara