Lajmet

​Kushtetuesja po shqyrton ankesën e Listës Serbe, thotë s’është përmendur “Kuvendi i Prishtinës”

Published

on

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se Lista Serbe në ankesën e saj për çështjen e nënkryetarit të Kuvendit, nuk e ka përdorur termin “Kuvendi i Prishtinës”, siç e kishte cekur në njoftimin publik vetë kjo parti.

Lista Serbe një postim në rrjetet sociale kishte njoftuar të shtunën se ka bërë ankesë në Kushtetuese për procedurën e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit, nga radhët e komunitetit serbë gjatë seancës konstituive.

Rasti ka nxitur reagime të shumta, ndërsa tash zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula ka konfirmuar se gjykata ka pranuar këtë kërkesë me 30 gusht dhe se po merret me ankesën e Listës Serbe.

Kërkesa e parashtruar nga përfaqësuesit e Listës Serbe, më 30 gusht 2025, është duke u proceduar nga Gjykata. Në kërkesën e parashtruar nuk figuron askund termi ‘Kuvendi i Prishtinës”, tha ai.

Kryeparlamentari Dimal Basha në seancën që ka nis zgjedhja e nënkryetarëve nga komuniteti serb, ka ndarë procesin e votimit për nënkryetarët nga radhët e komuniteteve.

Këtë procedurë Lista Serbe e pati quajtur si kundër ligjeve dhe rregullores së Kuvendit. Megjithatë, nëntë deputetët e kësaj partie nuk kanë marrë shumicën e votave në Kuvend për t’u zgjedhur nënkryetar.

Votat nuk i mori as deputeti tjetër serb, Nenad Rashiq, që nuk i takon këtij grupi.

Pavarësisht dështimit për të zgjedhur një nënkryetar serb, Basha e ka shpallur të konstituuar Kuvendin./D.B/KP

Lajmet

Inspektim në 65 auto-parkingje në Prishtinë, evidentohen shkelje tatimore

Published

on

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një aksion inspektimi në 65 auto-parkingje në rajonin e Prishtinës.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga institucionet përkatëse në përputhje me kompetencat ligjore.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të luftimit të shmangies nga tatimi dhe respektimit të obligimeve ligjore nga bizneset./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan për ngacmim seksual

Published

on

Në Lipjan është arrestuar një person pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ngacmuar një grua.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 29 korrik 2026, ndërsa pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për dhunim në Mitrovicën e Veriut

Published

on

Në Mitrovicën e Veriut është arrestuar një person pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një viktimë të mitur.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 28 korrik 2026, ndërsa në konsultim me prokurorin viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

I dyshuari, pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Disa raste të dhunës në familje në Komoran, Prishtinë, Kaçanik, Pejë dhe Gjakovë

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në komuna të ndryshme të vendit, ku janë përfshirë sulme fizike ndaj familjarëve.

Në Komoran, një person është arrestuar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje verbale ka ushtruar dhunë fizike ndaj tre familjarëve të tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë, një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Në Kaçanik, është raportuar se një grua ka pësuar në vazhdimësi dhunë nga bashkëshorti i saj. Pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Pejë, një grua ka raportuar dhunë të vazhdueshme nga djali i saj. I dyshuari është arrestuar, por më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në një shtëpi të sigurt.

Ndërkohë, në Gjakovë, një person është arrestuar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje familjare ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara