Lajmet

​Kushtetuesja në Maqedoninë e Veriut shqyrton sot Ligjin për gjuhët

Published

on

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut pritet të shqyrtojë sot në një seancë atë që nxiti debat tash e sa kohë – Ligjin për gjuhët, i miratuar më 2018.

Reagime politike janë shkaktuar në Shkup pas vendimit për të shqyrtuar këtë ligj, shkruan KosovaPress.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në opozitë ka paralajmëruar se në këtë mënyrë mund të cenohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si dhe Marrëveshja e Ohrit.

BDI e ka quajtur ligjin simbol i Marrëveshjes së Ohrit duke thënë se në të bazohet barazia gjuhësore.

Sipas partisë së drejtuar nga Ali Ahmeti, shfuqizimi i këtij ligji do të nënkuptonte “rrënim të njërës prej shtyllave kyçe të Marrëveshjes së Ohrit”.

Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua më 2001 me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar dhe pas negociatave disa ditore intensive në Shkup.

Dokumenti që njihet si kontratë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, i dha fund një konflikti të armatosur në Maqedoninë e atëhershme.

Ditë më parë, kryeministri Hristijan Mickoski tha për mediat se po diskutojnë me partnerët e koalicionit për Ligjin për përdorimin e gjuhëve por sipas tij askush nuk duhet të ndërhyrë në gjykatë.

Ndërkohë që prej pasdites të së dielës, para Gjykatës Kushtetuese po qëndrojnë aktivistë të BDI-së të cilët kanë thënë se do të jenë aty deri në mbajtjen e seancës.

Me një nismë të emëruar “roja e gjuhës” ata kanë thënë se do të qëndrojnë në mbrojtje të këtij ligji.

Ligji për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni të Veriut i detyron institucionet shtetërore të lejojnë përdorimin zyrtar të gjuhëve që fliten nga të paktën 20 për qind e qytetarëve. Këtu bëhet fjalë edhe për gjuhën shqipe.

Në Maqedoni të Veriut, rreth 30 për qind e popullsisë janë shqiptarë, nga rreth 2 milionë banorë sa numëron shteti.

Debati për këtë temë është rritur pas ardhjes në pushtet të VMRO-DPMNE, parti maqedonase e cila e kishte kundërshtuar këtë ligj.

Kjo parti tani bashkëqeverisë me koalicionin shqiptar VLEN.

Një muaj më parë kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka dërguar letër liderëve të rajonit dhe faktorit ndërkombëtar, duke shprehur “shqetësimin e thellë për zhvillimet e fundit politike dhe kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, të cilat rrezikojnë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit dhe parimet e barazisë e stabilitetin në vend”.

Ligji për gjuhët ka mbetur në Kushtetuese tash e pesë vjet, pas disa iniciativave që u parashtruan nga parti politike, shoqata dhe qytetarë.

Lajmet

33 zjarre në Maqedoni gjatë 24 orëve të fundit, dy ende aktive

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Maqedonisë  janë regjistruar gjithsej 33 zjarre. Sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), prej tyre 29 janë shuar, dy janë nën kontroll, ndërsa dy të tjera vazhdojnë të jenë aktive.

Zjarret aktive po përballohen në fshatin Nikushtak, komuna e Likovës, si dhe në territorin e komunës së Studeniçanit, në fshatrat Varvarë dhe Draçevicë, ku flakët kanë përfshirë pyje të përziera dhe bimësi të ulët.

Në rajonin e Shkupit, zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë disa vatranë komunën e Gjorçe Petrovit, në fshatrat Rashtak e Kamnik rë komunës së Gazi Babës, në Jabollcë, si dhe në fshatin Rashçe.

Flakët janë shuar gjithashtu edhe në komunat Manastir, Dollneni, Resnjë, Krushevë, Strumicë, Strugë, Kavadar, Çeshinovë-Obleshevë, Dellçevë, Koçan, Likovë, Kumanovë, Staro Nagoriçan, Tetovë dhe Gostivar.

Autoritete në Maqedoni apelojnë qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal, duke mos ndezur zjarre në ambientet e hapura, me qëllim që të parandalohen përhapje të reja./D.B/UBTNews/Zhurnal.mk

Continue Reading

Lajmet

Jarinjë: Sekuestrohen mbi 19 mijë euro para të padeklaruara në një automjet me targa serbe

Published

on

By

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë realizuar një aksion kontrolli në pikën kufitare në Jarinjë, ku kanë sekuestruar një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara.

Rasti ka ndodhur, rreth orës 13:00, gjatë një kontrolli të detajuar në një automjet të tipit Mercedes kombi me targa të Serbisë. Sipas njoftimit zyrtar, brenda automjetit janë gjetur mjete financiare të fshehura nën ulësen e pasme. Autoritetet kanë gjetur 9,300 euro si dhe 1,200,000 dinarë RSD, shuma këto të cilat në total kapin vlerën prej rreth 19,500 euro.

Pkk Jarinje / 08.09.2025 – 13:00.  Policia e Kosovës në bashkëpunim me doganën e Kosovës gjatë kontrollit në automjetin kombi Mercedes me targa të Serbisë, kanë gjetur mjete financiare të padeklaruara, të fshehura nën ulësen e prapme: 9,300 (nëntëmijë e treqind) bankënota euro si dhe 1,200,000 (njëmilion e dyqindmijë) dinarë RSD. Të gjitha mjetet monetare të padeklaruara në vlerë prej rreth 19,500 (nëntëmbëdhjetëmijë e pesëqind) Euro janë sekuestruar përkohësisht dhe i janë dorëzuar zyrtarëve Doganor për trajtim dhe procedim të mëtutjeshëm te rastit.” thuhet në njoftim./D.B/UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Klinë: Dy të arrestuar për lojëra të fatit të jashtëligjshme, sekuestrohen katër vetura

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar gjatë një aksioni kundër organizimit të lojërave të fatit të jashtëligjshme. Gjatë operacionit policor, përveç arrestimit të dy personave, janë sekuestruar edhe katër automjete, të cilat dyshohet se janë përdorur nga të implikuarit për zhvillimin e veprimtarisë së jashtëligjshme ose për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Klinë / 08.09.2025 – 21:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se të njëjtit dyshohet se bashkë me disa persona tjerë kanë kryer veprën penale të lartëcekur. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë sekuestruar katër vetura që dyshohet se u takojnë personave që janë të implikuar në rast dhe me të vërejtur policinë kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës./D.B/UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Kosova ballafaqohet sot me Spanjën për Euro U21

Published

on

Përfaqësuesja e Kosovës U21 do të zbresë sot në fushë për ndeshjen e dytë kualifikuese të Kampionatit Evropian 2027.

Dardanët e rinj do të kenë përballë një kundërshtar të madh, Spanjën U21, në një sfidë që nis nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova U21 vjen në këtë takim pas një barazimi në ndeshjen e parë dhe aktualisht ka një pikë në Grupin A, ku renditet në mesin e gjashtë përfaqësueseve. Nga ana tjetër, Spanja ka arritur fitoren në ndeshjen hapëse dhe me tri pikë mban pozitën e dytë në grup.

Përveç Kosovës dhe Spanjës, në Grupin A bëjnë pjesë edhe Finlanda, Rumania, San Marino dhe Qipro, gjë që e bën garën për kualifikim të fortë dhe të pasigurt deri në fund.

Dardanët U21 shpresojnë të marrin mbështetje të madhe nga tifozët në “Fadil Vokrri”, në përpjekje për të befasuar një prej skuadrave më të fuqishme të futbollit evropian të kësaj moshe. Dardanët kanë mbajtur stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali/S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Të kërkuara