Lajmet

Kushtetuesja kundërshton Supremen dhe Apelin për kontestin e Telekomit dhe Z Mobile

Në vendimin e Kushtetueses thuhet po ashtu se objekti i çështjes para Gjykatës ndërlidhet vetëm me procedurën e tretë.

Published

on

Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë aktvendimin e Gjykatës Supreme në lidhje me kontestin e Telekomit dhe Z-Mobile.

Sipas vendimit të publikuar, Kushtetuesja vlerëson se aktvendimi i Supremes dhe i Gjykatës së Apelit ishte në kundërshtim me garancitë procedurale, të përcaktuara me nenin 31 të Kushtetutës.

“Rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me Marrëveshjen për Shërbimet Mbështetëse të Operatorit Virtual të Rrjetit Mobil (Marrëveshja), të lidhur në mes të parashtruesit të kërkesës, përkatësisht Telekomit të Kosovës dhe Kompanisë “Dardafon”, lidhur me ofrimin e shërbimeve të telefonisë mobile. Marrëveshja e lartcekur, kishte rezultuar në një kontest në mes të palëve dhe si pasojë, kompania “Dardafon” kishte iniciuar tri (3) procedura të ndryshme, si në vijim: (i) procedurën para Tribunalit të Arbitrazhit pranë Odës Ekonomike Ndërkombëtare (ICC) lidhur me zgjidhjen e kontestit nga Marrëveshja e lartcekur, e cila kishte rezultuar në nxjerrjen e Vendimit përmes të cilit, ndër tjerash, detyrohej parashtruesi i kërkesës që kompanisë “Dardafon”, t’i paguaj një shumë të caktuar parash për shkak të mos respektimit të Marrëveshjes; (ii) procedurën lidhur me njohjen e Vendimit të Tribunalit të Arbitrazhit të ICC-së, e cila kishte rezultuar në njohjen e këtij Vendimi nga Gjykata Themelore, vendim ky që ishte konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit dhe rrjedhimisht kishte arritur formën e prerë; si dhe (iii) procedura lidhur me përmbarimin e Vendimit të Tribunalit të Arbitrazhit të ICC-së”, thuhet vendim.

Në vendimin e Kushtetueses thuhet po ashtu se objekti i çështjes para Gjykatës ndërlidhet vetëm me procedurën e tretë, përkatësisht procedurën lidhur me përmbarimin e Vendimin e Tribunalit të Arbitrazhit të ICC-së.

“Kontesti në procedurë përmbarimore kishte filluar pasi parashtruesi i kërkesës kishte ushtruar prapësim në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Urdhrit Përmbarimor të nxjerrë nga Përmbaruesi Privat pas kërkesës së kompanisë ‘Dardafon’… Rrjedhimisht dhe bazuar edhe në sqarimet e dhëna në Aktgjykimin e publikuar, Gjykata konstatoi se, Aktvendimi i kontestuar i Gjykatës Supreme dhe Aktvendimi i Gjykatës së Apelit, janë nxjerrë në kundërshtim me garancitë procedurale të përcaktuara me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke e kthyer të njëjtin për rivendosje në Gjykatën e Apelit, marrë parasysh që kjo e fundit, siç është sqaruar në Aktgjykim, ka “juridiksion të plotë” për të adresuar të metat procedurale të cilat kanë rezultat në kontestimin e Aktvendimit të Gjykatës Themelore”, thuhet në vendim. 

Lajmet

Dështojnë bisedimet për buxhetin: Kryeministri i Belgjikës De Wever ofron dorëheqjen

Published

on

By

Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, i ka ofruar dorëheqjen Mbretit Philippe pas dështimit të negociatave për buxhetin brenda koalicionit të tij pesëpartiak.

Nacionalisti konservator flamand, i cili mori detyrën në shkurt të vitit 2025 për të trajtuar borxhin e lartë të vendit, nuk arriti të sigurojë mbështetjen e partnerëve të qeverisë për buxhetin e vitit 2027.

Pallati Mbretëror konfirmoi dorëheqjen, ndërsa Mbreti Philippe e ka shtyrë vendimin për pranimin e saj duke shprehur keqardhje për mungesën e marrëveshjes. Monarku belgjik do të nisë konsultimet me krerët e grupeve parlamentare të martën, përpara se ta presë sërish De Weverin në takimin e së premtes. /BBC/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës për dhunë në familje, gjykata e lë në arrest shtëpiak

Published

on

By

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha, është ndaluar nga policia nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”. Me urdhër të prokurorit kujdestar ai u ndalua për 48 orë, ndërsa Prokuroria paraqiti kërkesë në gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit.

Mirëpo, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë dhe në vend të paraburgimit i ka caktuar Berishës masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji. Këtë masë do ta monitorojë Stacioni Policor në Vushtrri.

Sipas Gjykatës, arresti shtëpiak është i mjaftueshëm për të parandaluar përsëritjen e veprës dhe për të mbrojtur të dëmtuarën. Masa do të zbatohet në një pronë ku e dëmtuara nuk banon, meqë palët nuk jetojnë më bashkë, duke shmangur kështu kontaktin mes tyre./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tahiri paralajmëron debat parlamentar për krizën energjetike në Kosovë

Published

on

By

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Besnik Tahiri, ka ngritur shqetësimin për gjendjen në sektorin e energjisë, duke bërë të ditur se javën e ardhshme do të mbahet një debat parlamentar lidhur me dështimet në këtë sektor.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri theksoi se situata aktuale është mjaft shqetësuese, pasi Kosova po blen energji me çmimin më të lartë në Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që blloku B1 ndodhet jashtë funksionit. Ai nënvizoi se trajtimi i kësaj teme me prioritet është forcim i pozicionit strategjik dhe energjetik të vendit.

Ndërkohë, Kryesia e Kuvendit ka caktuar që seanca e radhës e Kuvendit të mbahet këtë të enjte, në orën 12:00.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu kërkon hetim nga Prokuroria Speciale për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë ka deklaruar se pret që të gjithë dëshmitarët e ftuar të përgjigjen para Komisionit Hetimor të formuar pas vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt.

Haxhiu i bëri thirrje Prokurorisë Speciale që pa vonesa të nisë hetimet penale për veprimet apo mosveprimet e secilit zyrtar të përfshirë në këtë rast. Ajo sqaroi se Komisioni Hetimor shërben si mekanizëm shtesë që do të përpilojë një dokument përfundimtar për t’ia deleguar organit të ndjekjes.

Ndërsa vlerësoi pezullimin e kryeprokurores, prokurores së rastit dhe 11 zyrtarëve policorë, Haxhiu shprehu shqetësimin për mungesën e masave nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komuna e Pejës ndaj zyrtarëve përgjegjës, duke theksuar se ky rast duhet të shërbejë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara