Lajmet

Kushte të mira për afganët në Bondsteel

Published

on

Kushtet brenda kampit Bondsteel janë të mira dhe të përshtatshme për banim, ngase kjo hapësirë është dedikuar për strehimin e mbi 2 mijë banorëve afganë, që pritet të vijnë në Kosovë pas konfliktit në këtë shtet.

Imami kosovar Labinot Maliqi në një intervistë për Ekonomia Online, ka folur për vizitën që ka bërë në këtë kamp. Ai tregoi detajet atë që ka parë aty nga tendat e vendosura për këta banorë, duke vënë në pah kushtet shumë komode dhe rregullimin deri në detaje që nga fjetja e deri  të ushqimi.

“Ushtria Amerikane është duke rregulluar përbrenda kampet apo tendat përbrenda Bondsteel, për ti sitemuar refugjatët afganë që do të vinë e ku do të jenë mbi 2 mijë refugjatë. Unë isha i nderuar që do të jem pjesë e një vizite duke parë punën e madhe që e kanë bërë kundrejt këtyre personave, dhe ajo punë është bërë në mënyrë profesionale. Konsideroj një nga vizitat më historike të mijat dhe mjaftë emocionale sepse nuk kishte mbetur detaj që nuk ishte përfshirë e për të ja bërë më të rehatshme gjendjen dhe fjetjen e jetesën në ato kampe. Pra nuk mungon as sa i përket fjetjes, ushqimit githashtu janë kujdesur edhe për një aspekt të veçantë pasi e dimë se shumica e tyre janë të besimit islam dhe janë të vendosura disa tenda me mundësi të i kryejnë ritualet e tyre fetare, e kujdes i veçantë i është kushtuar edhe ushqimit”, deklaroi ai.

Tutje Maliqi thotë se kjo do ndikojë shumë edhe në imazhin e vendit dhe se tashmë një pjesë e banorëve afganë veçse janë sistemuar.

“Një pjesë e tyre veçse janë sistemuar, pra të qenurit refugjatë është një ndjenjë që e kemi përjetuar edhe ne si popull, por fatkeqësisht shumica prej nesh edhe e kemi harruar dhe jo vetëm ndjenjën e të qenurit refugjatë por edhe plagët që vazhdojmë ti kemi të hapura nga okupatori serb dhe gjithëçka që na është shkaktuar para dy dekadave. Pra populli afganë e sidomos ata refugjatë që tashmë i kemi në vendin tonë qeveria e Kosovës i ka mirëkpritur dhe kjo ndikon ën imazhin e vendit e edhe në aspektin ballkanas dhe ndërkombëtar”, deklaroi Maliqi.

Madje ai shton se nuk duhet harruar që një gjendje të tillë kanë pasur edhe populli ynë dekada më parë dhe se pritja e respekti ndaj tyre është i nevojshëm.

“Populli afganë duhet të trajtohet pa marrë parasysh se nga vimë, të çfarë kulture apo çfarë besimi kanë dhe meritojnë respekt dhe të ndihmohen, e ne e dimë se shumica prej tyre janë larguar për një jetë më të mirë sikurse populli jonë që kanë shumë shpresa dhe shikojnë çdo derë për të arritur qëllimet e tyre”, shtoi ai.

Maliqi është optimist se ambientimi i qytetarëve afganë do jetë shumë i shpejtë.

“Sa i përket ambientimit nuk mendoj që do merr shumë kohë dhe se shumë shpejtë do mësohen, dhe detyra jonë është që t’ia hapim këtë derë dhe të mos jenë të mbyllur, pasi edhe ata kanë kaluar një sprovë të madhe në jetë”, përfundoi ai.

Në Kosovë deri me tani janë strehuar 683 shtetas afganë që ikën nga Afganistani pasi militantët talibanë morën kontrollin e shtetit.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se qëndrimi i afganëve në territorin e Kosovës do të jetë shumë i përkohshëm, duke thënë se mund të jetë vetëm çështje javësh para se ata të dërgohen në ShBA apo ndonjë vend tjetër anëtar i NATO-s.

Lajmet

Tahiri kërkon seancë urgjente të Kuvendit për vendimin e Speciales

Published

on

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar mbledhjen urgjente të Kuvendit të Kosovës, një javë pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Tahiri ka kritikuar mungesën e një qëndrimi institucional dhe ka kërkuar që Kuvendi të miratojë një rezolutë lidhur me vendimin e Speciales.

Ndërkohë, PDK-ja ka proceduar në Kuvend nismën për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke propozuar kufizimin e mandatit të Speciales dhe monitorim ndërkombëtar të punës së saj./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti takohet me kongresistin Latimer në New York, kërkon që Bondsteel të bëhet bazë e përhershme amerikane

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në New York me kongresistin amerikan George Latimer, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet ekonomike dhe të sigurisë, si dhe për forcimin e partneritetit mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Kurti ka thënë se gjatë takimit ka ritheksuar qëndrimin e tij që Kampi “Bondsteel” të shndërrohet në bazë të përhershme ushtarake amerikane, duke e lidhur këtë me paqen dhe sigurinë afatgjatë në rajon.

Në takim është diskutuar edhe për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, varrezat masive dhe nevojën për deklasifikimin e dokumenteve dhe hapjen e arkivave nga Serbia.

Kurti ka ngritur gjithashtu çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërsa ka përmendur edhe rastin e sulmit në Banjskë dhe nevojën, sipas tij, që Milan Radoiçiq dhe përgjegjësit e tjerë të përballen me drejtësinë në Kosovë.

Kryeministri e ka përshkruar Latimerin si një zë të rëndësishëm në mbështetje të Kosovës, veçanërisht sa i përket anëtarësimit të Kosovës në NATO. George Latimer është ndër kongresistët amerikanë që ka mbështetur rezoluta në Kongres për integrimin e Kosovës në NATO./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku takon ambasadorin britanik, diskutojnë zhvillimet politike në Kosovë

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë e LDK-së ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas LDK-së, në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe procesin e konstituimit të institucioneve të Kosovës.

Abdixhiku ka thënë se ambasadorin e ka njoftuar me qëndrimet e LDK-së për zhvillimet e fundit, duke theksuar përkushtimin e partisë ndaj funksionalitetit të institucioneve demokratike.

Ai ka shprehur gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, si dhe ka vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe stabilitetit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Të dielën mërgata në Austri proteston kundër vendimit të Speciales

Published

on

By

Edhe në Graz të Austrisë do të protestohet kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas njoftimit, protesta do të zhvillohet më 27 shtator nga ora 12:00.

Protesta të qytetarëve shqiptarë si në Kosovë ashtu edhe në diasporë janë në vazhdim qysh nga 16 shtatori, kur Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi u dënuan me plot 81 vjet burgim.

Continue Reading

Të kërkuara