Lajmet

Kush ishte shkrimtari i parë në botë?

Shkrimi më i hershëm i njohur është shpikur rreth vitit 3400 Para Krishtit.

Published

on

Shkrimi më i vjetër i njohur daton më shumë se 5000 vjet në Mesopotaminë e lashtë, atje ku ndodhet sot Iraku. Por kush ka qenë shkrimtari i parë i njohur me emër? Zbulimet arkeologjike kanë zbuluar se shkrimi më i hershëm i njohur është shpikur rreth vitit 3400 Para Krishtit në një zonë të lashtë Mesopotamiane të njohur si Sumer, afër Gjirit Persik.

Ky shkrim, i njohur si kuneiform, mori formën e shenjave në formë pyke, të bëra nëpërmjet një mjeti të mprehtë në argjilën e lagësht. Shumë njerëz mund të citojnë emrat e lashtësisëgreke si poetin epik Homeri, poeteshën lirike Safo apo historianin Herodot.

Megjithatë, një mijë e ca vite para këtyre figurave ishte princesha, priftëresha dhe poetja e njohur Enheduana thotë Erhan Tamur, kurator në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork. “Ajo është autorja e parë që ne e njohim me emër, dhe të cilën mund ta lidhim me një tekst ekzistues. Për pjesën më të madhe të letërsisë mesopotamiane, ne nuk i dimë autorët. Por ajo është një përjashtim” thotë Benxhamin Foster, asiriolog në Universitetin e Jeilit.

Enheduana ishte e bija e mbretit akadian Sargon, që jetoi nga viti 2334 deri në vitin 2279 Para Krishtit, thotë Tamur, që është bashkë–kurator i një ekspozite rreth Enheduanas me titull “Enheduana dhe gratë e Mesopotamisë në vitet 3400-2000 Para Krishtit” e hapur në tetor në Bibliotekën dhe Muzeun Morgan në Nju Jork, dhe që do të zgjasë deri në shkurtin e vitit tëardhshëm.

Rreth vitit 2300 para Krishtit, Sargoni bashkoi shumicën e Mesopotamisë nën sundimin e tij kur kultura akadiane e Mesopotamisë Veriore pushtoi sumerët e Mesopotamisë Jugore. Kjo hapi rrugën krijimit të Perandorisë Akadiane, perandorinë e parë në botë, apo koleksionit tështeteve nën një autoritet të vetëm, vuri në dukje Tamur.

Sargoni emëroi vajzën e tij si kryepriftëreshë të perëndisë sumeriane të Hënës, Nana, në qytetin sumerian Ur, si pjesë e përpjekjeve të tij për të konsoliduar perandorinë e tij të re. Kur mori këtë rol, ajo mori emrin Enheduana, që në sumerisht do të thotë “priftëreshë e lartë, stoli e parajsës”, thotë Tamur.

Si kryepriftëreshë e perëndisë së Hënës dhe përfaqësuese e babait të saj në Ur “ajo ishte qartazi një figurë shumë e rëndësishme në qytetin Ur, dhe pavarësisht këtyre përgjegjësive, ajo shkroi edh poezi” shton më tej eksperti.

Bota moderne mësoi për herë të parë mbi Enheduanën nga mbetjet e një disku prej alabastri të zbuluar më 1927 gjatë gërmimeve të Sër Leonard Uollej në Ur. Disku që ruhet sot në “Muzeun e Filadelfias në SHBA, përshkruan imazhin e Enheduanës në pjesën e përparme dhe e identifikon atë me emër në anën e pasme, ndërsa ajo i kushton një poezi perëndeshës sumeriane Inana, vajzës së Nanas, në tempullin e saj.

Disa nga poezitë e Enheduanës nderojnë Nanën. Megjithatë, priftëresha ishte shumë më e fokusuar pas Inanës, shtëpia e së cilës ishte ylli i mëngjesit dhe i mbrëmjes, ose Venusi, sipas ekspertes Beti De Shong Medor, autore e përkthimit në anglisht të poezive të Enheduanas.

Në poezitë e saj, Inana barazohej me homologen e saj akadiane, Ishtar, perëndeshën e dashurisë dhe luftës. “Në shkrimet e priftëreshës, Inana është edhe e ashpër dhe mizore, por edhe dashur dhe e sjellshme, e aftë si për shkatërrim ashtu edhe për bujari” vë në dukje Medor.

Poezitë e Enheduanas ishin të pasura me detaje autobiografike, si lufta e saj kundër Lugalanes, që ishte me shumë gjasa mbreti i Ur, i cili u përpoq ta largonte me forcë nga detyra. 

“Enheduana është shkrimtarja e parë që njohim, e cila ka përfshirë detaje autobiografike në veprën e saj. Përveç kësaj, ajo është autorja e parë që na tregon diçka se si i ka krijuar poezitë. Ajo e krahason aktin e krijimit letrar me lindjen e fëmijës, përdorimi i parë i njohur i kësaj metafore, që do të mbetet në përdorim për mijëvjeçarë në letërsinë botërore” thotë Tamur./bota.al

Lajmet

Kuvendi i Kosovës ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare të kredisë

Published

on

By

Në seancën e mbajtur të premten, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar disa projektligje që mundësojnë ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë me institucione të rëndësishme ndërkombëtare.

Projektligjet e miratuara, të cilat u përfaqësuan nga Ministria e Financave, përfshijnë:

Zhvillimi i Sektorit Financiar: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) për mbështetjen e projektit të sektorit financiar në vend.

Energjia dhe Klima: Marrëveshja me bankën gjermane KfW për programin e kredisë që synon reformat në sektorin e energjisë dhe mbrojtjen e klimës.

Politika Publike: Marrëveshja me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) për programin e kredisë të bazuar në politikat e përgjithshme shtetërore.

Tregtia dhe Transporti: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.

Këto marrëveshje synojnë të forcojnë infrastrukturën ekonomike dhe të lehtësojnë integrimin rajonal përmes investimeve në sektorë strategjikë për Kosovën.

 

Continue Reading

Lajmet

Miratohet rezoluta për mbrojtjen e të vërtetës së luftës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota pro dhe asnjë kundër- Rezolutën për mbrojtjen e historisë dhe të vërtetës së luftës në Kosovë.

Ky propozim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) bëri bashkë pozitën dhe opozitën, të cilat votuan unanimisht për të mbrojtur vlerat e luftës çlirimtare dhe për të parandaluar tentativat për rishikimin e historisë.

Përmes këtij votimi, deputetët treguan unanimitet, duke vlerësuar se mbrojtja e sakrificës së popullit dhe e të vërtetës historike është një obligim kombëtar që qëndron mbi dallimet politike.

Continue Reading

Lajmet

Super fundjavë futbolli në Evropë

Published

on

By

Të shtunën në Premier League zhvillohen disa përballje interesante ku Arsenal FC pret AFC Bournemouth në ora 13:30, ndërsa në ora 16:00 luajnë Brentford FC kundër Everton FC dhe Burnley FC ndaj Brighton & Hove Albion, ndërsa në mbrëmje Liverpool FC përballet me Fulham FC në ora 18:30.

Në La Liga, Real Sociedad luan ndaj Deportivo Alavés në ora 14:00, Elche CF pret Valencia CF në ora 16:15, ndërsa derbi i madh mes FC Barcelona dhe RCD Espanyol luhet në ora 18:30, dhe në mbrëmje Sevilla FC përballet me Atlético Madrid.

Në Bundesliga, në orën 15:30 zhvillohen disa duele të forta ku Borussia Dortmund luan ndaj Bayer 04 Leverkusen, RB Leipzig pret Borussia Mönchengladbach, FC Heidenheim përballet me 1. FC Union Berlin dhe VfL Wolfsburg luan ndaj Eintracht Frankfurt, ndërsa në ora 18:30 FC St. Pauli pret Bayern Munich.

Të dielën në Premier League në ora 15:00 zhvillohen tri ndeshje ku Crystal Palace FC pret Newcastle United FC, Nottingham Forest FC luan ndaj Aston Villa FC dhe Sunderland AFC përballet me Tottenham Hotspur FC, ndërsa në ora 17:30 luhet superndeshja mes Chelsea FC dhe Manchester City FC.

Në La Liga, në ora 14:00 CA Osasuna pret Real Betis, në ora 16:15 RCD Mallorca luan ndaj Rayo Vallecano, në ora 18:30 RC Celta de Vigo përballet me Real Oviedo dhe në ora 21:00 Athletic Club luan ndaj Villarreal CF.

Në Bundesliga, në ora 15:30 1. FC Köln përballet me SV Werder Bremen dhe VfB Stuttgart luan ndaj Hamburger SV, ndërsa në ora 19:30 1. FSV Mainz 05 pret SC Freiburg.

Continue Reading

Lajmet

Gjobitja e investitorit për shembjen e rrugës në kryeqytet: Përparim Rama kërkon edhe heqjen e licencave

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë ndërmarrë masa ndëshkimore ndaj përgjegjësve për shkatërrimin e rrugës “Don Shtjefën Kurti”.

Sipas të parit të komunës, investitori ka shpërfillur urdhrin paraprak për mbylljen e gropës në sektorët 4 dhe 5, çka ka çuar në shqiptimin e gjobave të majme.

Për këtë shkelje, kompania investuese është ndëshkuar me 30 mijë euro, ndërsa personi përgjegjës ligjor me 3 mijë euro të tjera. Përveç sanksioneve financiare, Rama ka kërkuar masa edhe ndaj stafit teknik që ka mbikëqyrur punimet.

“Deri më sot nuk janë prezantuar vendimet e inxhinierëve mbikëqyrës, prandaj kërkojmë nga Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës, inicimin e procedurave për tërheqjen e licencave të inxhinierëve mbikëqyrës”, ka deklaruar Rama.

Kryetari theksoi se mungesa e raporteve dhe vendimeve nga inxhinierët mbikëqyrës është e papranueshme, duke insistuar që Oda e Inxhinierëve të reagojë menjëherë për të sanksionuar profesionalisht ata që lejuan këtë dëmtim të infrastrukturës publike.

 

Continue Reading

Të kërkuara