Lajmet

Kush është ministri i ri i Shëndetësisë?

Aktualisht, është profesor i kirurgjisë dhe president i Kolegjit të Kirurgëve Amerikan për shtetin e Arizonës.

Published

on

Kryeministri Albin Kurti emëroi sot doktor Rifat Latifin në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Por, kush është Latifi?

Rifat Latifi u lind në Kllodernicë të Skenderajt më 1955. Shkollën fillore e përfundoi në Turiqec, ndërsa shkollën e mesme të mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë. Në vitin 1982 i përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë dhe po atë vit emigroi në ShBA.

Fillimisht u vendos në Hjuston, ku punoi në hulumtime shkencore. Specializimin për kirurgji e filloi në Klinikën e Klivlendit, pastaj e vazhdoi në Universitetin e Jelës, ndërsa specializimin e dytë në traumatologji të përgjithshme dhe reanimacion e kreu në Nju Jork, College of Medicine.

Profesor universitar u bë pas 5 vitesh të mbarimit të specializimit dhe mbajti shumë poste akademike dhe organizative me rëndësi në mjekësinë botërore.

Gjatë karrierës së tij ai ka punuar në universitete dhe qendra spitalore me emër nëpër Amerikë, si Texas, Filadelfia, Neë York, Doha. Aktualisht, është profesor i kirurgjisë dhe president i Kolegjit të Kirurgëve Amerikan për shtetin e Arizonës.

Prof.Dr.Rifat Latifi, është krijues dhe implementues i Programit të Telemjekësisë në Kosovë dhe Shqipëri, program ky i financuar nga USAID.

Është laureat i çmimit prestigjioz dhënë nga “IDG’s Computerworld Honors Program”, më 2011. Prof. Latifi ka botuar disa libra për mjekësi (kirurgji, nutricion, laparaskopi dhe telemjekësi) si dhe është autor i mbi 130 artikujve shkencorë.

Ai ka kryer specializimin në Kirurgji të Përgjithshme, një vit në Klinikën e Klivelandit, e pastaj në Universitetin Yale, që të dy këto institucione, nga më të mirat në botën mjekësore.

Pas specializimeve, shkon në Richmond, Virxhinia për një kohë të shkurtër, por do të përfundonte shumë shpejt në Tucson, Arizona. Sot, ai punon si profesor i kirurgjisë në Universitetin e Arizonës.

Rifat Latifi,M.D.,FACS,FICS ,punoi më përkushtim në afirmimin e shëndetësisë shqiptare.

Kontributi i tij është i madh në themelimin e shërbimit të telemjekësisë në Kosovë dhe Shqipëri.

Si ekspert në lëminë e kirurgjisë, përveç në universitete të ndryshme amerikane ,për një kohë punoi edhe në Katar dhe në vende të tjera botërore. Në qendrat ku ai punoi u angazhua edhe në edukimin e mjekëve shqiptarë.

Disa nga botimet e Profesor Rifat Latifit:

1.Thyroidectomy in a Surgical Volunteerism Mission: Analysis of 464 Consecutive Cases.
Latifi R, Gachabayov M, Gogna S, Rivera R.
J Thyroid Res. 2019

2.Recurrence of infection and hernia folloëing partial versus complete removal of infected hernia mesh: a systematic revieë and cohort meta-analysis.
Gachabayov M, Gogna S, George G, Samson D, Latifi R.
Hernia. 2019

3.Falling Again Falls in Geriatric Adults-Risk Factors and Outcomes Associated Ëith Recidivism.
Prabhakaran K, Gogna S, Pee S, Samson DJ, Con J, Latifi R.
J Surg Res. 2019

4.Different etiopathogeneses in early-onset and late-onset inguinal hernia mesh infections in a prospectively evaluated cohort.
Gachabayov M, Latifi R.
Acta Chir Belg. 2019

5.Nutrition in surgical patients: hoë soon is too soon?
Khan M, Latifi R.
Curr Opin Crit Care. 2019

6.Pre-hospital shock index correlates ëith transfusion, resource utilization and mortality; The role of patient first vitals.
Jehan F, Con J, McIntyre M, Khan M, Azim A, Prabhakaran K, Latifi R.
Am J Surg. 2019

7.Patient satisfaction folloëing thyroidectomy in surgical mission: a prospective study.
Gachabayov M, Latifi R.
Gland Surg. 2019

8.Metabolic Syndrome Exponentially Increases the Risk of Adverse Outcomes in Operative Diverticulitis.
Jehan F, Zeeshan M, Con J, Hanna K, Tang A, Hamidi M, Latifi R, Joseph B.
J Surg Res. 2020

9.Females fall more from heights but males survive less among a geriatric population: insights from an American level 1 trauma center.
El-Menyar A, Tilley E, Al-Thani H, Latifi R.
BMC Geriatr. 2019

10.En bloc removal of infected hernia mesh rather than “blue-ectomy”.
Gachabayov M, Gogna S, Latifi R.
Hernia. 2019

11.Passive drainage to gravity and closed-suction drainage folloëing pancreatoduodenectomy lead to similar grade B and C postoperative pancreatic fistula rates. A meta-analysis.
Gachabayov M, Gogna S, Latifi R, Dong XD.
Int J Surg. 2019

12.Clinical Presentation and Management of Pelvic Morel-Lavallee Injury in Obese Patients.
Muneer M, El-Menyar A, Abdelrahman H, Murad MA, Al Harami SM, Mokhtar A, Khaëar M, Aëad A, Asim M, Latifi R, Al-Thani H.
J Emerg Trauma Shock. 2019

13.Telemedicine for Neurotrauma Prevents Unnecessary Transfers: An Update from a Nationëide Program in Albania and Analysis of 590 Patients.
Olldashi F, Latifi R, Parsikia A, Boci A, Qesteri O, Dasho E, Bakiu E.
Ëorld Neurosurg. 2019

14.Revieë of Existing Scoring Systems for Massive Blood Transfusion in Trauma Patients: Ëhere Do Ëe Stand?
El-Menyar A, Mekkodathil A, Abdelrahman H, Latifi R, Galëankar S, Al-Thani H, Rizoli S.
Shock. 2019


15.A novel tool to evaluate bias in literature on use of biologic mesh in abdominal ëall hernia repair.
Con J, Zarain L, Gogna S, Samson DJ, Prabhakaran K, Gashi S, Tilley E, Latifi R.
Hernia. 2019

16.Safety of hernia repairs in the setting of surgical volunteerism missions.
Gachabayov M, Latifi R.
Hernia. 2019

17.Increases Access to Care through Telemedicine in Albania: An Analysis of 2,724 Patients.
Latifi R, Parsikia A, Boci A, Doarn CR, Merrell RC.
Telemed J E Health. 2019

18.Traumatic brain injury in patients screened for blood alcohol concentration based on the mechanism of injury.
El-Menyar A, Consunji R, Asim M, Mekkodathil A, Latifi R, Smith G, Parchani A, Al-Thani H.
Brain Inj. 2019

19.Racial Disparities in the Cardiac Computed Tomography Assessment of Coronary Artery Disease: Does Gender Matter.
El-Menyar A, Abuzaid A, Elbadaëi A, McIntyre M, Latifi R.
Cardiol Rev. 2019

20.Improving survival after an emergency resuscitative thoracotomy: a 5-year revieë of the Trauma Quality Improvement Program.
Joseph B, Khan M, Jehan F, Latifi R, Rhee P.
Trauma Surg Acute Care Open. 2018

lajme

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së, Aivo Orav

Published

on

By

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim lamtumirës Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Gjatë këtij takimi, kreu i qeverisë shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin dhe shërbimin e diplomatit evropian në Kosovë, që nga marrja e detyrës së tij më 1 shtator 2024.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Orav për bashkëpunimin korrekt, duke vlerësuar se përgjatë mandatit të tij, raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian janë fuqizuar ndjeshëm, përkundër sfidave të shumta të periudhës.

Në mënyrë të veçantë, kryeministri potencoi përkushtimin e ambasadorit në procesin e lansimit të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, si një hap kyç në rrugëtimin integrues të vendit.

Më tej, në fokus të bisedës ishin hapat e radhës që priten nga Brukseli në raport me Prishtinën zyrtare. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë që Bashkimi Evropian të vlerësojë progresin e arritur dhe të mundësojë marrjen e statusit të merituar të vendit kandidat për anëtarësim.

Në përmbyllje të takimit, Kurti i uroi ambasadorit Orav suksese në angazhimet e tij të ardhshme profesionale, duke e falënderuar sërish për kontributin e dhënë në avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Interesim i jashtëzakonshëm për UBT International Smart Schools në Open Day – vazhdojnë regjistrimet e hershme

Published

on

By

Qindra nxënës dhe prindër nga e gjithë Kosova morën pjesë në aktivitetet Open Day të organizuara nga UBT International Smart Schools në kampusin e Lipjanit dhe në Gjimnazin TIK në Prizren, duke treguar interesim të jashtëzakonshëm për edukimin modern dhe inovativ.

Vizitorët patën mundësinë të eksplorojnë ambientet bashkëkohore të mësimit, të njihen me drejtimet arsimore dhe metodologjitë që ndërthurin teknologjinë dhe zhvillimin e aftësive praktike. Në të njëjtën kohë, u njoftua se regjistrimet e hershme tashmë janë hapur, duke i ofruar nxënësve mundësinë të sigurojnë vendin e tyre në drejtimet më inovative dhe të kërkuara.

Interesim i veçantë u shfaq edhe për metodologjinë moderne të mësimdhënies, e cila ndërthur njohuritë akademike me përdorimin e teknologjisë dhe aftësitë praktike të nevojshme për të ardhmen.

Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësinë të marrin informacione rreth bursave që janë përfituar përmes Testit Provues të Arritshmërisë, si dhe për mundësitë e shumta që ofron ky institucion për zhvillimin personal dhe profesional të nxënësve.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e UBT International Smart Schools, përmes platformës së aplikimit online: Linku i Aplikimit Online

Continue Reading

Vendi

Aksion kundër fajdesë në Prizren: Një i arrestuar dhe katër në kërkim për zhvatjen e mbi 1 milion eurove

Published

on

By

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka realizuar sot një operacion të gjerë policor të fokusuar në arrestimin e disa personave si të dyshuar për fajde, detyrim dhe privim të kundërligjshëm të lirisë.

Gjatë këtij aksioni, i cili përfshiu kontrolle në pesë lokacione të ndryshme në qytetin e Prizrenit, është arrestuar një person me inicialet B.K., ndërsa katër të dyshuar të tjerë (GJ.K., E.K., E.K. dhe E.R.) ndodhen ende në kërkim policor.

Sipas hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, ky grup dyshohet se ka shkaktuar një dëm fillestar prej rreth 700,000 eurosh ndaj viktimës, duke kërkuar edhe 450,000 euro të tjera në emër të kamatave të larta.

Në komunikatën zyrtarë thuhet se: “Të dyshuarit në mënyrë të vazhdueshme kanë detyruar viktimën të paguajë shuma të ndryshme parash si interes për fajde, duke përdorur forma të ndryshme të presionit dhe dhunës. Po ashtu, ata dyshohet se në raste të caktuara e kanë privuar viktimën edhe nga liria, me qëllim që ta detyrojnë të paguajë kamata të larta të fajdesë”.

Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj të arrestuarit është lëshuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërkohë që operacioni për lokalizimin e personave të tjerë po vazhdon me intensitet të lartë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se: “Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes”.

 

Continue Reading

Botë

Qeveria gjermane refuzon kërkesën e Trump-it

Published

on

By

Qeveria gjermane ka hedhur poshtë kërkesat e Presidentit të SHBA-së për mbështetjen e aleatëve të NATO-s në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit gjatë luftës në Lindjen e Mesme.

“Kjo luftë nuk ka të bëjë fare me NATO-n. Kjo nuk është lufta e NATO-s”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Stefan Kornelius, në Berlin, raporton gazeta gjermane Bild.

Ai shtoi se aleanca është krijuar për mbrojtjen e territorit të vendeve anëtare dhe se aktualisht mungon një mandat për angazhimin e NATO-s në këtë rajon.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe Ministri i Jashtëm, Johann Wadephul (63, CDU). Duke pasur parasysh vazhdimin e luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, Wadephul shtoi se kjo pyetje nuk shtrohet “në këtë moment”.

“Ne duam fillimisht të dëgjojmë nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kur synojnë t’i arrijnë objektivat e tyre ushtarake në Iran”, tha Ministri i Jashtëm.

Sipas tij, vetëm pas kësaj, në një fazë tjetër, mund të definohet “një arkitekturë sigurie për të gjithë këtë rajon”.

Trump: Mund të jetë “shumë keq për të ardhmen e NATO-s”

Presidenti i SHBA-së kishte deklaruar në një intervistë për Financial Times se NATO do të përballet me një të ardhme të zymtë nëse partnerët e SHBA-së nuk ndihmojnë.

“Nëse nuk do të ketë reagim, ose nëse reagimi do të jetë negativ, mendoj se kjo do të jetë shumë keq për të ardhmen e NATO-s”, citohet të ketë thënë Trump.

I pyetur për këto kërcënime të Trump-it, zëdhënësi Kornelius u mjaftua duke thënë: “Ne i kemi marrë parasysh këto deklarata”.

Trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetike për transportin ndërkombëtar të naftës dhe gazit të lëngshëm, praktikisht është bllokuar për shkak të luftës dhe kërcënimit të sulmeve iraniane. /Bild/

 

Continue Reading

Të kërkuara