Lajmet

Kush është gruaja, emri i së cilës gjendet më së shumti në rrugët e Europës?

Emri më popullor në rrugët e Europës është ai i një gruaje: Virgjëresha Maria.

Publikuar

Për çdo 10 rrugë që mbajnë emra burrash është një që mban emrin e një gruaje. Megjithatë, emri më popullor në rrugët e Europës është ai i një gruaje: Virgjëresha Maria.

Të dhënat janë siguruar nga Mapping Diversity, një projekt që analizon përfaqësimin në emrat e rrugëve rreth e qark Europës. Ekipi i kërkuesve kanë analizuar thuajse 146.000 rrugë në 30 qytete madhore në 17 shtete europiane.

Më shumë se një e treta e rrugëve kishin emra njerëzish. Më konkretisht, 48 mijë kishin emra burrash dhe 4800 emra grash.

“Është një kujtesë se kë vlerëson shoqëria jonë, ose kush ka qenë vlerësuar, apo kush nuk vlerësohet”, thuhet në uebsajtin e projektit.

“Dominimi i figurave mashkullore në rrugët tona nuk është thjesht një provë e një fakti historik apo kulturor, por gjithashtu një forcë, në subkoshiencë, por konstante, që kontribuon në përjetësimin e margjinalizimit të kontributeve të grave në histori, art, kulturë apo shkenca”.

Në disa qytete, situata duket më optimiste se në të tjerë, por edhe në tri qytetet të renditura më mirë, Stockholm (19.5% e rrugëve kanë emra grash), Copenhagen (13.4%), dhe Berlin (12.1%), nuk i afrohen rezultatin 50-50.

Ndërsa qytetet ku ka më shumë rrugë me emra burrash janë Athina (4.5%), Praga (4.3%), dhe Debrecen (2.7%), qyteti i dytë më i madh i Hungarisë./SYRI.net/

Lajmet

​Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për ngacmim të vazhdueshëm seksual

Publikuar

nga

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesë, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurit me inicialet A.D.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri nga muaji dhjetor i vitit 2023 e deri me datën 08 maj 2024, në Gjakovë, e ka ngacmuar seksualisht në vazhdimësi një të mitur.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet A.D., nga muaji Dhjetor i vitit 2023 e deri me dt.08.05.2024, në Gjakovë, e ngacmon seksualisht në vazhdimësi personin e dobët të dëmtuarën/e mitur, në formë të sjelljes së padëshiruar verbale dhe jo verbale të natyrës seksuale me qellim të cenimit të dinjitetit, në atë mënyre që pasi që i pandehuri dhe e dëmtuara/e mitur ishin njoftuar përmes rrjeteve sociale, i dërgon mesazhe të natyrës seksuale, me të cilat veprime të dëmtuarës ia cenon dinjitetin dhe tek e njëjta krijon një mjedis i cili objektivisht është frikësues, degradues dhe poshtërues”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Tutje sipas njoftimit me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, ngacmim seksual në vazhdimësi.

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Televizioni belg ndërpret transmetimin e Eurovisionit

Publikuar

nga

Televizioni i Belgjikës, VRT ndërpreu transmetimin e kompeticionit të këngës, Eurovision, të enjten mbrëma, për të dhënë një mesazh përmes së cilit dënon luftën e Izraelit në Gaza dhe shtypjen e lirisë së shtypit.

“Ne dënojmë shkeljet e të drejtave të njeriut nga shteti izraelit. Përveç kësaj, Izraeli po shkatërron lirinë e shtypit”, thuhet në mesazhin e transmetuar. “Prandaj, ne po bëjmë një pushim të përkohshëm nga transmetimi ynë. Tani, armëpushim”.

Thirrjet ndaj Eurovisionit për t’ia ndaluar pjesëmarrjen Izraelit, i cili tashmë ka rezervuar biletën për finalen e madhe të konkursit, janë rritur në mes të luftës në Gaza.

Eurovision i rezistoi thirrjeve për të larguar Izraelin, por i kërkoi vendit të modifikojë tekstin e këngës së tij origjinale, “October Rain”, e cila dukej se i referohej sulmit të 7 tetorit të Hamasit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Izraeli rezervon vendin në finale të Eurovisionit

Publikuar

nga

Izraeli është kualifikuar në finalen e madhe të Eurovisionit të kësaj fundjave, duke sfiduar mijëra protestues që marshonin në vendin nikoqir të Eurovisionit, Suedi, për luftën në Gaza.

Këngëtarja Eden Golan performoi këngën e saj “Hurricane” në gjysmëfinalen e dytë të së enjtes para 9 mijë shikuesve në Malmo Arena dhe rezervoi vendin e saj në finale falë votave të shikuesve./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Gjermania dënon protestat e dhunshme ndaj UNRWA-s

Publikuar

nga

Ministria e Jashtme gjermane ka dënuar protestat e dhunshme ndaj agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë në Jerusalemin Lindor.

“Izraeli duhet të ofrojë mbrojtje ndaj objekteve të OKB-së dhe personelit. OKB-ja duhet t’i shërbejë mandatit të rëndësishëm në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor”, shkroi Ministria në platformën “X”.

UNRWA mbylli të enjten selinë e saj në Jerusalemin Lindor pasi izraelitët i vunë zjarrin zonave në skaj të kompleksit të saj.

Philippe Lazzarini, kreu i UNRWA, tha se ky ishte incidenti i dytë i dhunshëm në më pak se një javë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara