Lajmet

Kusari–Lila thotë se nuk kanë pranuar kërkesë zyrtare mbajtjen e zgjedhjeve të 3 prillit në Serbi

Këto komente Kusari-Lila i bëri në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë të Kuvendit.

Published

on

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë sot se nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë nga Serbia për t’i lejuar zgjedhjet serbe që të mbahen edhe në Kosovë.

Këto komente Kusari-Lila i bëri në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë të Kuvendit. Ndërsa nga opozita thonë se presin që Qeveria të sillet karshi obligimeve të marra nga Kuvendi.

Kusari-Lila ka thënë se presin që Serbia të dërgojë një kërkesë zyrtare, të bazuar në ligjet e aplikueshme të Kosovës, dhe pastaj të merret një vendim pro apo kundër mbajtjeve të zgjedhjeve.

“Përgjigjja e Institucioneve të Republikës së Kosovës, tashmë e konfirmuar edhe në nivel të legjislativit është që vetëm në një pranim të kërkesës zyrtare nga shteti i Serbisë drejtuar shtetit të Kosovës, me kërkesë bazuar në ligjet e aplikueshme të Kosovës dhe në praktikat evropiane, do të shqyrtohej ajo kërkesë dhe do të merret vendimi pro apo kundër mbajtjes së zgjedhjeve. Deri në këtë situatë ose në këto momente ne nuk kemi një kërkesë nga Serbia për mbajtje të zgjedhjeve. Ka kërkesë nga Serbia drejtuar institucioneve ndërkombëtare, por në Kosovë autoriteti sovran është Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Institucionet e Kosovës”, tha Kusari Lila.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu tha se pret koordinim të mirë të Qeverisë në lidhje me procesin e mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi.

“Një koordinim më i mirë i institucioneve të Republikës së Kosovës do të kishte qartësi në lidhje me procesin e mbajtjes së zgjedhjeve atje. Pres që të kemi një dinamikë më të shtuar dhe të ketë një koordinim më të mirë të Qeverisë në raport edhe me akterët e tjerë përfaqësues të opozitës dhe faktorë të tjerë”, tha Deliu.

Sipas deputetit Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Qeveria duhet të sillet karshi obligimeve që ka marrë nga Kuvendi.

“Qeveria në atë kohë duke mos qenë në konsultim të duhur me faktorin ndërkombëtar e futi edhe Kuvendin në lojë, prandaj edhe në atë kohë kemi thënë që Qeveria duhet të ketë kujdes maksimal që të ruaj raportin me ndërkombëtarët… Qeveria e Kosovës tashmë ka një rezolutë, ka kërkuar dhe ka marrë një rezolutë, që ka ndaluar ligjin për referendumin në pjesën veriore të Kosovës. Tashmë ka obligim, Kuvendi e ka dhënë atë obligim dhe si e tillë ne presim që Qeveria të sillet karshi obligimeve që ka marrë nga Kuvendi”, tha Selmanaj.

Deptutja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, tha se Qeveria e Kosovës ka kompetenca të plota të vendos sa i përket lejimit ose jo të qytetarëve serbë për të votuar në Kosovë në zgjedhjet serbe të 3 prillit që do të mbahen në Serbi.

“Qeveria është dashur, ka mundur dhe ka pasur kompetenca që vetë ta përfundojë dhe të refuzojë mbajtjen e referendumit në Kosovë, por ka kërkuar përkrahjen e deputetëve, Kuvendit dhe ne i kemi dhënë përkrahje. Ka kompetenca të plota Qeveria të vendos, dhe ajo çka duhet të bëjë është të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, tha Kadrijaj.

Më 3 prill, Serbia mban zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara