Lajmet

Nesër nis vendosja e stikersave nëpër xhamat e automjeteve të siguruara

Projekti synon uljen e numrit të automjeteve të pa siguruara dhe përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në Kartonin e Gjelbër.

Published

on

Prej nesër më 15 mars, nis implementimi i projektit për vendosjen e stikersave nëpër xhama të automjeteve të regjistruara.

Sipas drejtuesve të Byros Kosovare të Sigurimit (BKS), ky projekt ka për qëllim uljen e numrit të automjeteve të pa siguruara në vend dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Kartonin e Gjelbër.

Drejtori i BKS-së, Sami Mazreku tha se nga nesër prej orës 10:00 nis të zbatohet në praktikë vendosja e stikersave nëpër xhamat e automjeteve. Mazreku theksoi se qytetarët nuk janë të obliguar të paguajnë për ta.

“Ashtu qysh kemi paralajmëruar ditë më parë, si Byro bashkë me Bankën Qendrore të Kosovës, kompanitë e sigurimeve, Agjencinë e Regjistrimit Civil, kemi përfunduar të gjitha aspektet teknike procedurale për me filluar nesër me vendosur stiksersa. Është premtuar çdoherë për me marrë veprime konkrete për me ul këtë numër të automjeteve (të paregjistruara), mirëpo asnjë herë nuk është bërë diçka konkrete, por tash është hera e parë që Byroja me përkrahjen e BQK-së, dhe aksionar të sigurimeve për këtë projekt të parë që po përkrahet me qëllim që ky numër të ulet në një masë të madhe. Ne po tentojmë që me këtë projekt me i ndihmuar policisë së Kosovës për t’i parë veturat në trafik pa pasur nevojë me i ndalë se a janë të regjistruara apo paregjistruar. Stikersi ka me pasur ngjyrën dalluese vjetore, si dhe datat tjera për me di dalluar policia se deri në cilin muaj i skadon regjistrimi”, u shpreh ai.

Drejtori Mazreku duke thënë se qytetarët do të kenë zero kosto për stikersat, tregon edhe për veprimet që duhet t’i bëjnë qytetarët të cilët i kanë regjistruar automjetet e tyre para 15 marsit.

”Komplet kostoja e këtij projekti është përkrahur nga aksionarët e kompanive të sigurimeve, kjo kosto ka me u mbuluar prej anëtarëve të Byros. Ka me pasur zero kosto për qytetarin. Madje, kemi kërkuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme që të gjithë ata qytetarët që i kanë siguruar veturat para datës 15 mars, e të cilët dëshirojnë me u pajisë me stikeres me pasur mundësi që në mënyrë vullnetare të shkojnë nëpër qendrat e regjistrimit me marrë stiskersat, meqenëse nuk kanë fare pagesë”, tha ai.

Edhe zëvendës ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi tha për KP, se nesër me gjasë do të nis zbatimi i këtij projekti, por që nuk ka dashur të jep më shumë detaje, pasi nesër do të mbahet një konferencë për media lidhur me vendosjen e stikersave.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara