Lajmet

​Kusari-Lila: Biseda Radoiçiqin është e montuar

Published

on

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka hedhur poshtë gjitha akuzat e partive opozitare që kjo e fundit ka folur me terroristin Milan Radoiçiq, për Pagën Minimale. Në një konferencë për media, ajo ka deklaruar se është lehtë e verifikuese se për çfarë ka folur ajo me Radoiçiq, duke shtuar se me të njëjtin kanë biseduar vetëm për çështje të sigurisë për marrëveshjen e energjisë.

Bisedat e mbrëmshme që kanë qarkulluar mbrëmë, sipas Kusari-Lilës janë të fabrikuara, për çfarë tha e sot ka qenë në Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë.

“Asnjë komunikim nuk ka qenë me listën Serbe për Ligjin për Pagën Minimale, incizimet e mbrëmshme janë të fabrikuara, për të cilat, unë sot kam qenë në Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë. Një manipulim dhe montazh e asaj natyre që synon të vë në dyshim dhe pikëpyetje integritetin dhe personalitetin tim, pozicionimin politik timin dhe të Grupit Parlamentar, Lëvizjes Vetëvendosje dhe të pozitës nuk ka asnjë qëllim tjetër përveç se ta përdorë Listën Serbe ende si faktor politik përkundrejt që Lista Serbe zyrtarisht që dy vite e gjysmë asnjë ndikim nuk e ka as në Kuvendin e Kosovës e as në ndonjë instancë tjetër…Një matematikë e thjeshtë i tregon numrat që ne nuk kemi pasur nevojë për mbështetjen e tyre e as që kemi kërkuar atë mbështetje… Vetëm një bisedë përmes telefonit të Simiq me insistimin e tij me kryekriminelin Radojiçiq ka ndodhur kur ai ka insistuar që ai ta lidhë atë në telefon për çështje të sigurisë për marrëveshjen e energjisë”, tha Kusari-Lila.

Ndërsa, u shpreh se Lista Serbe me gjithë aktivitetin e vet ka tregu që është organizatë kriminale.

“Është për keqardhje që duhet të mbaj me kundërargumentim me një person me precedent kriminal, siç është edhe rasti i z.Simiq kur po pyetem për deklarimet e tij. Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë në agjendë të kriminelit, ndërsa fatkeqësisht po i jepet hapësirë kaq e madhe, nuk po mund të dëmtohet pozita, me incizime të fabrikuara po synohet. Për këtë pyeteni prokurorinë ku është rasti me kallëzimin penal, provat shtesë do të dorëzohen sot për fabrifikime të mëtutjeshme, me të gjithë ata që janë pjesë e kësaj, do të shihemi në gjykatë…Me një njeri, gënjeshtar, dhe mënyrën se si po e manipulojnë opinionin, Lista Serbe me gjithë aktivitetin e vet ka tregu që është organizatë kriminale, dhe po i jepet hapësirë duke kërkuar argumentim nga ana e tij. Ata ka dy vite që nuk janë në Kuvendin e Kosovës, kjo është arsyeja e gjithë kësaj lufte, që po bëhet që ata të futen në Kuvend përmes formave të luftës hibride, që kanë të bëjnë me fabrikim të materialeve”, u shprehKusari-Lila.

Ajo ka ritheksuar se nga ajo që ka dëgjuar dje është e montuar.

“Edhe një herë po e ritheksoj vetëm një bisedë ka ndodhur me Radojiçiq në gjuhën shqipe, i qëndroj prapa, ajo që kam dëgjuar dje është e montuar, zëri im mund të këputet dhe të ngjitet me pyetjet që ai i ka bërë pastaj dhe janë të incizuara pastaj. Unë nuk kam folur me Radojiçiq në telefon për ligjin për Pagën Minimale apo gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese. Biseda tjetër në gjuhën shqipe, ai ka qenë në arrati, është e vërtetë, kur ai ka insistu me lëshu, ideja ka qenë e garancës se nuk do të ketë telshe në veri, për të cilat më pas nuk ka pasur asnjë aksion, as follow up. Pas një jave, e ka sjellë një letër kërcënuese, me të cilën ka përfundu çdo komunikim me Listën Serbe”, tha Kusari-Lila.

Vendi

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

lajme

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Të kërkuara