Lajmet

Kusari-Lila arsyeton vendimet e Vitisë: Janë marrë shembull vendet e tjera e rekomandimet e IKShPK-së

Published

on

Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë është mbajtur pa praninë e medieve.

Afërdita Hoxha, u.d. e drejtoreshës së Departamentit Ligjor në Ministrinë e Shëndetësisë, tha se dëshiron që mbledhja të mbahet e mbyllur.

Kryetarja e Komisionit, Mimoza Kusari-Lila tha se nga Hoxha kanë marrë më shumë informacione sa i përket bashkërendimit të aktiviteteve brenda ministrisë. Ajo madje tha se kanë marrë sqarime edhe sa i përket nënshkrimit të vendimeve për lirim nga karantina nga ish-ministri Arben Vitia, e që sipas saj, janë marrë shembull vendet e tjera e rekomandimet e IKShPK-së.

Kusari-Lila ka shtuar se për shkak të shumë mangësive dhe boshllëqeve, duhet që të plotësohet Ligji për sëmundjet ngjitëse.

“Në radhë sot kemi pasur në listën e dëshmitarëve dy dëshmitarë, ka qenë ushtruesja e detyrës së zyrës ligjore e ministrisë së Shëndetësisë dhe ish-udhëheqësi i zyrës për komunitete pra zyrës së kryeministrit i cili për arsye të paralajmëruara nuk ishte sot. Ndërsa nga udhëheqësja e zyrës ligjore të ministrisë së Shëndetësisë kemi bërë pyetje në raport me ligjshmërinë e vendimeve të ministrit Vitia. Kryesisht pyetjet kanë qenë në raport me vendimet që lidhen me periudhën e pandemisë. Pyetjet më tepër ishin të fokusuara gjatë vendimeve pse ish-ministri Vitia duhej të nënshkruante lirimin nga qendra karantinë. Përgjigjet ishin se ishin bërë në bazë të udhëzimeve dhe praktikave të mëhershme nga vendet e tjera, por gjithashtu edhe në bazë të udhëzimeve nga IKShPK-ja. Përkundër faktit që ishte një ngarkesë shtesë për ish-ministrin, por gjithashtu edhe për faktin që se ka qenë hera e parë që Kosova është ballafaquar po edhe e tërë bota me një pandemi të kësaj natyre, dmth ka pasur një koordinim ose ndërveprim të mirëfilltë në mes të zyrës ligjore të kabinetit të ministrit që ka funksionuar grupi punues në kuadër të MSh-së dhe që nga ajo përvojë tashmë kërkohet që edhe më tutje të specifikohet në veçanti me versionin e ri që vjen të Ligjit për sëmundje ngjitëse, për faktin se ligji i kaluar për sëmundje ngjitëse është vërejtur se ka pasur mangësi ose boshllëqe të cilat është dashur që zyrtarë të ministrisë dhe natyrisht edhe qeveria t’i plotësojë me vendime të ndryshme”, deklaroi ajo.

Në Komision nuk ka raportuar ish-udhëheqësi i Zyrës për Komunitete në zyrën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Nenad Rashiq. Por ai nuk ka ardhur në Komision pasi që është i infektuar me COVID-19. Sa i përket punës së Komisionit, ajo tha se pret që të dorëzojnë raportin e detajuar.

“Është paraparë që zotëri Nenard Rashiq të vijë në Komision për javën e ardhshme besoj. Arsyet kanë qenë të pranueshme për mosardhjen e tij kësaj here. Jemi në kohë pandemie dhe situatat po ndryshojnë. Njëjtë e kemi situatën edhe me shefin e zyrës së prokurimit në ministrinë e shëndetësisë të cili i urojmë shërim të shpejtë. Ai është edhe zyrtarisht i infektuar me koronavirus andaj po shpresoj që kemi me mund brenda afatit të paraparë të kryejë punët Komisioni Hetimor i themeluar nga Kuvendi i Kosovës. Dhe të mund të dorëzojmë raportin përgatitor nga ekspert të angazhuar të Komisionit para seancës plenare. Të them të drejtën nuk ka qenë një periudhë e lehtë. Kemi pasur ngarkesa në veçanti emocionale që lidhen me rastin e humbjes së jetës së të riut Agon Musliu. Pastaj në aspektin e vendimmarrjes ajo çka po mundemi me nxjerrë është bërë më e mira e mundshme të paktën nga perspektiva në rrethanat e kufizuara që kanë qenë. Mos të harrojmë që pak ditë pasi është shpallë emergjenca shëndetësore Qeveria është shkarkuar d.m.th ka qenë vetëm mekanizmi i qeverisë në detyrë, pa mekanizmin e Kuvendit të Kosovës”, deklaroi ajo.

Lajmet

Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes

Published

on

Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës.

Në ceremoninë e inaugurimit, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ia ka dorëzuar Kushtetutën presidentes së re.

Justina Shiroka-Pula mori 81 vota në Kuvend, në votimin që u zhvillua në mesnatën mes të martës dhe të mërkurës, në fund të afatit kushtetues që e caktoi 6 tetorin si datë të fundit për zgjedhjen e presidentit. Detyrën e siguroi pas dakordimit të Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

BE-ja shqetësohet për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Published

on

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim të thellë për miratimin nga Kuvendi i Kosovës të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në një përgjigje për KOHËN, një zëdhënës i BE-së ka thënë se ndryshimet e miratuara janë në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian.

“Partneriteti ynë nënkupton jo vetëm interesa të përbashkëta, por edhe përgjegjësi të përbashkëta”, thuhet në përgjigje.

BE-ja ka theksuar se vazhdimisht ka mbështetur punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si institucion të pavarur gjyqësor, të themeluar përmes vendimeve të Kuvendit në vitet 2014–2015 dhe të përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës.

Sipas BE-së, mandati dhe pavarësia e Dhomave të Specializuara duhet të respektohen plotësisht, ndërsa drejtësia duhet të vazhdojë të bazohet në parimin e përgjegjësisë penale individuale.

BE-ja i ka bërë thirrje Kosovës që t’u përmbahet obligimeve të saj ndërkombëtare dhe të garantojë pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara, si dhe llogaridhënien dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Projektligji u miratua në Kuvend të martën, pak para përfundimit të afatit për zgjedhjen e Presidentit, pas një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Miratimi i tij u shoqërua me protesta në Kosovë, ndërsa kundërshtimi ndaj Dhomave të Specializuara është rritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Schuebel uron presidenten e re, mbështetja e BE-së do të mbetet e palëkundur

Published

on

By

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Schuebel ka shprehur shpresën për rikthimin e stabilitetit politik dhe institucional në vend, duke theksuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidenten e re, institucionet e Kosovës dhe spektrin politik.

“Me shpresën për ripërtëritjen e stabilitetit politik dhe institucional, pres me kënaqësi të punoj me Presidenten Shiroka-Pula, institucionet e Kosovës dhe spektrin e gjerë politik për ta afruar vendin më pranë Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Schuebel.

Ai ka theksuar gjithashtu se mbështetja e Bashkimit Evropian për Kosovën do të vazhdojë të jetë e palëkundur.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh Presidente e Kosovës në raundin e parë të votimit, duke marrë 81 vota në seancën e Kuvendit që kishte nisur më 6 tetor. Votimi përfundoi pak pas mesnate, ndërsa numërimi i votave përfundoi rreth 15 minuta më vonë.

Me zgjedhjen e Shiroka-Pulës, Kosova tashmë ka presidenten e re, ndërsa mesazhi i BE-së vjen me theks të veçantë te stabiliteti institucional dhe vazhdimi i rrugëtimit të vendit drejt Bashkimit Evropian.

D.L

Continue Reading

Lajmet

15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet në nevojë

Published

on

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka bërë të ditur se janë ndarë 15 milionë euro për mbështetjen e familjeve për faturat e energjisë elektrike, përmes Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike 2026–2027.

Hoti ka njoftuar se programi është miratuar në mbledhjen e pestë të Qeverisë dhe synon subvencionimin e faturave për familjet që plotësojnë kriteret për përfitim.

Ai ka thënë se në ditët në vijim do të nënshkruajë vendimin që përcakton kushtet dhe kriteret për përfituesit, pas së cilës pritet të hapet thirrja për aplikim.

Sipas Hotit, programi lidhet edhe me obligimet e Kosovës në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për identifikimin dhe mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm.

“15 milionë euro mbështetje. Drejtpërdrejt në faturat e familjeve”, ka shkruar Hoti./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara