Lajmet

Kurti zotohet se do të luftojnë dhunën ndaj grave dhe vajzave

I pari i Qeverisë theksoi se nuk guxojnë të lejojnë që qytetarët të jetojnë me ankth dhe frikë nga e ardhmja.

Published

on

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminim e Dhunës Kundër Grave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar jetët e humbura të grave dhe vajzave si pasojë e dhunës ndaj grave. Kurti u zotua se do ta luftojnë dhunën ndaj grave. Në këtë ditë Kurti hapi edhe fushatën globale 16 Ditë të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore ndaj grave dhe vajzave.

“Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Kundër Grave përkujtojmë jetët e humbura të grave dhe vajzave si pasojë e dhunës. Sot e nderojmë kujtimin e tyre dhe zotohemi që do ta luftojmë dhunën ndaj grave. Si përgjigje ndaj dhunës së përshkallëzuar e institucionet tona e kanë përmirësuar dukshëm kornizën ligjore me ndryshimet e fundit të përqafimit të konventës së Stambollit. Gjithash tu kemi avancuar nëpërmjet definimit të dhunës ndaj grave si vepër penale në kodin penale. Inicimit të hartimit të strategjisë së re për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe ndaj grave dhe planit të veprimit 2020/2026”, tha ai.

Kryeministri Kurti gjatë fjalës së tij në hapjen e fushatës 16 ditë aktivizim kundër dhunës në baza gjinore ndaj grave dhe vajzave tha në këto ditë bëhet thirrje edhe për bashkëpunim më të thelluar për të dëshmuar zero tolerancë për dhunën ndaj grave dhe vajzave.

I pari i Qeverisë theksoi se nuk guxojnë të lejojnë që qytetarët të jetojnë me ankth dhe frikë nga e ardhmja, ndonëse e garantuar me normë ligjore është e sfiduar nga një mentalitet që gruan nuk e sheh si një individ të barabartë që gëzon të drejta të plota

“Shënimi i 25 nëntorit, hapja e fushatës së 16 ditë të aktivizimit është thirrje për bashkëpunim më të thelluar mes nesh për të dëshmuar zero tolerancë për dhunën ndaj grave dhe vajzave, për të fuqizuar zinxhirin institucional që funksionin me këtë renditje. Përgjigje institucionale në parandalim, mbrojtje dhe trajtim të dhunës ndaj grave, vënie të drejtësisë së munguar, shërbime të shpejta dhe cilësore për çdo rast të dhunës ndaj grave, llogaridhënie institucionale për të shpëtuar jetën e çdo gruaje apo vajze, pa dallim moshe apo etine. Ne nuk guxojmë të lejojmë që qytetarët të jetojnë në ankth dhe frikë nga e ardhmja se ndonëse e garantuar me normë ligjore është e sfiduar nga një mentalitet që gruan nuk e sheh si një individ të barabartë që gëzon të drejta të plota”, nënvizoi kryeministri Kurti.

Kurti theksoi se luftimi i dhunës ndaj grave do të jetë prioritet i qeverisës së tij, ku shtoi se edukimi për parandalimin e ngacmimit seksual është faktor kyç për emancipim dhe mbrojtje që krijon tek gjeneratat e reja që të respektojnë njëri tjetrin.

I pari i qeverisë kërkoi nga burrat që të ngrisin zërin për dhunën me bazë gjinore. Madje ai kërkoi që burrat të jenë model në shtëpi.

“Edukimi për parandalimin e ngacmimit seksual është një faktor kyç emancipimi dhe mbrojtje që krijon tek gjeneratat e reja që të respektojnë njëri-tjetrin, të respektojnë gratë[…]Dhuna e grave nuk është çështje private, është çështje e sigurisë, publike, shoqërore e kombëtare e mbrojtjes së jetesë dhe e drejtë njerëzore fundamentale. U bëjë thirrje gjithë burrave që ata të jenë model në shtëpi dhe në punë sepse ata kanë një rol të rëndësishëm, është e detyrueshme që burrat të ngrisin zërin krah për krah me gratë për barazinë gjinore dhe kundër dhunës me bazë gjinore”, theksoi Kurti.

Ai ka ritheksuar domosdoshmërinë e programeve për fuqizim ekonomik për të mbijetuarat e dhunës në familje. 

Vendi

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Vendi

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

lajme

Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur negativisht propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.

Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.

Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.

“UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.

“Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i bën propozim PDK-së: Votoni Konjufcën ose Rushitin për president, ne kalojmë ligjin për Specialen

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur një propozim të ri politik drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me qëllim zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Sipas këtij propozimi, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të kalojë në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale, me kushtin që PDK-ja të zotohet publikisht dhe zyrtarisht se do të marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në kuadër të kësaj oferte, Kurti ka përmendur dy emra konkretë si kandidatë potencialë për postin e Presidentit Glauk Konjufcen dhe Feride Rushiti

Tutje Kurti tha se i kërkon publikisht kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza që ti pergjigjet kesaj kërkese nëse duan që të shkojn tutje këto procese.

Continue Reading

Të kërkuara