Lajmet

Kurti u tregon ministrave për takimin “urgjent”, s’ndërron qëndrim për Borrellin

Ai tha se qëllimi i vetëm i këtyre takimeve duhet të jetë marrëveshja finale.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka raportuar për takimin “urgjent” që e pati të hënën në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksnadar Vuçiq.

Ai tha se qëllimi i vetëm i këtyre takimeve duhet të jetë marrëveshja finale, ndërsa përsëriti se kryediplomati evropian, Josep Borrell “hoqi dorë” nga propozimi paraprak i BE-së.

Kurti tha se ka bërë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje atë ditë, ndërsa theksoi se ishte i fundit që e lëshoi objektin e BE-së.

“Ftesa e Borellit ishte e shoqëruar me një tekst  me 4 paragrafë. Teksti bënte thirrje të fillonin bisedimet për të arritur marrëveshje para marsit. Për t’i dhënë hapësirë bisedimeve u tha të pezullonim vendimin për targa nëse Serbia nuk do të jepte më targa ilegale. Ky propozim u pranua dhe ishte e arritur e takimit. Tash pas takimit që patëm atje i cili zgjati 8 orë përfaqësuesi i BE fatkeqësisht e ndryshoi premisën e negocimit filloi të insistojë në pezullimin e gjobave për targa. Qëllimi i madh u hoq nga agjenda duke iu përshtatur Serbisë. Liderët shtetërorë thirren për marrëveshje finale. Nuk jam as polic as komandat që të merrem me çështje teknike ne jemi shtet dhe kanë shumë profesionist të zotë. Unë shkoj atje për marrëveshje finale për normalizim të marrëdhënieve. Autoret e BE e braktisën propozimin e tyre dhe takimi përfundoi. Vendimi ynë për targa nuk mund të jetë objekt negocimi, por është vendomini i Qeverisë. Po i afrohemi numrit të 2 mijë qortimeve, por dy muaj pastaj gjobitje. Gjashtë muaj është negociuar për targa në Bruksel dhe në fund kanë qenë 8 opsione. Prej 8 opsioneve, nja tri kanë qenë të përshtatshme për ne po Serbia i ka refuzuar 8 opsione. Ne nuk kënaqemi teksa gjobisim por është detyrë. Shteti ynë ka kushtetutë e ligj. Sot në Bruksel ndodhet zv.kryeministri Besnik Bislimi mbase do të ketë takim që brenda 48 orëve të arrihet dakordimi”, deklaroi ai.

Lajmet

​Gjykata spanjolle liron Dani Alves-in

Published

on

Gjykata e Lartë e Katalonjës ka rrëzuar të premten dënimin për përdhunim ndaj ish-futbollistit brazilian Dani Alves, duke arsyetuar se çështja kishte mospërputhje dhe kontradikta në dëshmitë e paraqitura.

Alves, 41 vjeç, ishte dënuar vitin e kaluar me katër vjet e gjysmë burg për përdhunimin e një gruaje në një klub nate në Barcelonë në vitin 2022. Megjithatë, gjykata e apelit vendosi se dëshmia e akuzueses nuk kishte besueshmëri të mjaftueshme, duke theksuar se mungonin prova të qarta për të mbështetur akuzën.

“Dani Alves është shumë i lumtur. Ai është i pafajshëm, kjo është demonstruar. Drejtësia ka folur,” deklaroi avokatja e tij, Ines Guardiola.

Ndërkohë, avokatja e akuzueses, Ester Garcia, paralajmëroi se do ta çojë çështjen në Gjykatën Supreme të Spanjës, proces që mund të zgjasë deri në një vit./S.K/KP/Morung Express/

 

Continue Reading

Lajmet

Caktohet data, Pogba rikthehet në fushë

Published

on

Paul Pogba është shumë pranë rikthimit në futboll pas një periudhe të gjatë mungese tha trajneri i Monacos, Adi Hütter. Ai zyrtarisht ka konfirmuar se mesfushori francez po përparon ndjeshëm.

“Fizikisht dhe mendërisht po shkon mirë. Është stërvitur për tre muaj dhe është afër kthimit në skuadër,” deklaroi Hütter.

Sipas mediave franceze, Pogba pritet të jetë i disponueshëm më 5 tetor, në ndeshjen e Ligue 1 kundër Nice në Stade Louis II.

Ndërkohë, rikthimi në sfidën e së shtunës kundër Lorient shihet më pak i mundshëm.

Ish-mesfushori i Juventusit nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare që prej 3 shtatorit 2023, kur u aktivizua ndaj Empolit.

Pak javë më vonë, ai u pezullua për doping dhe u dënua fillimisht me katër vite jashtë fushave. Megjithatë, në tetor 2024, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv uli ndalimin në 18 muaj, që skadoi më 11 mars 2025.

Pas ndarjes me Juventusin, Pogba refuzoi një transferim në MLS dhe verën e kaluar nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Monacon, e vlefshme deri më 30 qershor 2027.

Klubi monegask e ka regjistruar 31-vjeçarin edhe për Ligën e Kampionëve, ku pritet të rikthehet në tetor.

Ky rikthim do të shënojë një moment të rëndësishëm për kampionin e botës 2018, i cili synon të rifitojë formën dhe të lërë pas periudhën më të vështirë të karrierës së tij./S.K/KP/CNN/

Continue Reading

Lajmet

Aksident me fatalitet në Blagaj të Pejës

Published

on

By

Aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Blagaj të Pejës.

Raportohet nga mediat se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një katërçikletë.

Si pasojë e këtij aksidenti raportohet se janë lënduar dy persona ndërsa një tjetër ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, teksa të lënduarit janë dërguar me urgjencë për trajtim në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

KosovaPress ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Legjenda e Barcelonës njofton pensionimin nga futbolli

Published

on

Mesfushori i Inter Miami, Sergio Busquets, ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund një karriere gati 20-vjeçare.

37-vjeçari e bëri njoftimin përmes një videoje në Instagram, ku falënderoi Barcelonën, kombëtaren spanjolle, Inter Miamin, shokët e skuadrës, tifozët dhe familjen e tij.

“Ndjej se ka ardhur koha t’i them lamtumirë karrierës sime si futbollist profesionist. “Kanë kaluar pothuajse 20 vjet duke shijuar këtë histori të pabesueshme për të cilën gjithmonë kam ëndërruar”, tha Busquets.

Busquets ishte një figurë kyçe te Barcelona për 14 vite, me mbi 700 paraqitje dhe 32 trofe të fituar, përfshirë 9 tituj të La Ligës dhe 3 Liga të Kampionëve.

Me Spanjën, ai regjistroi 143 ndeshje dhe fitoi Kupën e Botës 2010 dhe Euro 2012.

“Nuk e di se sa gjatë do të luajë Busi, por mendoj se ai është një nga mesfushorët më të mirë në histori… Shpresojmë që ai do të na ndihmojë në fazën eliminatore sepse është një lojtar kyç”, tha trajneri i Inter Miami, Javier Mascherano.

Busquets, i njohur për inteligjencën taktike dhe pasimet e sakta, është aktualisht lojtari me më shumë minuta të luajtura për Inter Miami këtë sezon./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara