Lajmet

Kurti tregon se a do të ketë koalicione pas zgjedhjeve

Published

on

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të vendit, Albin Kurti ka thënë se nuk do të bëjnë koalicione pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, meqë siç tha ai, atë e kanë bërë para zgjedhjeve me Vjosa Osmanin.

Para qytetarëve në Shtime, Kurti ka thënë se synojnë më shumë se 61 deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe për këtë u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në zgjedhje këtë të diele.

E Vjosa Osmani ka thënë se ata, që sipas saj, kanë menduar për xhepat e tyre, duhet të shkojnë në opozitë të gjatë. Kurti u ka thënë qytetarëve të Shtimes se nuk do të qeverisin për t’u pasuruar.

“Numri 127 është numri i fitores, por kësaj radhe fitorja nuk është vetëm të dalim të parët se dihet që dalim ne të parët se nuk ka kush del i pari. Fitorja është 61 deputetë e më shumë, na duhet shumicë parlamentare se nuk do të bëjmë koalicione pas zgjedhjeve, ato i kemi bërë para zgjedhjeve, Vjosa Osmani dhe unë. Nuk do të qeverisim për të ju sunduar, nuk do të qeverisim për t’u pasuruar, edhe zonja Osmani edhe unë do të mbetemi siç jemi klasë e mesme, për t’u pasuruar është biznesi”, tha Kurti.

Në tubimin me qytetarë, pas ecjes në komunën e Shtimes, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani e cila në këto zgjedhje garon në listë me Lëvizjen Vetëvendosje, tha se Kosova ka nevojë të udhëhiqet nga njerëz të pastër para ligjit.

“Faleminderit që po ua dëshmoni atyre që e ndalën qeverinë e shpresës që nuk ka forcë që mund t’ju ndalë më. Faleminderit që po e dëshmoni që kurrë më nuk do të t’i lejoni që t’iu mashtrojnë. Ne i kemi bashkuar forcat me Lëvizjen Vetëvendosje, me kryeministrin tonë të ardhshëm. Më shumë se për çdo gjë tjetër Kosova ka nevojë t’i luftojë ata që e katandisën shpresën tuaj, që e shkelën çdo perspektivë për rininë tonë, e ata që menduan për xhepat e vet e asnjëherë për juve. Ata duhet të shkojnë në opozitë të gjatë sepse kanë nevojë edhe ata vet, por më së shumti ka nevojë Kosova që të udhëhiqet nga njerëz të pastër para ligjit, nga njerëz të pa korruptueshëm”, tha Osmani.

Edhe në Shtime, Albin Kurti ka folur për programin qeverisës duke theksuar shtetin ligjor, ndihmën që t’u ofrohet bizneseve dhe përkrahjen që do të marrin nga shteti gratë e fëmijët.

“Ne zotohemi para jush se në drejtimin e ardhshëm të shtetit, zonja Vjosa si presidente e unë si kryeministër nuk do të zmbrapsemi para asnjë krimineli të fuqishëm në Kosovë, por çdo kriminel, sado i fuqishëm, do të zmbrapset para drejtësisë së shtetit dhe fuqisë së ligjit”, tha ai.

Lajmet

​Salah në radarët e Al-Hilal, Liverpooli gati për një verë vendimtare

Published

on

Mohamed Salah vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, dhe ndërsa ai është i angazhuar me Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës, ku debuton kundër Zimbabvesë, nga prapaskena vijnë sinjale për interes konkret nga Al-Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi.

Sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2027 dhe mbetet një ikonë e klubit, me 250 gola dhe 117 asistime në 421 ndeshje, si dhe një listë të gjatë trofesh madhorë.

Në të njëjtën kohë, Liverpooli po shikon nga e ardhmja duke u futur fuqishëm në garë për Antoine Semenyo të Bournemouth. Sulmuesi ganez, i lindur në vitin 2000, ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë paundësh dhe po ndiqet gjithashtu nga Manchester City dhe Manchester United, çka e bën betejën për firmën e tij edhe më të ashpër.

Merkatoja saudite mbetet aktive edhe në fronte të tjera. Al-Ittihad po ndjek Nuno Tavaresin e Lazios, ndërsa dy emra të mëdhenj si Karim Benzema dhe N’Golo Kanté, me kontrata deri në qershor 2026, janë në radar të Paris FC. Interesi për Benzeman shtrihet edhe nga Benfica e Fenerbahçe, duke treguar se merkatoja e janarit pritet të sjellë lëvizje të bujshme./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Zgjatet orari i shërbimeve në Qendrat për Pajisje me Dokumente gjatë festave

Published

on

By

Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se është marrë vendim për zgjatjen e orarit të shërbimeve në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Sipas njoftimit, orari i punës do të zgjatet deri në ora 18:00 për periudhën nga 23 dhjetor 2025 deri më 15 janar 2026. Po ashtu, dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune dhe shërbimet do të ofrohen sipas të njëjtit orar të zgjatur.

“Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime për qytetarët dhe bashkatdhetarët, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit dhe kthimit të mërgimtarëve në vend. Agjencia e Regjistrimit Civil, në koordinim me njësitë përkatëse në nivel lokal, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, duke siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore, me korrektësi dhe brenda afateve të përcaktuara me ligj”, tha njoftim.

ARC mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të qasshme dhe efikase për të gjithë qytetarët.

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një person në Pejë, arratiset i dyshuari

Published

on

By

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se sot në Pejë ka ndodhur një vrasje në tentativë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas tij, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkaq personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë duke u grumbulluar të gjitha provat dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. I njëjti është identifikuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë”, tha Nikçi.

Continue Reading

Lajmet

KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Me gjashtë vota për, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme i pranishëm nuk ishte vet Kelmendi, për shkak se nuk gjendej në Kosovë, por kërkesën e tij për lirim nga pozita e ka lexuar Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Në letrën e dërguar, Kelmendi ka thënë se kërkesa për lirim nga pozita erdhi si një reflektim i vullneti të tij për të mbështetur reformën në sistemin prokruorial dhe për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes në Këshill.

Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.

Continue Reading

Të kërkuara