Lajmet

​Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Serbia të mos konsiderohet shtet normal

Published

on

Në dy vjetorin e rënies heroike të rreshterit, Afrim Bunjaku krerët shtetërorë kanë bërë homazhe në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë, ku prehet trupi i tij.

Më 24 shtator të vitit 2023, një grup serbësh të armatosur, në krye me terroristin Milan Radoiçiq, sulmuan Policinë e Kosovës. Aty mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, dhe u plagosën të tjerë.

Forcat speciale qëlluan për vdekje tre serbë, ndërkohë që pjesëtarë të grupit terrorist u larguan drejt Serbisë përmes rrugëve malore.

Për të nderuar jetën dhe veprën e heroi Afrim Bunjaku, për homazhe në këtë fshat ishin edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, kryetarë komunash, kolegë të punës si dhe bashkëqytetarë të të ndjerit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se rënia heroike e rreshterit, Afrim Bunjaku i solli Kosovës më shumë integritet territorial, sovranitet shtetëror, e sundim të rendit dhe ligjit.

Teksa kërkoi që tek institucionet e Kosovës të dorëzohen kriminelët e sulmit terrorist në Bansjkë ku mbetu i vrarë rreshteri policor, Kurti bëri thirrje tek bashkësia ndërkombëtarë që Serbinë mos të konsiderojnë si një shtet normal.

“Kosova fitoi shumë më tepër integritet territorial, sovranitet shtetëror, sundim të ligjit paqe e siguri. Prandaj, rënia heroike e Afrim Bunjakut nuk ishte e kotë, ishte një rënie e cila e ngriti Republikën e Kosovës, shtetin tonë të pavarur edhe së brendshmi por edhe në reputacionin e saj ndërkombëtarë se kemi të bëjmë me një shtet qe i del zot vetvetes dhe që ka policë që sakrifikohen për të mbrojtur qytetarët pa dallim… Në njërën ai mësyu i pari drejt bllokadës në Banjskë të Zveçanit dhe këtë e bëri si një polic me përvojë… Ai nuk lejoi që policët tjerë që ishin më të rinj se ai t’ia mësynin bllokadës që ishte në rrugë nga kamionët e grupit paramilitar të Serbisë të udhëhequr nga Radoiçiqi… Ne tash i bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të mos e konsiderojnë Serbinë shtet normal përderisa ajo nuk i dorëzon kriminelët e Serbisë të organizuar dhe udhëhequr nga Milan Radoiçiq dhe të financuar e mbështetur nga Beogradi zyrtar. Aktakuza përfshinë 45 persona, këta duhet t’i dorëzohen menjëherë shtetit të Kosovës”, tha ai.

Sot, bëhen dy vjet nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, sulm ky i kryer nga një grup paraushtarak, të armatosur me artileri të rëndë. Përgjegjësinë kryesore për këtë sulm terrorist e mori nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Sulmi terrorist i ndodhur para dy vitesh kishte synim aneksimin e veriut të Kosovës.

Ndonëse, ngritja e aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës u bë më 11 shtator të vitit 2024, të lirë ende vazhdojnë të jenë 42 të akuzuarit për këtë sulm në krye me Milan Radoiçiqin, ndërsa tre të akuzuarit tjerë të arrestuar nga Policia e Kosovës po ballafaqohen me drejtësinë.

Për 42 të akuzuarit që janë në arrati për këtë sulm terrorist Gjykata Themelorë në Prishtinë ka lëshuar letër rreshtim ndërkombëtar.

Gjykimi ndaj Blagojr Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, ka filluar më 17 prill të këtij viti, ndërsa që të tre të akuzuarit e kanë mohuar fajësinë./D.B/KP

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara