Lajmet

​Kurti: Targat RKS po qarkullojnë lirshëm nëpër territorin e Serbisë

Ai theksoi se kjo situatë e re i shërben lëvizjes së lirë e të lehtësuar ndërmjet dy shteteve.

Published

on

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se vendimi për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë, ka ardhur pasi është zbatuar në Serbi vendimi për targat RKS.

Kurti theksoi se nga raporti i Policisë së Kosovës është njoftuar se nuk ka pasur incidente në Serbi për ata që kanë kaluar kufirin me targat RKS

“Targat RKS qarkullojnë lirshëm e hapur nëpër territorin e Serbisë. Në mbledhjen e fundit të qeverisë për vitin 2023, mbajtur më 27 dhjetor, pata kërkuar raportim lidhur me zbatimin e vendimit nga autoritetet e Serbisë për lejimin e lëvizjes së lirë të automjeteve me targa RKS në territorin e Serbisë nga data 1 janar 2024. Nga raporti i policisë sonë e cila ka monitoruar gjithçka me shumë vëmendje jemi njoftuar që kemi zbatim të plotë, dhe se nuk ka pasur incidente a pengesa. Andaj, bazuar në parimin e reciprocitetit si një premisë e rregullimit të marrëdhënieve të shteteve të pavarura, mbrëmë morëm vendim që njësoj të lejohen edhe automjetet që vijnë nga ana tjetër e kufirit me targa të Serbisë. Ky vendim i yni nis të zbatohet me t’u publikuar në Gazetën Zyrtare. Në rast se Policia e Kosovës ndërkohë pranon raportime nga terreni për ndryshim të qasjes a sjelljes nga autoritetet e Serbisë për lejimin e lëvizjes së lirë të automjeteve me targa të Republikës së Kosovës në territorin e Serbisë, apo pengimin e lëvizjes së lirë në çfarëdo forme, ne do të njoftohemi me kohë dhe do të veprojmë”, shkroi Kurti.

Ai theksoi se kjo situatë e re i shërben lëvizjes së lirë e të lehtësuar ndërmjet dy shteteve.

“Por ky vendim fillimisht po vjen pas përdorimit dy vjeçar të çështjes së targave si pretekst nga ana e Serbisë për të tensionuar situatën e sigurisë në veri të vendit tonë; dhe, tash së fundmi, si përpjekje për të ulur kritikat nga bashkësia ndërkombëtare mbi Serbinë pas parregullsive dhe mashtrimeve në zgjedhjet e 17 dhjetorit atje (sidomos në Beograd)”, shkroi tutje ai.

Shefi i qeverisë theksoi se çështja e targave në Kosovë në shtator të vitit 2021, përdorej për të kërcënuar Kosovën e rajonin edhe përmes aeroplanëve rusë Mig-29 të ngritur në qiell përreth kufirit dhe duke tentuar destabilizim në veri të vendit veçanërisht nëpërmjet 16 barrikadave të cilat ishin ngritur rrugëve të katër komunave veriore për tri javë rresht në dhjetorin e vitit 2022.

“Kurse në dhjetorin e vitit që porsa lamë pas 2023, ky vetëdiciplinim i Serbisë përdoret për të ulur presionin nga perëndimi demokratik (Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar) mbi Serbinë për zgjedhjet e manipuluara e jodemokratike, por edhe për të mbuluar refuzimin zyrtar të Marrëveshjes Bazike të Brukselit që i ka bërë letra e Kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq drejtuar Këshillit të BE-së me 13 dhjetor, e për të maskuar përgjegjësinë e tyre lidhur me sulmin terrorist e kriminal në Banjskë të Zveçanit me 24 shtator 2023. Kështu duhet të lexohet ky veprim i Serbisë: manovër e një pushteti jodemokratik për mbijetesë vetjake. Gjatë gjithë kësaj kohe, qëndrimi ynë për sa i përket çështjes së targave ka qenë i mbështetur në parimin e reciprocitetit, të standardeve ligjore të Bashkimit Evropian që rregullojnë lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe të automjeteve. Do të vazhdojmë të jemi parimor dhe konstruktiv”, përfundoi Kurti.

Lajmet

Sekretari gjerman i Mbrojtjes vlerëson lart përkushtimin dhe profesionalizmin e ushtarëve të KFOR-it

Published

on

By

Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë, Jan Stoss, e ka realizuar një vizitë në Kosovë ku ka takuar ushtarët gjermanë që veprojnë në kuadër të KFOR-it.

Pas pritjes dhe informacioneve të ofruara nga i Ngarkuari me Punë, Christian Böttcher, ai vizitoi Kampin Film City, ku u prit nga Koloneli Müller, Komandanti i kontingjentit gjerman.

Gjatë vizitë aty, sekretari i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, shprehu mirënjohjen e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e burrave dhe grave që shërbejnë në KFOR, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ai gjithashtu mori njohuri të vlefshme mbi operacionet e përditshme të trupave dhe sfidat me të cilat ata përballen në terren.

Continue Reading

Lajmet

Andrew Gordon zyrtarizohet te Vëllaznimi

Published

on

KB Vëllaznimi ka prezantuar përforcimin më të ri në radhët e saj, ku Andrew Gordon, është rikthyer në basketbollin kosovar, kësaj radhe për të veshur fanellën kuqezi të skuadrës gjakovare.

Gordon është emër i njohur për adhuruesit e basketbollit në Kosovë, falë paraqitjeve të shkëlqyera me Trepçën, me të cilën u aktivizua për dy edicione dhe arriti të fitojë trofe në basketbollin vendor.

Përvoja e tij profesionale është e pasur, pasi përveç Kosovës ka luajtur edhe në Bullgari, Uruguai, si dhe së fundmi në Britaninë e Madhe me skuadrën Caledonia Gladiators.

Në karrierën e tij, Gordon ka qenë pjesë e dy universiteteve të njohura amerikane, West Virginia Mountaineers dhe Louisiana Tech Bulldogs, duke ndërtuar një profil të fortë si lojtar i pozitës së qendrës.

Me ardhjen e Gordonit, Vëllaznimi synon të forcojë repartin e brendshëm dhe të rrisë ambiciet për objektivat e sezonit. Klubi i ka uruar mirëseardhje lojtarit amerikan, me shpresën për suksese dhe trofe të përbashkëta./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin Bonifacio VIII në Anagni

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u nderua mbrëmë në Anagni, qytetin e Papëve, me Çmimin Bonifacio VIII, i ndarë nga Akademia Bonifaciana, në vlerësim të angazhimit të saj institucional për paqen, si dhe kontributit të vazhdueshëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndërfetar.

Ky vlerësim i lartë pasqyron frymën dhe misionin e Akademisë Bonifaciana, një institucion prestigjioz që vendos në themel të veprimtarisë së tij drejtësinë, dinjitetin njerëzor dhe paqen. Çmimi Bonifacio VIII u është ndarë më herët personaliteteve të shquara botërore, përfshirë edhe Shenjtërinë e Tij, Papa Gjon Palin II.

Me këtë rast, Presidentja Osmani theksoi se ky çmim përforcon më tej përkushtimin e saj ndaj këtyre vlerave universale dhe të përhershme, të cilat udhëheqin vizionin dhe veprimin institucional të Republikës së Kosovës në ndërtimin e paqes, dialogut dhe mirëkuptimit ndërmjet popujve.

Continue Reading

Lajmet

​Kurti: Bruto produkti vendor vitin e ardhshëm do të jetë 12 miliardë euro

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se Kosova është më e sigurt dhe më e fortë ekonomikisht se pesë vjet më parë.

Para përfaqësuesve të më shumë se 200 bizneseve, Kurti premtoi se do të vazhdojnë me mbështetje dhe më pak burokraci për bizneset.

Borxhi jonë publik është më i vogli në rajon. Rritja ekonomike mbi 4 për qind, sektori bankar përgjithësisht i kanalizuar mirë, këto nuk janë vetëm numra por edhe garanci për juve, ky stabilitet nuk janë llukës politik por themeli mbi të cilin ka zhvillim ekonomik. Ky progres është për të gjithë shqiptarët dhe komunitetet tjera. Në këtë kontekst, roli i sektorit privat është kyç. Bruto produkti vendor ka kaluar për herë të parë pragun prej 10 miliardë euro, sivjet është 11 miliardë euro, vitin e ardhshëm 12 miliardë euro“, u shpreh ai.

Kështu u shpreh ai në konferencën vjetore të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ku do të prezantohen Performanca Industriale 2025 dhe Planet për Mbështetjen e NVM-ve në vitin 2026.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar mbetet sfidë.

Continue Reading

Të kërkuara