

Aktualitet
Kurti takon përfaqësuesit e AAK-së, flasin për vettungun
AAK u përfaqësua nga ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.
Published
3 years agoon
By
UBT newsNë takim me kryeministrin Kurti për Vettingun, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është përfaqësuar nga ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ku u paraqit qëndrimi që i jep përkrahje këtij procesi.
“Sidoqoftë, AAK nuk ka besim që procesi të ketë sukses pa koncensus të plotë të brendshëm politik, pa përfshirjen e KGJK dhe KPK, pa mbështetjen e ShBA dhe BE dhe pa përfilljen në përpikmëri të qëndrimeve të Komisionit të Venedikut”, thuhet në një komunikatë të AAK-së.
Bota
BE i akordon 202 milionë euro ANP dhe UNRWA për shërbime thelbësore
Published
24 minutes agoon
June 23, 2025By
UBTnews
Komisioni Evropian ka ndarë një total prej 202 milionë eurosh për Autoritetin Palestinez (PNA) dhe Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) për të siguruar shërbime thelbësore në Rripin e Gazës.
Këto janë shpërndarjet e para të paketës prej 1,6 miliardë eurosh për vitet 2025-2027 të shpallura në prill.
Shuma përfshin një kontribut prej 150 milionë eurosh në PNA për të mbështetur arsimin, kujdesin shëndetësor dhe pagesën e pagave të stafit të sektorit publik në këmbim të vazhdimit të reformave të dakorduara.
Pjesa e mbetur prej 52 milionë eurosh është caktuar për UNRWA për të ofruar ndihmë humanitare, arsimore dhe shëndetësore për refugjatët palestinezë në Rrip, Bregun Perëndimor dhe vendet pritëse, përfshirë Jordaninë, Libanin dhe Sirinë.
“Mbështetja jonë për popullin palestinez mbetet konstante. Me këtë ndarje, ne riafirmojmë angazhimin tonë të fortë politik dhe financiar. BE-ja është thellësisht e shqetësuar nga situata katastrofike humanitare në Gaza dhe kushtet e përkeqësuara në Bregun Perëndimor”, theksoi Komisionerja Evropiane për Mesdheun, Dubravka Suica, duke përsëritur nevojën për “një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, bazuar në një zgjidhje të negociuar me dy shtete”./atsh
Bota
Putin dënon sulmin ndaj Iranit, por nuk ofron mbështetje për aleatin kryesor
Published
58 minutes agoon
June 23, 2025By
UBTnews
Presidenti rus, Vladimir Putin, e dënoi të hënën sulmin ndaj Iranit si “të paarsyeshëm” dhe “të paprovokuar” gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, por nuk shpalli asnjë mbështetje konkrete për aleatin kyç të Moskës në Lindjen e Mesme.
Moska është një aleate e rëndësishme e Iranit, por nuk ka dalë fuqishëm në mbështetje të Teheranit, ndonëse Shtetet e Bashkuara goditën fundjavën që lamë pas objektet bërthamore iraniane.
“Ky agresion i paprovokuar ndaj Iranit është i pajustifikueshëm”, tha Putin në fillim të takimit.
Putin nuk i përmendi drejtpërdrejt sulmet amerikane, duke folur në mënyrë të përgjithshme për “goditje” ndaj Iranit, megjithëse Kremlini kishte deklaruar më herët të hënën se i dënonte dhe i vinte keq për sulmet e SHBA-së.
“Ka një përshkallëzim të ri të tensioneve në rajon, dhe ne sigurisht e dënojmë këtë dhe shprehim keqardhje të thellë në këtë drejtim”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, para se Putin të takonte Araghchin në Kremlin.
Putin është përpjekur të paraqitet si ndërmjetës mes Iranit dhe Izraelit – një ide që u hodh poshtë javën e kaluar nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Araghchi i tha Putinit se Rusia ka qenë një “partnere dhe bashkudhëtare” e Iranit dhe vlerësoi marrëdhëniet mes Teheranit dhe Moskës si “shumë të ngushta dhe afatgjata”.
“Irani po ushtron të drejtën legjitime për vetëmbrojtje ndaj këtyre agresioneve”, shtoi ai.
Serhiy Danylov, zëvendësdrejtor i Qendrës për Studime të Lindjes së Mesme, tha për projektin e Radios Evropa e Lirë, Current Time, se në Iran po rritet zhgënjimi dhe pakënaqësia ndaj Rusisë – si brenda elitës politike, ashtu edhe në mesin e qytetarëve të zakonshëm.
Sipas tij, Rusia perceptohet si një vend që tregton interesat e Iranit, dhe ky perceptim është i saktë. Rusia shihet si tradhtare – një vend që bëri premtime, por nuk i përmbushi ato.
“Tani, qartazi, iranianët do të kërkojnë, për shembull, municion për sistemin mbrojtës ajror Pantsir-S1, që e përdorin në mënyrë aktive, dhe që është një nga të paktat kapacitete që u kanë mbetur. Do të kërkojnë raketa për mbrojtje ajrore, apo pajisje të përgjithshme për mbrojtje nga ajri – por nuk do të marrin asgjë. Ndoshta ndonjë sasi municioni mund të mbërrijë përmes detit, por në përgjithësi, Rusia nuk mund të bëjë asgjë për Iranin tani. Në fakt, nuk besoj se ka ndonjë dëshirë të bëjë – sepse për Rusinë, marrëdhënia me Donald Trumpin është shumë më e rëndësishme sesa ajo me Iranin”, tha Danylov.
Që prej sulmeve izraelite më 13 qershor, të cilat nxitën një kundërpërgjigje iraniane me raketa dhe dronë, Rusia nuk ka ofruar publikisht ndihmë ushtarake për Teheranin.
Putin dhe zyrtarë të tjerë rusë kanë minimizuar, gjithashtu, rëndësinë e marrëveshjes së gjerë për partneritet strategjik, të nënshkruar muaj më parë me Iranin, duke theksuar se nuk është një pakt për mbrojtje të ndërsjellë.
“Rusia po bën përpjekje për të ndihmuar popullin iranian”, tha Putin gjatë takimit, pa dhënë hollësi të mëtejshme.
I pyetur se çfarë mbështetjeje specifike mund të ofronte Rusia, Peskov tha për gazetarët: “Gjithçka varet nga nevojat e Iranit. Ne kemi ofruar shërbimet tona si ndërmjetës”.
Ai shtoi gjithashtu se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit nuk do të ndikojnë në marrëdhëniet dypalëshe mes Moskës dhe Uashingtonit, duke i quajtur ato “çështje të ndryshme”.
Putin tha javën e kaluar se Irani nuk ka kërkuar ndihmë nga Rusia./REL/

Izraeli ka goditur një nga objektivat më të ndjeshëm dhe simbolikë brenda territorit iranian, burgun famëkeq Evin në Teheran. Sipas raportimeve fillestare, sulmi ajror është kryer nga forcat izraelite në orët e para të mëngjesit dhe, ndonëse ende nuk ka të dhëna të konfirmuara për viktima apo nivelin e dëmeve, vetë fakti që burgu Evin është vënë në shënjestër përbën një hap dramatik dhe të pashembullt në natyrën e konfliktit.
Burgu Evin është i njohur ndërkombëtarisht si qendra ku regjimi iranian mban të burgosur politikë, disidentë, aktivistë dhe të akuzuar për spiunazh. Sulmi ndaj tij nuk është vetëm ushtarak, por bart një mesazh të fortë politik, duke goditur zemrën e aparatit të sigurisë dhe represionit të brendshëm të regjimit iranian.
Në një deklaratë të shkurtër, Ministria e Mbrojtjes së Izraelit tha: “Diktatori iranian do të ndëshkohet me forcë të plotë për sulmin ndaj frontit të brendshëm izraelit,” duke lënë të kuptohet se ky ishte vetëm fillimi i një fushate më të gjerë kundër infrastrukturës ushtarake dhe politike të Iranit.
Goditja e burgut famëkeq vjen menjëherë pas një serie sulmesh me raketa dhe dronë të lëshuar nga Irani drejt territorit izraelit, si kundërpërgjigje ndaj goditjeve amerikane mbi centralet bërthamore iraniane.
Përveç burgut Evin, Izraeli ka shënjestruar gjithashtu selinë e sigurisë së Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Sheshin e Palestinës dhe bazat e forcave paraushtarake Basij, përgjegjëse për kontrollin e brendshëm dhe shtypjen e protestave. Goditja e këtyre objektivave tregon se Tel Avivi po përpiqet të çmontojë jo vetëm kapacitetin ushtarak të Iranit, por edhe infrastrukturën që mban të palëkundur pushtetin e regjimit në Teheran.
Bota
Shefi i IAEA thotë se priten “dëme shumë të mëdha” në centralin Fordo të Iranit
Published
2 hours agoon
June 23, 2025By
UBTnews
Bombardimet nga Shtetet e Bashkuara ka gjasa të kenë shkaktuar “dëme shumë të mëdha” në zonat nëntokësore të centralit për pasurimin e uraniumit Fordo në Iran, i cili është i ndërtuar nën tokë brenda një mali, edhe pse ende nuk dihet shkalla e plotë e dëmeve, tha të hënën shefi i vëzhguesit bërthamor të OKB-së, Rafael Grossi.
Shtetet e Bashkuara hodhën të dielën bombat më të mëdha konvencionale nga arsenali i tyre mbi objektet bërthamore iraniane, duke përdorur për herë të parë në luftë bombat që depërtojnë thellë në bunkerë, në përpjekje për t’i shkatërruar centralet për pasurimin e uraniumit, përfshirë edhe atë Fordo.
“Në këtë kohë, askush, përfshirë IAEA-n, nuk është në gjendje t’i ketë vlerësuar plotësisht dëmet nëntokësore në Fordo”, tha Grossi në një deklaratë drejtuar një mbledhjeje emergjente të Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike.
IAEA-ja nuk ka qenë në gjendje të kryejë inspektime në Iran që nga fillimi i sulmeve ushtarake izraelite mbi objektet bërthamore më 13 qershor.
“Duke pasur parasysh ngarkesën shpërthyese të përdorur dhe ndjeshmërinë e lartë të centrifugave ndaj dridhjeve, pritet që dëmet të jenë shumë të mëdha”, shtoi Grossi.
Përveç shkallës së dëmeve në sallat nëntokësore të pasurimit të Fordos, një nga pikëpyetjet kryesore është gjendja e rezervave të uraniumit të pasuruar, veçanërisht të më shumë se 400 kilogramëve uranium i pasuruar deri në 60 për qind pastërti. Kjo përqindje është një hap larg rreth 90 përqindëshit që shihet si shkalla e nevojshme për të zhvilluar armë bërthamore.
Sipas matjeve të IAEA-s, kjo sasi do të mjaftonte, nëse pasurohet më tej, për të prodhuar nëntë armë bërthamore. Megjithatë, Irani pohon se qëllimet e tij janë paqësore dhe se nuk synon të prodhojë armë atomike.
Irani njoftoi gjithashtu IAEA-n më 13 qershor se do të ndërmerrte “masa të veçanta” për të mbrojtur materialet dhe pajisjet e tij bërthamore që janë nën të ashtuquajturat masa mbikëqyrjeje të IAEA-s, të parashikuara nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, tha Grossi.
“Në përgjigjen time po atë ditë, theksova se çdo transferim i materialit bërthamor nga një objekt i mbikëqyrur në një vend tjetër në Iran duhet të deklarohet te agjencia”, tha Grossi.
Ai shtoi se “çdo masë e veçantë nga Irani për të mbrojtur materialet dhe pajisjet e tij bërthamore … mund të bëhet në përputhje me detyrimet e tij ndaj masave mbikëqyrëse … Kjo është e mundur”./REL/

KQZ: Më 3 korrik fillon afati për përmirësimin e Listës Votuese dhe largimin e personave të vdekur

BE i akordon 202 milionë euro ANP dhe UNRWA për shërbime thelbësore

Inteligjenca artificiale e WhatsApp-it ndan aksidentalisht numrat privatë të përdoruesve

Njësia A5 e TC Kosova A rikthehet në operim

Putin dënon sulmin ndaj Iranit, por nuk ofron mbështetje për aleatin kryesor

Futbollisti kosovar merr rrugën e gyrbetit: Po iku në Gjermani, jo nga qefi por sistemi mi mbylli dyert

Udhëtimi i Katy-t në hapësirë është një ndër arsyet e krizës në lidhjen me Orlando-n?

Izraeli sulmon burgun famëkeq në Teheran

Shefi i IAEA thotë se priten “dëme shumë të mëdha” në centralin Fordo të Iranit
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet2 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT3 weeks ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT3 weeks ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore