Lajmet

​Kurti takon komandantin e ri të KFOR-it: Të shtohet siguria në kufirin me Serbinë

Kurti theksoi që është i interesuar për bashkëpunim të fortë, takime të shpeshta dhe komunikim të rregullt me Komandantin e KFOR-it.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Ozkan Ultutas, për të biseduar për situatën e sigurisë në vend. Temë qendrore e takimit ishte situata e sigurisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Kosovë.

Në komunikatë thuhet se Kurti ka kërkuar të shtohet siguria në kufirin me Serbinë.

“Kryeministri theksoi që ky sulm terrorist ka vënë në pah nevojën për rritjen e sigurisë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Sasia e madhe e armatimit dhe municionit ushtarak të konfiskuar është prodhuar në Serbi. Edhe ushtrimet luftarake të paramilitarëve që kryen terror e vrasje në Banjskë të Zveçanit janë kryer në Serbi. Atje Kosova nuk ka jurisdiksion prandaj nevojitet edhe një hetim ndërkombëtar në Serbi mbi përgatitjet, furnizimin dhe orkestrimin e këtij sulmi”, citohet Kurti në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Po ashtu Kurti theksoi që është i interesuar për bashkëpunim të fortë, takime të shpeshta dhe komunikim të rregullt me Komandantin e KFOR-it.

Në njoftim thuhet se kryeministri e mirëpriti shtimin e numrit të trupave të KFOR-it, në përgjigje të sulmit terrorist nga ana e Serbisë në Kosovë, duke theksuar që kjo prezencë e shtuar duhet të koncentrohet në ruajtjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, prej nga edhe ka hyrë armatimi i Serbisë dhe nga vjen kërcënimi për Kosovën.

“Ruajtja e kufirit nënkupton po ashtu mbylljen e rrugëve ilegale, prandaj edhe është i domosdoshëm bashkëpunimi më i madh me Policinë e Kosovës. Kryeministri Kurti po ashtu theksoi nevojën që në veri të vendit të ofrohen shërbime të rregullta për qytetarët nga institucionet e Kosovës, prandaj duhet të garantohet liria e lëvizjes”, thuhet në njoftim.

Aktualitet

​Spanja kërkon përjashtimin e Izraelit nga garat sportive

Published

on

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka bërë thirrje që Izraeli të përjashtohet nga ngjarjet sportive ndërkombëtare për aq kohë sa vazhdon ofensiva e tij në Gaza.

Deklarata erdhi pas ndërprerjes së parakohshme të garës së çiklizmit Vuelta a España në Madrid, ku protestues pro-palestinezë bllokuan itinerarin.

Sánchez tha se Izraeli nuk duhet të përdorë sportin për të zbardhur barbarizmin e tij dhe shprehu admirim të thellë për protestuesit paqësorë.

Ai shtoi se ngjarjet në Madrid duhet të nxisin një debat global mbi pjesëmarrjen e Izraelit në sport.

Ndërkohë, opozita konservatore në Spanjë e akuzoi kryeministrin për nxitje trazirash dhe njollosje të imazhit të vendit, ndërsa qeveria izraelite e cilësoi qëndrimin e tij si “anti-Izrael dhe antisemit”, raporton The Guardian.

Protestat tërhoqën mbi 100 mijë njerëz, ku pati përplasje me policinë dhe dhjetëra të lënduar. Një sondazh i fundit tregoi se shumica e spanjollëve mbështesin qëndrimin kritik të qeverisë ndaj Izraelit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Sveçla mungon, dështon seanca gjyqësore për gazin lotsjellës në Kuvend

Published

on

By

Seanca gjyqësore lidhur me çështjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, ka dështuar për shkak të mungesës së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe deputetëve Fitore Pacolli dhe Salih Zyba. Derisa e pranishme në gjykatore ishte ish-deputetja Drita Millaku.

Të pranishëm në këtë seance ishin avokatët e të akuzuarve.

Kryetari i trupit gjykues, Sabit Sadiku tha se seanca nuk mund të mbahet për shkak të mungesës së tre të akuzuarve për hedhjen e gazit lotsjellës.

Sadiku tha se në seancat e tjera, ku nuk kërkohet shtyrja e seancave për arsye të ndryshme, të akuzuarit mund të detyrohen që të marrin pjesë.

Përveç kësaj, njoftoi se seancat e tjera gjyqësore do të mund të zhvillohen pa praninë e të akuzuarve.

Seanca e radhës u tha se do të mbahet me 31 tetor 2025, në orën dhjetë.

Aktakuza ndaj tyre është ngritur më 26.07.2019.

Sipas Prokurorisë hedhja e gazit lotsjellës kishte pamundësuar vazhdimin e seancës së Kuvendit dhe të gjithë deputetët ishin detyruar ta lirojnë sallën./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Williams: Nuk ia kemi aspak frikën Arsenalit

Published

on

Kapiteni i Athletic Bilbaos, Inaki Williams, tha se skuadra e tij nuk ka frikë përpara ndeshjes hapëse të Ligës së Kampionëve kundër gjigantëve të Premier League, Arsenalit.

Ekipi bask, i cili ka vetëm lojtarë të lindur në rajon, është rikthyer në garën më të madhe të Evropës për herë të parë që nga viti 2014, duke u kualifikuar vetëm për herë të tretë në historinë e tyre.

“Shumë prej nesh mezi presin të debutojnë në Ligën e Kampionëve. Për vite me radhë, kemi luftuar për një ditë si nesër dhe duam ta zhvillojmë ëndrrën tonë”, u tha Williams gazetarëve.

“Nuk kemi frikë nga askush; do të jetë një ndeshje vërtet e bukur.”, theksoi ai.

Trajneri i atletikës, Ernesto Valverde, e lavdëroi homologun e tij të Arsenalit, Mikel Arteta, përpara ndeshjes.

“Ai është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe po tregon se çfarë mund të bëjë te Arsenali”, tha Valverde./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Prezantohet skema e granteve për energji të pastër për bizneset prodhuese

Published

on

Është bërë prezantimi i skemës së granteve për energji të pastër ku mori pjesë edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti i cili përmendi dhe dy prioritetet e qeverisë me të cilën edhe udhëheqi për katër vite.

“Shumë prej jush që jeni të pranishëm e qindra prodhues të tjerë tashmë i keni hapur dyert për linja automatike për robot e për pajisje të reja falë 100 milion euro kredive investuese të subvencionuara për 379 ndërmarrjet dhe 12 milionë euro të tjera për 440 biznese të cilat e zgjeruan kapacitet pa e rrezikuar bilancin. Për këtë jemi siguruar që të shfrytëzojmë edhe përkrahjen e mërgatës sonë përmes emitimit të boneve të thesarit në vlerë prej 10.4 milionë euro të cilët kanë mundësuar investimet për prodhuesit vendor. Si vazhdimësi e investimeve që kemi bërë deri më tani skema të cilën po e prezantojmë sot është reflektim i dy prioriteteve të qeverisë sonë. E para përkrahjes së sektorit privat e veçanti të prodhuesit dhe rritjes së konkurrueshmërisë së produkteve vendore dhe e dyta, rritjes së efiçiencës së energjisë e cila po ashtu ndërlidhet ngushtë me uljen e kostos së prodhimit dhe rritjes së konkurueshmërisë në tregun vendor e ndërkombëtar”, tha mes tjerash Kurti.

Ndërsa ministrja në detyrë e ekonomisë, Artane Rizvanolli tregoi më shumë detaje për këtë skemë.

“Jemi të gatshëm që të zbatojmë këto skema të reja me një bashkëpunim të ngushtë që siguron një bashkëpunim të ngushtë nga ministritë relevante, nga njëra anë ajo e Ministrisë së Tregtisë dhe në anën tjetër ajo e Ekonomisë dhe kjo skemë vjen në një moment kyç kur në Kosovë po zbatohet faza e dytë e liberalizimit të tregut ku mbi 700 kompani tashmë operojnë në treg të liberalizuar dhe kjo është mënyra jonë për të siguruar që ata që prekën më së shumti pra bizneset prodhuese, pra që janë dhe shtylla kryesore të kenë përkrahjen e duhur  për të bërë investime që janë të dobishme për ta dhe për ekonominë e Kosovës në shumë mënyra, duke përfshirë këtu rritjen e konkurrueshmërisë, uljen e kostos, ndikimin në uljen e importit si dhe të ketë biznese më të gjelbra dhe më konkurrueshme në Evropë sot dhe në të ardhmen”, tha Rizvanolli.

“Skema e granteve për energji të pastër  do të ofrojë deri në 20 mijë euro grant për një masë të vetme ose deri në 25 mijë euro nëse kombinohen dy masa, ndërsa mbi afatet e aplikimit mund të gjinden në faqen e Ministrisë së Ekonomisë, KIESA dhe MINT”, tregoi Rizvanolli.

E pranishme ishte edhe ministrja MINT-it në detyrë, Rozeta Hajdari dhe ambasadori i Luksemburgut në Prishtinë, Sh.T. Eric Dietz./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara