Lajmet

Kurti: Sulmi në Iber-Lepenc na bëri me dije të forcohemi në aspektin energjetik

Published

on

Për herë të parë në Kosovë sot është hapur ankandi i parë i erës me një kapacitet prej 100 MW. Ky ankand është hapur nga Ministria e Ekonomisë dhe mbështetur nga Korporata Ndërkombëtare Financiare si dhe USAID.

Gjatë ceremonisë hapëse të këtij ankandi u tha se Kosova po tregon se është e gatshme të kaloj në energji të pastër.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se këtë vit të suksesshëm në sektorin energjetik po e përmbyllin me hapjen e ankandit të parë të erës. Sipas tij, rritja ekonomike në vend duhet të shoqërohet me ndërtim të kapaciteteve të reja energjetike.

Ekonomia jonë po rritet me ritmin më të shpejt në rajon me rritje të Bruto Produktit Vendor prej 6.36 për qind mesatarisht tri vitet e fundit 2021-2023. Sot në krahasim me fillimin e mandatit tonë qeverisës kemi dyfishim të eksporteve dhe më shumë se dyfishim të investimeve të huaja direkte… Kjo rritje ekonomike duhet të shoqërohet edhe me ndërtim të kapaciteteve të reja energjetike, në politikat e energjisë si në çdo vendim të qeverisë tonë jemi përkushtuar për një Kosovë e cila teksa rritet e zhvillohet nga parimi i drejtësisë, drejtësisë ekonomike, drejtësisë shoqërore dhe mjedisore”, deklaroi kryeministri Kurti.

Kryeministri, Kurti u shpreh se sulmi ndaj infrastrukturës në kanalin e Iber-Lepencit dëshmoi se Kosova duhet të forcohet në aspektin energjetik.

Kurti tha se Kosova është me fat se ka kapacitete të mëdha për energji të ripërtritshme e veçanërisht për atë të erës.

Edhe tash para këtij ankandi që po e lansojmë u përballëm me një rikujtim të ngjashëm, sulmi kinetik ndaj infrastrukturën kritike në kanalin Iber-Lepenc për furnizim me ujë dhe energji na e bëri me dije se sa është e rëndësishme që ne të forcohemi edhe në kuptimin energjetik të qeverisjes dhe jetës sonë. Andaj diversifikimi dhe shumëfishimi i burimeve të energjisë përmes energjisë së ripërtritshme nuk është vetëm zgjidhje për zhvillimin e sektorit energjetik dhe ekonomik, por edhe domosdoshmëri për të mbrojtur pavarësinë energjetike të Kosovës. Këtu jemi me fat Kosova ka kapacitet të madh për energji të ripërtritshme me rrezatim të bollshëm për energji të diellit dhe erërat të forta në malet tona për energji të erës”, theksoi Kurti.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli theksoi se Kosova ka kapacitete që mundësojnë prodhimin e energjisë me erë. Ajo garantoi një garë transparente, ku siç tha ajo përfituesi kryesor do të jetë qytetari i Kosovës.

Kërkesa jonë për energji që është veçanërisht në orët e mbrëmjes dhe veçanërisht gjatë muajve të ftohtë përkojnë shumë mirë me profilin e prodhimit të energjisë nga era. Andaj, ky lloj projekti është veçanërisht i rëndësishëm për gjenerimin dhe ekonominë tonë. Sot po e lansojmë fazën e parakualifikimit të ankandit të erës e cila do të pasoj nga faza e ofertave financiare. Që nga sot e deri në përzgjedhjen e ofertuesit me çmim më të ulët kemi përpara një garë mes kompanive të kualifikuara e të motivuara për investime domethënëse në Kosovë. Këtë garë zotohemi ta udhëheqim në mënyrë të drejtë e transparente siç kemi bërë edhe në ankandin e parë në mënyrë që të sigurohemi që pavarësisht se cili do të jetë konzorciumi që përzgjedhjet përfundimisht për ndërtimin e parkut të erës, fituesi më i madh përfundimisht të jetë qytetari i Kosovës me çmim të përballueshëm, energji të pastër, energji të sigurt dhe përballueshmëri”, tha ministrja Rizvanolli.

Zëvendës ambasadori gjerman në Kosovë, Martthias Conrad u shpreh se Kosova po tregon që është e gatshme të kaloj në energji të pastër.

Ai tha po ashtu se shteti gjerman e ka mbështetur këtë projekt me 800 mijë dollarë.

Ky është një hap i madh për të krijuar një të ardhme miqësore për dy arsye, e para 100 MË është një sasi domethënë e prodhimit dhe energjisë së pastër dhe kjo e ndryshon këtë përzierjen e prodhimit të energjisë në Kosovë dhe kjo tregon se Kosova e gatshme të kaloj nga prodhimi i energjisë të ndotur në energji të pastër. Dhe me këtë Kosova tregon se beson që do të jetë partneri kryesor për të punuar në energji të pastër. Ky është një drejtim i duhur dhe përgëzoj qeverinë e Kosovës për këto vendime”, theksoi Conrad.

Drejtori Regjional për Ballkanin Perëndimor i Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), Nicolas Marquier u shpreh se hapja e ankandit të erës është hap i rëndësishëm drejtë një të ardhme të qëndrueshme.

Marquier theksoi se me këto kapacitete shtesë të energjisë së erës do të mbulohet rreth 4 deri në 6% e kërkesës për energji.

Ky momentum përfaqëson jo vetëm përparimin në sektorin e energjisë, por edhe një hap të rëndësishëm drejtë një të ardhme të qëndrueshme dhe të gjelbër për vendin tuaj dhe Evropën. Ne jemi të përkushtuar të punojmë ngushtë me Kosovën për të sfiduar problemet socio-ekonomike, ky projekt i veçantë synon të rris ndërtimin e kapaciteteve të energjisë së erës duke 137 në 237 MW që do të mbuloj rreth 4-6 për qind të kërkesës së përgjithshme të Kosovës për energji”, thotë ai.

Vendi

LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend

Published

on

By

Derisa në Kuvend po vazhdon seanca e jashtëzakonshme për çmimin e naftës, as kryeministri, asnjë ministër e asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është paraqitur në sallë.

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, kritikoi ashpër këtë bojkot, duke thënë se për një çështje kaq të rëndësishme për qytetarët, pushteti ka zgjedhur të mos marrë pjesë. Ajo ironizoi me situatën duke u shprehur: “Mos kanë harru me zbrit prej xhipave të zi”.

Përmes një rezolute, LDK-ja po kërkon uljen e përkohshme të akcizës për naftën nga 36 centë për litër në 20 centë deri në stabilizimin e çmimeve, uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 8 për qind, si dhe subvencionimin e naftës për sektorët më të ndjeshëm si bujqësia, transporti publik dhe prodhuesit vendorë.

Ermal Sadiku nga LDK-ja u shpreh i dëshpëruar me sallën e zbrazët, duke theksuar se deputetët e LVV-së dhe ata të Listës Serbe janë të vetmit që po mungojnë.

Ai sqaroi se kërkesa për uljen e TVSH-së është teknikisht e realizueshme dhe nuk e dëmton buxhetin, pasi rritja e çmimeve e ka rritur automatikisht edhe grumbullimin e taksave. Sadiku përfundoi duke ironizuar se, nëse pushteti zgjedh të flasë me popullin vetëm përmes Facebook-ut e televizionit, atëherë Parlamenti mund të mbyllet plotësisht.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me narkotikë gjatë një aksioni të suksesshëm të realizuar këtë të premte në Gjakovë.

Operacioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me njësitet kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilët rreth orës 14:40 kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të huaja.

Sipas komunikatës zyrtare, automjeti drejtohej nga i dyshuari me inicialet A.B., i lindur në vitin 1978, tek i cili gjatë kontrollit në pjesën e ulëseve të pasme janë gjetur dhjetë paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.

Pesha e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 5 kilogramë e 413 gramë, ndërsa në cilësinë e provave materiale Policia ka konfiskuar edhe veturën dhe dy telefonat mobil që i përkisnin të dyshuarit.

Pas arrestimit, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ku me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ky aksion vjen si pjesë e planeve taktike të Policisë së Kosovës për luftimin e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në vend, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nga drejtoritë përkatëse.

 

Continue Reading

Vendi

Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 24 vjet burgim të akuzuarin Valon Aliu, duke e shpallur fajtor për vrasjen e rëndë të ish-bashkëjetueses së tij, E.C., ngjarje kjo që ndodhi në prill të vitit 2024 brenda Qendrës për Punë Sociale.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva-Daci, Aliu u dënua për tri vepra penale: vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe kanosje, ku në dënimin final do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 12 prilli 2024.

Ngjarja tragjike erdhi pas një fjalosjeje të shkurtër brenda zyrave të QPS-së, ku i akuzuari nxori armën dhe qëlloi viktimën fillimisht në kraharor, ndërsa plagosi në krah edhe vëllanë e saj.

Megjithëse viktima tentoi të largohej, Aliu e qëlloi përsëri në gjoks dhe në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.

Pas vrasjes, ai kishte kanosur edhe një zyrtare të institucionit duke ia vendosur pistoletën në ballë me kërcënimin se do ta qëllonte edhe atë.

Palët e përfshira në proces kanë afat prej 30 ditësh për ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa Aliu do të qëndrojë në paraburgim deri në plotfuqishmërinë e këtij vendimi.

Continue Reading

Lajmet

Përplasje në Kuvend për naftën: LDK kërkon uljen e akcizës, LVV e cilëson propozim populist

Published

on

By

Seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës këtë të premte është shoqëruar me një debate të ashpra mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me çmimin e naftës. Përmes një rezolute, opozita ka kërkuar ndërhyrje emergjente në politika fiskale për të lehtësuar barrën e qytetarëve, ndërsa pushteti e ka refuzuar këtë nismë.

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka paralajmëruar se rritja e kostos së karburanteve po rrezikon të thellojë krizën sociale në vend. Ajo theksoi se nafta është çmim bazë që dikton zinxhirin e shtrenjtimeve në çdo sektor.

“Nafta është çmim bazë i ekonomisë dhe çdo rritje e saj përkthehet automatikisht në rritje të çmimeve të produkteve bazike, shërbimeve, transportit dhe ndërtimit. Qeveria nuk duhet të qëndrojë si spektatore në një kohë kur qytetarët përballen me rritje të kostos së jetesës,” deklaroi Lushaku-Sadriu.

Rezoluta e LDK-së propozon tri masa konkrete: Uljen e akcizës nga 36 në 20 centë për litër; Uljen e TVSH-së për karburante nga 18% në 8%; Subvencionimin e naftës për bujqit, transportin publik dhe prodhuesit vendorë.

Në anën tjetër, deputetja e LVV-së, Rozeta Hajdari, e ka kundërshtuar ashpër këtë kërkesë, duke argumentuar se ulja e të hyrave publike do të dëmtonte buxhetin e shtetit dhe financimin e sektorëve kyç si arsimi dhe shëndetësia.

“Ne si Grup Parlamentar me qeverisjen tonë kemi ndërhyrë aty ku duhet, kemi formalizuar tregun e naftës, kemi evituar kostot e panevojshme dhe kemi rritur transparencën. Këto masa janë efekt real dhe afatgjatë,” tha Hajdari, duke e quajtur propozimin e opozitës si ekonomikisht të papërgjegjshëm.

Hajdari shtoi se rritja e çmimeve është pasojë e krizave gjeopolitike globale dhe se masat e propozuara nga LDK-ja nuk garantojnë një ulje reale të çmimit në pompë për konsumatorët fundorë. Debati po vazhdon me akuza të ndërsjella, ku opozita kërkon veprim të menjëhershëm, ndërsa pozita mbron stabilitetin buxhetor.

 

Continue Reading

Të kërkuara