Lajmet
Kurti sot do ta marrë vaksinën antiCOVID
Published
4 years agoon
By
Betim GashiKryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do ta marrë vaksinën antiCOVID. Lajmin e ka konfirmuar zyra e kryeministrit përmes një njoftimi për media.
Të dielën mbrëma, Kosova ka pranuar 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca. Ndërkohë po bëhen përgatitje që të fillojë procesi i vaksinimit./UBTNews
Lajmet
Berisha përballë SPAK: Akuzon për mosveprim ndaj korrupsionit dhe krimeve zgjedhore
Published
39 minutes agoon
January 6, 2025By
UBT NEWSLideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit sot në ambientet e SPAK për të zbatuar masën “Detyrim Parqitje” të vendosur nga Gjykata e Apelit e GJKKO. Berisha u prit nga mbështetës të shumtë, të cilët shprehnin solidaritetin e tyre, ndërsa lideri demokrat shfrytëzoi rastin për të akuzuar SPAK si një organizatë kriminale që, sipas tij, mbulon korrupsionin dhe krimet zgjedhore të qeverisë Rama. Në fjalën e tij, Berisha denoncoi neglizhencën ndaj dosjeve si ajo e McGonigal, aferat e inceneratorëve dhe përfshirjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Berisha publikoi dokumente që, sipas tij, dëshmojnë implikime të rënda të ministrit socialist Taulant Balla në bashkëpunim me bandat e Elbasanit gjatë zgjedhjeve të vitit 2021. Ai akuzoi SPAK për amnistimin e këtyre rasteve dhe për mungesën e hetimeve ndaj krimeve të supozuara të përfshira në këto afera. Gjithashtu, ai përmendi mos hetimin e Ymer Lalës, të akuzuar për vrasje, duke e cilësuar këtë si një tjetër provë të dështimit të drejtësisë së pavarur.
Në përfundim, Berisha i drejtoi thirrje qytetarëve të bashkohen kundër, siç e quajti ai, kapjes së shtetit dhe drejtësisë nga qeveria Rama. Ai kritikoi kryeprokurorin Altin Dumani dhe prokurorët e tjerë të SPAK, duke kërkuar ndëshkimin e korrupsionit dhe hetime të paanshme. Deklaratat e Berishës vijnë në një kohë të tensionuar politike, duke ndezur më tej debatin për pavarësinë dhe integritetin e SPAK.
Lajmet
Pritje mbi 3 orë për dalje nga Kosova në Merdarë
Published
1 hour agoon
January 6, 2025By
UBTNewsQendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se po vazhdojnë pritjet e gjata në pikë kalimin kufitarë në Merdarë.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pritjet për dalje nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë janë 180 deri në 200 minuta, derisa për të hyrë në Kosovë pritjet janë 03-05 minuta.
Pritje për dalje nga Kosova ka edhe te Dheu i Bardhë 50-60 minuta, derisa për hyrje në këtë pikë kufitare pritjet janë 05 minuta.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në të gjitha pikat për hyrje në Kosovë janë të qeta ku pritjet janë 03 – 0-5 minuta.
Bota
Van der Bellen ngarkon Partinë e ekstremit të djathtë të Lirisë për formimin e qeverisë
Published
1 hour agoon
January 6, 2025By
UBT NEWSPresidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka marrë një vendim historik, duke ngarkuar zyrtarisht Partinë e Lirisë (FPO) të krahut të djathtë për të formuar qeverinë e re. Vendimi u bë publik gjatë një konference shtypi në Vjenë, pas takimit të Van der Bellen me kreun e FPO-së, Herbert Kickl.
Ky zhvillim vjen pas një sërë ngjarjesh që kanë ndryshuar balancat politike në Austri. Christian Stocker, lideri i sapoemëruar i Partisë Popullore Austriake (ÖVP), deklaroi një ditë më parë se partia e tij është e gatshme të nisë negociatat me Kickl, duke i hapur rrugën një qeverie të mundshme të drejtuar nga FPO.
Emërimi i Stocker si lider i ÖVP erdhi pas dorëheqjes së kancelarit Karl Nehammer, i cili u tërhoq pas dështimit të negociatave të mëparshme të koalicionit me partitë e qendrës. Kjo lëvizje përforcon pozitat e Herbert Kickl dhe FPO-së, duke u bërë forca udhëheqëse e negociatave për formimin e qeverisë së ardhshme.
Vendimi i Van der Bellen ka ngjallur debate të shumta, duke pasur parasysh historinë dhe politikat e diskutueshme të FPO-së, e njohur për qëndrimet e saj të ashpra mbi emigracionin dhe çështjet sociale. Ky hap ka krijuar tensione në skenën politike austriake dhe ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare.
Nëse negociatat mes FPO dhe ÖVP rezultojnë të suksesshme, Herbert Kickl mund të bëhet kancelari i ardhshëm i Austrisë, duke shënuar kthimin e Partisë së Lirisë në qeverisje pas një periudhe të gjatë mungese. Negociatat priten të jenë të gjata dhe sfiduese, me temat e nxehta të politikës ekonomike dhe emigracionit që do të jenë në qendër të bisedimeve.
Kjo situatë politike mbetet për t’u ndjekur me interes, pasi rezultatet e negociatave do të përcaktojnë drejtimin e ardhshëm të Austrisë./UBTNews/
Lajmet
KQZ hedh shortin, Radoniqi: Më 9 janar do të filloj procesi i votimit jashtë Kosovës
Published
2 hours agoon
January 6, 2025By
UBTNewsSot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sipas këtij shorti, Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit do ta ketë numrin 118, Partia Demokratike e Kosovës në fletëvotime do ta ketë numrin 131, Lidhja Demokratike e Kosovës do ta ketë numrin 124, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës së bashku me partnerët e koalicionit mbajnë numrin 137, Koalicioni për Familjen do ta ketë numrin 129 në fletëvotim.
Derisa gjatë hedhjes së shortit Lista Serbe nuk ka pasur përfaqësues, por numri i këtij subjekti në zgjedhjet e 9 shkurtit do të jetë 112.
Gjatë kësaj ceremonie Kreshnik Radoniqi kryetar i KQZ-së tregon se gjithçka ka shkuar siç është planifikuar dhe se KQZ-ja sipas tij do vazhdoj me aktivitete në lidhje me fushatën zgjedhore.
Ai tregon se nga 9 janari qytetarët jashtë Kosovës që janë regjistruar do mund të votojnë subjektet e tyre favorite.
“Që nga mesi i muajit gusht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke zhvilluar përgatitjet intensive për organizimin e këtyre zgjedhjeve dhe deri më tani shumë nga aktivitetet e planifikuara zgjedhore janë kryer dhe të tjera janë duke u zhvilluar. Edhe ngjarja e sotme është e rëndësishme pasi i paraprin disa aktiviteteve tjera zgjedhore siç është miratimi i përmbajtjes së dizajnit dhe të fletëvotimit të zgjedhjeve. Pasi KQZ të miratoj fletëvotimin e zgjedhjeve më 9 janar do të filloj procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës ndërkaq me 11 janar subjektet politike do të fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore”, tha ai.
Shorti u bë nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ku zgjidhej subjekti politik dhe përfaqësuesi i secilës parti zgjidhte numrin përmes shortit.
Kjo është renditja e subjekte e politike që do paraqiten në listat e votimit.
Partia e Ashkalive për Integrim 123
Srpska Demokratija 116
Srpska Lista 112
Yenilikçi Türk Hareket Partisi 130
Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 114
PDAK – LPB 125
Gradjanska Inicijativa Narodna Pravda 126
Naša Bošnjačka Koalicija 121
AAK, NISMA, Lista Konservatore 137
Partija Kosovskih Srba 120
LDK 124
PDK 131
Srbski Narodni Pokret 133
Lëvizja Vetëvendosje 118
Partia Liberale Egjiptiane 115
Opre Roma Kosova 136
Koalicija Vakat 135
Nova Demokratska Stranka 119
Jedinstvena Goranska Partija 113
Kosova Demokratik Türk Pastisi 134
Socijaldemokratska Unija SDU 127
Za Slobodu Pravdu i Opstanak 132
Kosova Adalet Türk Partisi 122
FJALA 138
Koalicioni për Familje 129
Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar 117
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës IRDK 111
Fatmir Bytyqi 128
Ylber Ramadani drejt Napolit, Lecce synon Hysajn dhe Hoxhën
Demi Moore kryeson garën për Oscar pas fitimit të Golden Globes
Harku, gurët dhe historia: Portat që flasin për Korçën
Berisha përballë SPAK: Akuzon për mosveprim ndaj korrupsionit dhe krimeve zgjedhore
Si ndikon duhani dhe alkooli te shëndeti i kockave?
Murgesha braziliane adhuruese e futbollit bëhet personi më i vjetër i gjallë në botë me afro 117 vjet
Sandër Prosi, 105 vjet nga lindja e gjeniut të kinematografisë shqiptare
Pritje mbi 3 orë për dalje nga Kosova në Merdarë
Van der Bellen ngarkon Partinë e ekstremit të djathtë të Lirisë për formimin e qeverisë
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota2 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Lajmet2 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!