Lajmet

Kurti: Shëndeti publik po rrezikohet me vendimin e OShP-së për insulinat

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë një sërë vendimesh.

Published

on

Ekzekutivi i ka propozuar Kuvendit të Kosovës të shkarkojë nga detyra anëtaren e Organit Shqyrtues të Prokurimit, Kimete Gashi për shkak të tenderit me insulina. Qeveria, po ashtu ka ashpërsuar sanksionet ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, në raport me situatën në Ukrainë. Ndërkaq, i ka dhënë dritë të gjelbër edhe marrëveshjes 28 milionëshe me GIZ-in gjerman për projektin e promovimit të sipërmarrjes në zonat rurale bujqësore.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se shëndeti publik po rrezikohet me vendimin e OShP-së, ku lejohet importi i insulinave pa autorizim të marketingut, që garanton cilësinë e tyre. Andaj, ai është shprehur se është e domosdoshme të merren masa, fillimisht duke shkarkuar anëtaren e penalit përzgjedhës të OShP-së që e ka marrë këtë vendim.

“Shëndeti publik po rrezikohet me vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) për furnizimin me insulina. Bazuar në vendimin në fjalë, lejohet importi i insulinave pa autorizim marketingu, e cila shpie direkt tek rrezikimi i shëndetit të qytetarëve tanë që kanë nevojë për trajtim me insulinë. Qeveria ka detyrë të jetë e përgjegjshme dhe të shmangë çdo rrezik që qytetarëve tanë do t’iu kanoset. Për këtë detyrohemi të marrim masa në pajtim me legjislacionin në fuqi. Andaj, sot të marrim vendim që t’i propozojmë Kuvendit të Republikës së Kosovës shkarkimin e anëtares së OShP-së, zonjës Kimete Gashi, e cila ka udhëhequr panelin e cila ka marrë vendimin e dëmshëm në dëm të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka paraqitur para kabinetit qeveritar disa nga sanksionet e reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë të harmonizuara me pakon e dhjetë të sanksioneve të BE-së dhe ShBA-së.

“Eksportet e teknologjisë kritike dhe mallrave industriale, importet e asfaltit dhe gomës sintetike, sigurimin e kapacitetit të depozitimit të gazit për rusët, tranzitin përmes Rusisë të mallrave dhe të teknologjisë së eksportuar të BE-së me përdorim të dyfishtë…Republika e Kosovës edhe pse nuk është e obliguar në bazë të marrëveshjeve kontraktuale që ka me BE-në, pasi ende nuk e gëzon statusin e vendit kandidat të BE-së, në vazhdimësi i ka përditësuar dhe zbatuar sanksionet e BE-së dhe ShBA-ve”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, ministri i Bujqësisë, Faton Peci është shprehur se marrëveshja me GIZ-in gjerman fokusohet në dizerfikimin e fermave bujqësore në zonat rurale.

“Nisma në fjalë është iniciuar duke pasur parasysh përvojën e mirë të ndërtuar gjatë kësaj periudhe kohore ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe GIZ-it gjerman, në kuadër të fondeve nga Qeveria e Gjermane. E njëjta ka për qëllim dezifirkimin e fermës dhe aktiviteteve në zonat rurale të Kosovës”, ka theksuar ministri Peci.

Krahas këtyre, qeveria ka dhënë mendim pozitiv edhe për nisëm legjislative të Kuvendit për Ligjin për Zgjedhje të Përgjithshme. Ajo ka miratoi edhe Udhëzimin Administrativ për trajtimin mjekësor dhe psikologjik të fëmijëve, viktimë të abuzimit, për t’i ndihmuar në rehabilitim dhe për t’u riintegruar në shoqëri.

Vendi

Inspektorati i Punës vazhdon aksionin: Ndalohen punimet në kantiere ndërtimi

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë një aksion të gjerë inspektues në të gjithë territorin e Kosovës, duke u fokusuar në sektorët me rrezikshmëri të lartë. Në raportin e fundit 48-orësh, i cili shënon ditën e gjashtë të këtij aksioni, fokusi ka qenë tërësisht te sektori i ndërtimtarisë, ku janë realizuar 100% e inspektimeve.

Gjatë kësaj periudhe, inspektorët kanë shqiptuar masa të menjëhershme ndaj subjekteve ku janë hasur shkelje. Çdo rast ku është urdhëruar ndalimi i punimeve, shoqërohet automatikisht me kërkesë për dënim në Gjykatën për Kundërvajtje.

Ky proces synon që të gjitha bizneset që nuk respektojnë rregullat e sigurisë dhe shëndetit në punë, të përballen me pasojat ligjore menjëherë pas përfundimit të aksionit.

Inspektorati bën me dije se në ditët në vijim do të nisin riinspektimet për të parë nëse janë eliminuar parregullsitë e konstatuara. Punimet do të lejohen të vazhdojnë vetëm atëherë kur subjektet të vërtetojnë se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të përmirësuar gjendjen e sigurisë në kantiere. Ky angazhim i Inspektoratit mbetet pjesë e përpjekjeve për të garantuar një mjedis më të sigurt për të gjithë punëtorët në vend.

Continue Reading

Vendi

FINALISTËT E KUPËS SË KOSOVËS PËRCAKTOHEN PAS NDESHJEVE DRAMATIKE

Published

on

Dukagjini dhe Ferizaj kanë siguruar kualifikimin në finalen e Kupës së Kosovës, pas dy përballjeve të forta gjysmëfinale që u karakterizuan me tension dhe rivalitet deri në minutat e fundit.

Dukagjini triumfoi ndaj Ballkanit me rezultat 3-2, duke e mbyllur këtë duel me rezultat të përgjithshëm 6-2 dhe duke konfirmuar formën e mirë në fazën vendimtare të garës. Në anën tjetër, Ferizaj arriti të sigurojë finalen pas një ndeshjeje shumë të luftuar ndaj Llapit, e cila përfundoi 0-0 në kohën e rregullt. Ferizaj doli më i suksesshëm me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një përballje që premton emocione dhe spektakël për trofeun e çmuar të garës.

Continue Reading

Vendi

Themelohet Garda për Mbrojtjen e Natyrës: Bashkëpunim kundër krimeve mjedisore

Published

on

By

Në shënim të Ditës Botërore të Tokës, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, një iniciativë që synon forcimin e bashkëpunimit mes qytetarëve dhe institucioneve.

Në një ceremoni ku morën pjesë Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit që i hap rrugë funksionalizimit të kësaj garde.

Sipas njoftimit, anëtarët e kësaj strukture do të punojnë ngushtë me Policinë e Kosovës për të parandaluar dhe trajtuar në mënyrë efikase krimet mjedisore në gjithë territorin e vendit.

Ministri Sveçla theksoi se mbrojtja e natyrës tashmë po kthehet në një angazhim të strukturuar dhe të organizuar, me qëllim ruajtjen e mjedisit për brezat e ardhshëm.

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci në Gjermani: Kosova dhe Gjermania forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka vizituar Gjermaninë ku është pritur në Ministrinë Federale të Mbrojtjes nga Sekretari i Parlamentit të Shtetit, Nils Schmid.

Gjatë këtij takimi zyrtar u diskutua për avancimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbështetjen e vazhdueshme gjermane për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri Maqedonci vlerësoi lart kontributin e Gjermanisë në kuadër të KFOR-it dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes, duke vënë theksin te rritja e ndërveprueshmërisë dhe zgjerimi i programeve për trajnime të përbashkëta.

Me këtë rast, ai shprehu mirënjohje për rolin konstruktiv të Gjermanisë dhe ritheksoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit strategjik dhe zhvillimin e ushtrisë sipas standardeve të NATO-s për ruajtjen e paqes në rajon.

Continue Reading

Të kërkuara