Lajmet

Kurti sërish në heshtje para gazetarëve

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe këtë të premte nuk iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, përpara nisjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Teksa kalonte pranë gazetarëve të pranishëm në hapësirat Kuvendit, Kurti zgjodhi të mos japë asnjë koment, duke kaluar në heshtje.

Kjo nuk është hera e parë që shefi i ekzekutivit shmang përgjigjet ndaj mediave në momente politike të rëndësishme. Vazhdimi i seancës konstituive vjen pas disa tentativave të dështuara për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me partitë opozitare që nuk kanë përkrahur kandidaturën e Albulena Haxhiut të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Gazetarët kanë kërkuar përgjigje në lidhje me qëndrimet e kryeministrit në detyrë për këtë ngërç politik, por deri më tani, Kurti ka preferuar të mos komentojë publikisht.

Lajmet

Mblidhet kryesia e Kuvendit, diskutohet buxheti i tri komunave

Published

on

Kryesia e re e Kuvendit do të mblidhet sot, ku në rend të ditës do të diskutohet për dy çështje të rëndësishme.

Në agjendë pikat kryesore janë, funksionalizimi i trupave punuese të Kuvendit si dhe diskutimi rreth miratimit të buxheteve komunale për vitin 2025 për komunën e Prishtinës, Gjilanit, si dhe atë të Zubin-Potokut.

Mbledhja pritet të nis me fillim nga ora 14:00./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Moti sot mbi vendin tonë do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 -2 gradë Celsius, derisa ato maksimalet e ditës pritet të jenë ndërmjet 15 e-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi prej 1 e deri 3 metra për sekond./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Paga minimale, Murati thërret në takim përfaqësuesit e bizneseve

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka ftuar përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve për të diskutuar çështjen e rritjes së pagës minimale.

Takimi është paraparë të mbahet të enjten prej orës 10:00 në objektin e Qeverisë së Kosovës.

“Në emër tê Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati, ju ftojmë tê merrni pjesë nẽ takimin ku do tẽ diskutohet çështja e rritjes së pagës minimale”, thuhet në ftesën e Ministrisë së Financave drejtuar Dhomave dhe Odave Ekonomike në Kosovë.

Aktualisht paga minimale në vendin tonë është 350 euro bruto. Kjo rritje u bë në gusht të vitit të kaluar, disa ditë pasi hyri në fuqi Ligji për pagën minimale, i cili parashihte një rritje të pagës minimale në 264 euro bruto. Deri në fuqizimin e Ligjit të ri, paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.

Ndërsa, më 26 tetor kryeministri në detyrë Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme ku dështoi formimi i qeverisë së re, përmendi edhe rritjen e pagës minimale në 500 euro. /KP

Continue Reading

Lajmet

Siria njeh Kosovën

Published

on

By

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës, ka bërë të ditur presidentja Vjosa Osmani.

Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot në Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës, shkruan Osmani në Facebook.

Osmani ka falënderuar presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë. Ajo ka falënderuar edhe Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite që e bëri të mundshëm këtë akt historik ndërmjet dy shteteve tona.

“Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë. Tani Kosova njihet nga 120 shtete. Republika jonë po ecë përpara dhe s’ka asgjë që mund ta ndalë”/KP

Continue Reading

Të kërkuara