Lajmet

​Kurti: Prokuroria po e lufton qeverinë, jo krimin e korrupsionin

Published

on

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi Prokurorinë se po lufton qeverinë e vendit, e jo krimin dhe korrupsionin. Kurti, pasi nuk iu përgjigj urdhrit të Gjykatës Themelore për të dhënë dëshmi të martën në Prokurorinë Speciale për rastin e rezervave shtetërore, tha se nëse kjo e fundit e ka pasur të rëndësishme dëshminë e tij do të duhej të shkonte tek ai në Zyrë të Kryeministrit.

Kurti nga Gjilani, ku mori pjesë në vendosjen e gurthemeli të një çerdheje, tha se është i gatshëm të jap dëshminë, mirëpo vetëm në zyrën e tij, pasi siç shtoi ai, ka pasur raste të tilla edhe në të kaluarën.

Ai ka refuzuar të jap dëshminë e tij edhe në dy ftesa paraprake të Prokurorisë Speciale gjatë muajit dhjetor 2024.

Unë asnjëherë s’kam thënë se nuk do të jap dëshmi apo refuzoj të jap dëshmi, përkundrazi kam thënë jo vetëm që jam i gatshëm por edhe interesuar që të dëshmojë. Në anën tjetër i kam shkruar letër ku kam treguar edhe oraret se kur mund të bëhet dëshmia. Unë i mirëpres Prokurorinë e Shtetit në Zyrën e Kryeministrit. Ka pasur raste edhe në të kaluarën kur prokurorët dhe hetuesit kanë ardhur për kryeministra dhe madje jo vetëm si dëshmitarë por edhe si të pandehur. Prandaj s’ka asnjë arsye që mos të vazhdohet. Qysh në muajin dhjetor ka qenë e mundur që të kryhet ky intervistim dhe të jepet dëshmia nga ana ime. Nëse prokuroria e ka pasur shumë të rëndësishme dëshminë time ai duhet të vinte tek ne. Një prokuror nëse ka synim kryesor dëshminë e dëshmitarit ai nuk humb kohë. Shtrohet pyetja pse i humb prokuroria tre muaj? Për bindjen time të fuqishme më shumë është e interesuar të mbush ballinat e ndonjë portali të oligarku sesa të sjell drejtësi. Kurrë Prokuroria e Shtetit s’ka qenë më e lirë për të vepruar. Fatkeqësisht lirinë po e përdorë dhe keqpërdorë për të luftuar qeverinë dhe jo krimin e korrupsionin”, tha Kurti.

Përkitazi me këtë,Kurti theksoi se përderisa prokuroria nuk ndryshon qasje dhe as udhëheqje, as ai nuk do të ndryshojë qëndrim.

Sipas tij, shteti po dëmtohet nga, siç e quajti ai, barrikadimi i Këshillit Prokurorial dhe Prokurorisë Speciale, derisa përmendi që rreth 247 kallëzime penale të dorëzuara nga ministrat e qeverisë Kurti s’kanë prodhuar asnjë aktakuzë.

Ministrat e qeverisë që udhëheq unë, i kanë dorëzuar 247 kërkesa për hetime ose kallëzime penale, por asnjëherë prej tyre s’ka prodhuar hetim me aktakuzë. Pra, çka bën prioritete prokuroria, flet për prokurorinë dhe jo për krimin dhe korrupsionin, pasi ai është dashur të luftohet prej tyre. Ju e dini se zgjedhjet në Kosovë nuk mbahen për kryeprokuror por për kuvend dhe ekzekutiv të ri. Kyreprokurorët janë aty të barrikaduar si në Prokurorinë Speciale dhe sidomos në Këshillin Prokurorial të Kosovës. Kjo është për të ardhur keq dhe është një dëm i vazhdueshëm dhe një padrejtësi që po i bëhet shtetit. Përderisa prokuroria nuk ndryshon qasje dhe as udhëheqje se këto dy po duken të lidhura njëra me tjetrën nuk kam pse ndryshoj qëndrim as unë”, theksoi Kurti.

Këto komente Kurti i bëri pasi mori pjesë të martën në vendosjen e gurthemelimit të një çerdheje në Gjilan, së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagacvci dhe kryetarin e komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Ftesa për sot ndaj Kurtit ka ardhur pasi Gjykata Themelore në Prishtinë më 28 shkurt ka lëshuar urdhër që obligon kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurti që të paraqitet më 4 mars në Prokurorinë Speciale të Kosovës për të dhënë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit, në një rast të hapur lidhur me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore, raporton KosovaPress.

Sipas njohësve juridikë, pas refuzimit për dëshmuar, përkundër urdhrit të gjykatës, Kurti mund të gjobitet me 250 euro.

Vendi

Mblidhet Kryesia e Kuvendit: Në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe rezoluta për naftën

Published

on

By

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të koordinuar punët dhe për të caktuar pikat që do të shqyrtohen në seancën e ardhshme plenare.

Sipas procedurës, deputetët fillimisht do të kalojnë nëpër fazën e deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, për të vijuar me vendimmarrje të rëndësishme, raporton Ekonomia online.

Në fokus të kësaj seance pritet të jetë ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare të kredisë me agjencitë zhvillimore franceze e gjermane, që prekin sektorët e energjisë, klimës dhe transportit.

Një tjetër temë me interes publik është edhe propozim-rezoluta për shtrenjtimin e naftës, ku do të diskutohet roli i Qeverisë përballë rritjes së kostos së jetesës.

Gjithashtu, agjenda përfshin zgjedhjen e një anëtari në Këshillin Prokurorial, një rezolutë për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës së fundit, si dhe rregullimin e përbërjes së disa komisioneve parlamentare. /Ekonomia online/

Continue Reading

Aktualitet

Kurti përuron objektin e ATK-së në veri: S’ka më të paprekshëm para ligjit

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot veriun e Mitrovicës, ku mori pjesë në përurimin e objektit të ri të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Gjatë kësaj vizite, kreu i ekzekutivit theksoi se institucionet shtetërore janë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie.

Kurti deklaroi se qeveria po angazhohet për barazi dhe sundim të ligjit, duke u shprehur se situata në atë pjesë të vendit po shkon drejt normalizimit. Sipas tij, ligji tashmë po shërben si një faktor që e bashkon shoqërinë dhe jo që e ndan atë.

“Nuk mund të jepni asnjë shembull ku organet e pushtetit, si Policia e Kosovës apo tani edhe Administrata Tatimore, nuk u shërbejnë të gjithëve njëjtë dhe profesionalisht”, pohoi kryeministri. Ai shtoi se koha e privilegjeve për individë të paprekshëm ka përfunduar dhe se institucionet po dëshmojnë funksionalitet të plotë në çdo cep të territorit./Ekonomia online/

Continue Reading

Vendi

Përvjetori i shndërrimit të Zyrës Amerikane në Ambasadë të SHBA-së në Prishtinë

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka kujtuar një moment historik për marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

Më 8 prill të vitit 2008, misioni diplomatik amerikan në Kosovë ndryshoi zyrtarisht statusin nga Zyra Amerikane në Ambasadë të Shteteve të Bashkuara.

Ky hap pasoi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike që u zyrtarizuan më 18 shkurt 2008, vetëm një ditë pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj.

Përmes këtij njoftimi, ambasada thekson se ky shndërrim ishte hapi i natyrshëm për të pasqyruar marrëdhëniet e reja dhe prezencën e plotë diplomatike të SHBA-së në shtetin më të ri të Evropës.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Shtrenjtohet nafta në Kosovë, përkundër rënies së çmimeve në tregun botëror

Published

on

By

Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar një rritje të lehtë këtë të mërkurë, duke u tregtuar me 1.89 euro për litër, ndërsa benzina mbetet e pandryshuar në 1.46 euro. Edhe gasi ka pësuar rritje, duke arritur në 0.77 euro për litër, sipas shifrave zyrtare nga Ministria e Industrisë.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur tregjet botërore kanë reaguar me rënie të ndjeshme pas armëpushimit dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit.

Çmimi i naftës bruto Brent ra në rreth 94 dollarë për fuçi, si pasojë e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit, e cila ishte bllokuar që nga fillimi i konfliktit në shkurt.

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve, Fadil Berjani, u shpreh se megjithëse armëpushimi ka sjellë një qetësi të përkohshme dhe ka ulur frikën për mungesë furnizimi, stabilizimi i plotë në Kosovë varet nga një marrëveshje afatgjatë. Sipas tij, nëse qetësia diplomatike vazhdon, pritet që çmimet të pësojnë rënie graduale edhe në tregun tonë.

Continue Reading

Të kërkuara