Lajmet

​Kurti: Procesi i integrimit në BE të jetë i ndarë nga ai i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Kurti theksoi së në krahasim me Serbinë, Kosova është kampione në të gjitha aspektet.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se marrëdhënia në mes Kosovës dhe Serbisë më shumë varet nga Serbia, porse kjo nuk duhet të ndikojë te procesi i integrimeve në Bashkimin Evropian.

Kurti theksoi së në krahasim me Serbinë, Kosova është kampione në të gjitha aspektet. Ai shtoi se Bashkimi Evropian kërkon fqinjësi të mirë, por ajo mungon dhe se përgjegjësia për këtë gjë është te Beogradi zyrtar.

“Kosova ka interes jetik që procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë që pakrahasimisht më shumë varet nga Serbia se sa nga Kosova, të jetë i ndarë prej procesit të integrimeve të Bashkimit Evropian. Dhe sa i përket sundimit të ligjit, luftimit korrupsionit, lirisë së mediave, të drejtave të njeriut, cilësisë së zgjedhjeve, Serbia është e pakrahasueshme me Kosovën. Kosova është kampione e Ballkanit. Po ashtu, rritjes ekonomike dhe rishpërndarjes sociale, ne jemi në ngritje e sipër, janë dyfishuar eksportet, investimet e huaja, janë rritur të hyrat tatimore për 2/3, andaj tash gjithë ky progres ekonomik dhe demokratik i Kosovës të ngelet peng nga Serbia, që orkestron dhe financon paramilitarë, që synojnë destabilizimin e Kosovës, siç e pamë në fund të shtatorit të vitit të kaluar, nuk është e drejtë. Unë e kuptoj që Bashkimi Evropian e dëshiron fqinjësinë e mirë dhe ne jemi për fqinjësi të mirë, por ajo nënkupton edhe njohje të ndërsjellët defakto. E kuptojmë rëndësinë e fqinjësisë së mirë, por kur mungon fqinjësia duhet të konstatohet përgjegjësi për këtë gjë, dhe nuk është te Prishtina zyrtare por tek Beogradi zyrtarë”, tha Kurti.

Kurti ka komentuar edhe organizimin e peticioneve për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri.

“Procesi i zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës tashmë ndodhet në rrugën e vet ligjore. Atje po bëhen peticione me mbledhje të nënshkrimeve, së pari duhet të mblidhen 20%, më pastaj mbahen votimet ku me 50% plus një shkaktohen zgjedhjet e reja dhe ndryshohen kryetarët. Unë jam i vetëdijshëm që në zgjedhjet para një viti në katër komunat në veri dalja ka qenë e ulët, por përveç katër këtyre katër kryetarëve që i kemi atje, dikush tjetër nuk ka legjitimitet. Për legjitimet më të madh nevojiten zgjedhje të reja, për zgjedhje të reja, duhet të ketë respektim të procedurave ligjore. Masat të cilat dëshirojnë me dhunë të destabilizojnë nuk mund të udhëheqin as me komunat, as me organet shtetërore. Mirëpres qytetetarët në veri të Kosovës, kryeministër i të cilëve jam unë, sepse nuk jam kryeministër vetëm i shqiptarëve, tashmë po i ndjekin procedurat ligjore, rregullat në mënyrë që vullneti i tyre për kryetarë të tjerë të marrë rrugën e drejtë”, shtoi Kurti.

Vendi

Sulm me armë zjarri në një lokal në Prishtinë: Plagoset një person, autorët në arrati

Published

on

By

Mbrëmë në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Ali Sokoli”, disa persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri brenda një lokali, duke lënë të plagosur një person.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar menjëherë në QKUK për trajtim mjekësor.

“Raportohet se nga persona të panjohur, të maskuar në një lokal është shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, i cili ka pësuar lëndime në kokë dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë”, thuhet në raport.

Personat e dyshuar për kryerjen e kësaj vepre ndodhen ende në arrati, ndërsa policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Lajmet

Sukses historik në Cannes: Filmi “Dua” i Blerta Bashollit pritet me duartrokitje në premierën botërore

Published

on

By

Kinematografia e Kosovës ka shënuar një tjetër arritje të madhe në arenën ndërkombëtare. Filmi më i ri i regjisores së njohur Blerta Basholli, “Dua”, ka pasur mbrëmë premierën e tij botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Cannes, në kuadër të seksionit prestigjioz “Java e Kritikës”.

Filmi sjell para publikut botëror një rrëfim prekës dhe të fuqishëm për Kosovën e viteve të 90-ta. Përmes një gërshetimi të artit, kujtesës dhe ndjeshmërisë njerëzore, “Dua” pasqyron jetën e një gjenerate që u rrit dhe u përball me represionin e egër, frikën e përditshme dhe mungesën e lirisë, duke e shndërruar kështu historinë tonë kolektive në një dëshmi të fuqishme artistike.

Premiera e mbrëmshme u përcoll me një interesim të jashtëzakonshëm nga publiku dhe mori vlerësime mjaft pozitive nga kritika ndërkombëtare e filmit. Kjo pritje e ngrohtë konfirmon edhe një herë hovin dhe potencialin e jashtëzakonshëm që ka marrë filmi kosovar vitet e fundit.

Ky përfaqësim dinjitoz në festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë është një triumf i madh për regjisoren Blerta Basholli, ekipin e aktorëve dhe mbarë industrinë tonë të filmit.

 

 

Continue Reading

Vendi

Komisionarja e BE-së Marta Kos sot për vizitë në Kosovë

Published

on

By

Komisionarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, do të zhvillojë sot vizitën e saj të parë zyrtare në Kosovë që nga marrja e kësaj detyre në dhjetor të vitit 2024. Sipas agjendës, ajo do të pritet fillimisht në orën 10:00 nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe më pas, në orën 10:45, do të takojë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Pas këtij takimi, Kurti dhe Kos do të dalin në një konferencë të përbashkët për media.

Kjo është vizita e parë e komisionares në Prishtinë, pasi ajo tashmë ka vizituar të gjitha shtetet e tjera që synojnë integrimin në BE. Një vizitë e ngjashme e paraparë për mesin e muajit mars u anulua, si rrjedhojë e vendimit të ish-presidentes Vjosa Osmani për të shpërndarë Kuvendin e Kosovës.

Kjo vizitë vjen me një moment kritik për vendin. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, paralajmëroi një ditë më parë se Kosova rrezikon të mbetet pa miliona euro nga Plani i BE-së për Rritje. Shkak për këtë është bllokada institucionale; për shkak të mungesës së një Kuvendi funksional nga procesi zgjedhor, vendi nuk mund të miratojë reformat e domosdoshme deri më 30 qershor 2026.

Gjatë takimit të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ku u shqyrtua ecuria e Agjendës së Reformave, Kurti saktësoi se dhjetë reforma kyçe skadojnë në fund të muajit të ardhshëm, duke shtuar se nëntë prej tyre tashmë llogariten të rrezikuara.

Ai vuri në dukje se projektligje jetike – si pakoja e reformës në drejtësi, ligji për ndihmën shtetërore, ai për kamatat e banesave, si dhe rregullat për menaxhimin e pasurisë së sekuestruar – janë gati dhe do të mund të votoheshin që këtë muaj nëse institucioni legjislativ do të ishte aktiv. Pavarësisht kësaj sfide, kreu i qeverisë në detyrë kujtoi se Kosova ka qenë ndër vendet e para në rajon që ka përmbushur paraprakisht detyrimet e saj për këtë plan rritjeje.

 

Continue Reading

Lajmet

Moti sot në Kosovë

Published

on

By

Moti edhe sot do të mbajë i vranët dhe me intervale me diell në vendin tonë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me riga të lehta shiu, ndaj bëni mirë të merrni një ombrellë me vete.

Sa i përket temperaturave, ato minimale do të lëvizin mes 5 dhe 7°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë mes 17 dhe 20°C.

Do të fryjë një erë e lehtë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6 m/s.

Continue Reading

Të kërkuara