Lajmet

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Widinger për kontributin në vizitat e shumta zyrtare e shtetërore.

Published

on

Në një takim të përzemërt dhe lamtumirës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e falënderoi ambasadorin Weidinger për bashkëpunimin dhe angazhimin në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Austrisë.

Duke vlerësuar raportet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Widinger për kontributin në vizitat e shumta zyrtare e shtetërore, rritjen e bashkëpunimit ekonomik, mbështetjen për arsimin, të rinjtë dhe gratë dhe për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Ambasadori Weidinger veçoi raportet e shkëlqyera që gëzojnë dy shtetet tona, ngrohtësinë dhe mikpritjen e njerëzve në Kosovë dhe lidhjet e shumta njerëzore mes Austrisë dhe Kosovës, të cilat tha se janë të gjata dhe të vazhdueshme.

Të dy kujtuan bisedat e shumta për tema të ndryshme e përtej politikës – për artin e kulturën, muzikën e filmin.

Në takim u bisedua edhe për zhvillimet aktuale në vend. Kryeministri i uroi suksese në angazhimet e radhës.

Lajmet

Xhafer Tahiri jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së LDK-së në Vushtrri

Published

on

By

Xhafer Tahiri ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së LDK-së në Vushtrri.

Përmes një postimi në Facebook Tahiri tha se ky vendim i tij nuk erdhi nga lodhja apo zhgënjimi por për të hapur rrugë për energji të reja, transmeton KosovaPress.

Ky vendim nuk vjen as nga lodhja, as nga zhgënjimi. Vjen nga dashnia e madhe që kam për qytetin e zemrës dhe nga respekti që kam për secilin prej jush“, ka shkruar Tahiri në Facebook./KP

Continue Reading

Lajmet

Dogana ndalon mallra të padeklaruara në Vërmicë, iniciohen procedura ndaj shoferit

Published

on

By

Gjatë kontrolleve rutinë në Pikëkalimin Kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë selektuar një automjet për kontroll të detajuar.

Edhe pse drejtuesi i mjetit kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për deklarim, gjatë kontrollës së automjetit janë zbuluar mallra të padeklaruara, përfshirë këpucë për meshkuj dhe femra, çanta dhe aksesorë të ndryshëm.

Mallrat e zbuluara janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të parapara ligjore, ndërsa ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi./KP

Continue Reading

Lajmet

Mbledhja e KPK – propozohet shkarkimi i Besim Kelmendit nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) është propozuar si rend dite shkarkimi i ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Ky propozim erdhi nga zëvenëskryesuesja e KPK-së, Jehona Grantollli e cila tha se Kelmendi është pozicionuar në një grup të caktuar të anëtarëve të KPK-së dhe sipas saj, nuk po përfaqëson unitetin e Këshillit Prokurorial, për çka edhe është zotuar.

Ndërkohë pas fjalës së saj, UD Kryeprokurori, Besim Kelmendi akuzoi Granitollin duke thënë se kjo është një lojë e një grupi të anëtarëve të cilin e përfaqëson Granitolli./KP

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike

Published

on

By

Ka nisur takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me liderët e partive parlamentare për t’u dakorduar për datën e zgjedhjeve të parakohshme, pas dështimit të dytë për t’u formuar qeveria e re.

Ftesës së Osmani iu kanë përgjigjur pozitivisht kryetari i LVV, Albin Kurti, ani pse erdhi me vonesë, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj, kryetari i Guxo, Faton Peci, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila si dhe liderët e partive të komuniteteve joserbe.

Të mërkurën dështoi të formojë qeverinë e re edhe mandatari i dytë nga LVV-ja, parti e cila kishte dalur e para në zgjedhjet e 9 shkurtit./KP

Continue Reading

Të kërkuara