Lajmet

Kurti priti në takim Bordin e Trepçës, u zotua për përkrahje të mëtejme

Qëllimi i takimit ishte për të diskutuar punën e deritanishme dhe hapat e mëtejmë.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim bordin e ndërmarrjes Trepça Sh.A, të kryesuar nga Bahri Hyseni dhe u.d e kryeshefit të ndërmarrjes Trepça Sh.A, Enis Abdurrahmani, për të diskutuar punën e deritanishme dhe hapat e mëtejmë.

Kryeministri theksoi përkushtimin që ka për Trepçën dhe minatorët dhe, siç u bë e ditur në komunikatë, u zotua për përkrahje të mëtejme dhe të vazhdueshme të Qeverisë.

Me pagë mesatare prej 805 euro për minatorët, Trepça është ndër punëdhënësit kyç në zonat ku operon. Së fundmi, krahas fillimit të pagesave të kontributeve pensionale të punëtorëve për herë të parë pas shumë vitesh, në kuadër të skemës së praktikës në punë, Trepça ka angazhuar 210 punonjës dhe së shpejti planifikon të hapë pozita të reja për të freskuar fuqinë punëtore.

Gjatë vitit 2022, Trepça ka arritur që të ulë shpenzimet, të rrisë të hyrat dhe të rrisë investimet kapitale nga buxheti vetanak. Shpenzimet e pagave dhe shpenzimet operative janë ulur për 9 për qind, respektivisht 18 për qind, të hyrat nga shitja e koncentratit të plumbit e zinkut janë rritur për 23 për qind, ndërkaq investimet kapitale nga buxheti vetanak për vitin 2022 janë rritur për 20%.

Falë një plani të kujdesshëm, ndërmarrja ka kursyer mbi 1800 MWh energji gjatë këtij viti krahasuar me periudhën paraprake, ndonëse është ballafaquar me çmimin e ngritur të tregut ndërkombëtar të energjisë.

Për një ringritje të qëndrueshme si ndërmarrje, Trepça, siç është bërë e ditur, po planifikon hapat e radhës me përkrahjen e Qeverisë, si shitja e mbetjeve në vlerë prej dhjetëra miliona eurosh dhe investimet kapitale në teknologji moderne dhe efiçiente, që mundësojnë shfrytëzimin më të mirë të energjisë dhe xehes dhe mbron njëherësh mjedisin.

Lajmet

Oda Ekonomike Amerikane: Gazi amerikan duhet të bëhet prioritet strategjik për Kosovën

Published

on

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në gazin e lëngshëm natyror (LNG) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe zhvillimin e infrastrukturës përkatëse ta trajtojë si prioritet strategjik kombëtar.

Sipas Odës, një orientim i tillë do të kontribuonte në forcimin e sigurisë energjetike të vendit, por edhe në thellimin e bashkëpunimit strategjik me SHBA-në.

Në reagim theksohet se sistemi energjetik i Kosovës vazhdon të mbështetet kryesisht në termocentralet me linjit dhe në importin e energjisë elektrike, çka sipas tyre paraqet barrë për ekonominë dhe rrit ndjeshmërinë ndaj luhatjeve të tregut.

Oda Amerikane vlerëson se zhvillimi i infrastrukturës së gazit dhe integrimi në rrjetet rajonale të LNG-së do të ndihmonte në diversifikimin e burimeve energjetike, uljen e kostove të importit dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë së Kosovës.

Po ashtu, theksohet se vendet e rajonit tashmë po pozicionohen në korridoret e reja energjetike, ndërsa Kosova rrezikon të mbetet jashtë këtyre zhvillimeve nëse nuk vepron me kohë.

Në fund, Oda Amerikane i bën thirrje institucioneve që të ndërmarrin hapa konkretë drejt integrimit në infrastrukturën rajonale të gazit, duke paralajmëruar se mosveprimi mund të rrisë cenueshmërinë energjetike të vendit.

Continue Reading

Lajmet

“Dardanet” luajnë sot ndaj Kroacisë në “Fadil Vokrri”

Published

on

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të femrave, “Dardanet”, do të zhvillojnë sot ndeshje miqësore ndaj Kroacisë.

Takimi nis nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe pritet të sjellë atmosferë sportive në kryeqytet.

Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport, ndërsa hyrja në stadium është falas.

Organizatorët kanë bërë thirrje për mbështetje nga tifozët, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes së përfaqësueses së Kosovës në futboll të femrave.

Continue Reading

Lajmet

GAP: Rritje 19% e të hyrave të komunave nga tatimi në pronë në vitin 2025

Published

on

Instituti GAP ka publikuar të dhëna lidhur me të hyrat e komunave nga tatimi në pronë, duke bërë të ditur se ato kanë shënuar rritje të ndjeshme në vitin 2025 krahasuar me një vit më parë.

Sipas GAP-it, të hyrat totale të komunave nga tatimi në pronë janë rritur për 19 për qind në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024, duke arritur në 39.1 milionë euro.

“Të hyrat totale të komunave nga tatimi në pronë janë rritur për 19% në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024, duke arritur në 39.1 milionë €”, thuhet në njoftim.

Sipas të dhënave të publikuara, komunat me rritjen më të madhe përqindore gjatë vitit 2025 janë Podujeva, Suhareka, Viti, Istogu dhe Gjilani.

Ndërkohë, rëniet më të theksuara janë shënuar në komunat Deçan, Kaçanik, Mamusha dhe Partesh.

GAP po ashtu thekson se në periudhën 2022–2025, disa komuna kanë shënuar luhatje në inkasimin e tatimit në pronë, ndërsa të tjera kanë arritur ta dyfishojnë këtë kategori të të hyrave brenda kësaj periudhe.

Continue Reading

Lajmet

Rama në CNN: Nuk ka projekt për Zvërnecin, debat i ashpër me gazetaren gjatë intervistës

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për CNN International është pyetur për çështjen e investimit të planifikuar në Zvërnec.

Gjatë bisedës, Rama përsëriti se për momentin nuk ekziston asnjë projekt konkret për zonën e Zvërnecit, duke theksuar se çështja është sqaruar edhe më herët. Intervista u shoqërua me replika mes tij dhe gazetares, ku në një moment diskutimi u tensionua.

Gazetarja i tha Ramës se “nuk është nevoja të jesh i parespektueshëm”, pasi ai reagoi me tone më të ashpra gjatë debatit.

Kryeministri insistoi se hetimet e përmendura nuk lidhen me korrupsion, por kanë të bëjnë me verifikimin e pronësisë së tokave në atë zonë.

Në një moment të debatit u zhvillua edhe ky shkëmbim:

Rama: Doni të më dëgjoni apo doni vetëm të flisni?
Gazetarja: Dua t’ju dëgjoj, por po përpiqem të sqaroj për shikuesit tanë. Ju po na akuzoni për lajme të rreme dhe po përpiqem të kuptoj nëse projekti vazhdon apo është ndalur…
Rama: Përsëri, ju nuk doni të dëgjoni. Është shumë e qartë për mua. Nuk po ju sulmoj. Po ju them të vërtetën. Dhe derisa të më tregoni projektin, duhet të më dëgjoni, sepse nuk ka projekt.

Continue Reading

Të kërkuara