Lajmet

Kurti: Policia e gatshme të mbrojë territorin edhe me jetë, sulmet dëshmojnë se me profesionalizëm arrihen rezultate për sundim të ligjit

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se krahas ruajtjes së qytetarëve, Policia e Kosovës i ruan dhe janë të gatshëm edhe të japin jetën për Kosovën, teksa ka uruar qytetarët për 25-vjetorin e themelimit të këtij institucioni.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se sulmet në tri vitet e fundit në veri të vendit, dëshmojnë me profesionalizëm dhe pasion arrihen rezultate për sundim të ligjit.

“Veprimet e policisë sonë në sulmet e një pas njëshme në tri vitet e fundit, nga grupet kriminale të dirigjuara nga Serbia, e veçanërisht në sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveqanit, dëshmojnë me profesionalizëm dhe pasion arrihen rezultate për sundim të ligjit. Banjska ka risjell në vëmendjen e secilit prej nesh, se pavarësisht çfarëdo aspirate të shfrenuar të kujtdo çoftë mbi Republikën tonë të dashur, territori ynë do të mbrohet edhe me jetë”, tha kreu i qeverisë në ceremoninë e policisë.

Kurti u shpreh se Policia e Kosovës krahas mbështetjes së Qeverisë, ajo ka mbështetjen edhe të aleteve të Republikës sonë.

“Që nga fillimi Policia e Kosovës ka pasur mbështetjen e OSBE-së dhe aleatët tanë. Kjo përkrahje, bashkë me angazhimin e vazhdueshëm të gjeneratave të reja, e bëjnë policinë tonë më të fortë, më të përgatitur dhe gjithnjë profesionale për të vendosur rend e për të siguruar sundim ligji. Policia e Kosovës, me plot 60 gjenerata, vazhdon të vlerësohet si institucioni me besueshmëri më të lartë nga qytetarët tanë. Si qeveri kemi ofruar mbështetjen e parezervë për policinë tonë, e besoj që ia kemi dalë”, tha Kurti.

Lajmet

Zogaj: Çdo 48 orë i njëjti dështim, fajtor është partia që i fitoi zgjedhjet

Published

on

By

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit, tha se vendi po përballet me të njëjtin rezultat çdo 48 orë dhe vlerësoi protestën e shoqërisë civile si një shenjë pozitive.

“Edhe sot në dështimin e radhës po vijmë çdo 48 orë dhe kemi të njëjtin rezultat. Shoqëria civile ka protestë dhe kjo është shenjë e mirë. Fajtori kryesor është partia që ka fituar zgjedhjet dhe nuk ka asnjë përpjekje për të dalë nga kjo situatë”, shtoi ai.

Continue Reading

Lajmet

Çitaku: I bëj thirrje Kurtit që të reflektojë, Kosova është shumë më e vlefshme sesa egoja e tij

Published

on

By

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, pas dështimit të 37-të me radhë për konstituimin e Kuvendit, e quajti situatën tërësisht të papranueshme.

Ajo akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin për kryeneçësi dhe papërgjegjësi.

“Kosova është shumë më e madhe dhe më e vlefshme se egoja e tij,” theksoi Çitaku, duke kërkuar reflektim urgjent nga partia fituese e zgjedhjeve.

“Sërish ishim dëshmitarë të shpërfaqjes politikë të subjektit të parë politik. Kjo gjendje është tërësisht e papranueshne. Në këtë pikë të bllokadës jemi si rezultat i kryeneçësisë dhe papërgjegjesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit.

Madje, i dëgjova disa deklarata qesharake se gjoja i kanë numrat për qeveri, por nuk i paskan numrat për kryeparlamentar. Kjo nuk do koment është papërgjegjësi. I bëj thirrje që të reflektojë. Kosova është shumë më e madhe dhe më e vlefshme se egoja e tij”, shtoi Çitaku.

Continue Reading

Lajmet

Dështoi sërish vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Published

on

By

Edhe vazhdimi i 37-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës përfundoi pa sukses. Lëvizja Vetëvendosje bëri sërish përpjekje për krijimin e një komisioni ad-hoc që do të mundësonte votimin e fshehtë, por pa arritur konsensus mes partive politike.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje partive opozitare – PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismës dhe Listës Serbe – që të propozojnë kandidatët e tyre për përbërjen e komisionit. Megjithatë, këto subjekte nuk pranuan të marrin pjesë në këtë proces dhe refuzuan të votojnë.

Nga 92 deputetët e pranishëm në sallë, 52 votuan për formimin e komisionit, një ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.

Përballë mungesës së përkrahjes së gjerë parlamentare, Dehari vendosi që seanca të ndërpritet. Ai njoftoi se vazhdimi i saj do të mbahet më 22 korrik, në orën 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj: Situata në Kuvend, shqetësim real

Published

on

By

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, pohoi se situata e krijuar në Kuvend është shqetësim real.

Ai deklaratën e bëri para vazhdimit të seancës konstituive.

“Është shqetësim real edhe të gjithë i kanë të drejtat e veta, mundësitë e veta, përgjegjësitë e veta. Unë mirëpres shoqërinë civile që na kujton detyrën tonë”, tha ai.

Continue Reading

Të kërkuara