Aktualitet

Kurti përkujton Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se java e lëvizjes nisi më 10 qershor me shënimin e përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit dhe përmbyllet sot më 17 qershor, me shënimin e ditëlindjes së Ukshin Hotit.

Kurti përmes një statusi në rrjeti social në Facebook ka shkruar se me aktivistë e banorë të Krushës së Madhe, në shtëpinë muze, bashkë me Avni Deharin vendosën dy palë rroba të bacës Ukë.

“Java e Lëvizjes nisi me 10 qershor me shënimin e përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit dhe përmbyllet sot me 17 qershor me shënimin e ditëlindjes së Ukshin Hotit. Me aktivistë e banorë të Krushës së Madhe, në Shtëpinë Muze, bashkë me Avni Deharin vendosëm dy palë rroba të Bacës Ukë: xhemperin që e ka preferuar më së shumti dhe një kostum vere të cilin e veshi kur doli nga burgu i parë. Ai kostum shihet edhe në fotografinë nga një koncert i Shkurte Fejzës në Kërçovë”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, librat e profesor Hotit, jeta e tij vepër dhe rikthimi te kjo shtëpi na mbajnë fort në rrugë të drejtë dhe përplot me energji për ecjen përpara.

Live

OBSH: Sistemi shëndetësor në Venezuelë para kolapsit pas tërmeteve, spitale të dëmtuara dhe mungesë mjekësh

Published

on

By

Sistemi shëndetësor i Venezuelës po përballet me një situatë jashtëzakonisht të vështirë pas dy tërmeteve të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 që goditën vendin javën e kaluar. Sipas të dhënave të fundit, mbi 1,700 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 5,000 të tjerë janë plagosur.

Zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Christian Lindmeier, bëri të ditur se nga 21 institucione shëndetësore të vlerësuara, tri qendra janë shkatërruar plotësisht, ndërsa gjashtë të tjera funksionojnë vetëm pjesërisht. Spitalet e mbetura po përballen me mbingarkesë të jashtëzakonshme, fluks të madh pacientësh dhe një numër të lartë të operacioneve që presin të kryhen.

Përveç dëmeve në infrastrukturë, në rajonin e prekur të La Guairas raportohet për mungesë serioze të stafit mjekësor të specializuar, veçanërisht në repartet e akshme të maternitetit. OBSH ka ngritur alarmin edhe për rrezikun nga shpërthimi i sëmundjeve infektive tek mijëra banorë të zhvendosur, si pasojë e nivelit të ulët të vaksinimit në ato zona. /BBC/ /E.A/

Continue Reading

Lajmet

I lë fëmijët e mbyllur në veturë në Prizren, gjobitet e ëma me 300 euro

Published

on

By

Policia e Kosovës ka gjobitur me 300 euro një nënë në Prizren, nën dyshimin për moskujdes ndaj të miturve.

Rasti ka ndodhur të shtunën në parkingun e një qendre tregtare, ku policia ka pranuar informacion se disa fëmijë ishin lënë të mbyllur brenda një automjeti në temperaturë të lartë.

Zyrtarët policorë kanë hapur me forcë veturën për t’i nxjerrë fëmijët, të cilët shfaqnin shenja lodhjeje dhe dehidratimi nga nxehtësia.

Pas këtij rasti, Policia ka apeluar te qytetarët që të mos i lënë asnjëherë fëmijët apo personat e ndjeshëm të mbyllur në automjete, për shkak të rrezikut të lartë nga temperaturat e verës./E.A/

Continue Reading

Botë

Tragjedi në Venezuelë: Futbollisti Lucas Trejo humb bashkëshorten dhe dy fëmijët nga tërmetet shkatërruese

Published

on

Futbollisti Lucas Trejo po përballet me një humbje të madhe familjare, pasi bashkëshortja e tij, Yanina Maranella, së bashku me dy fëmijët e tyre Aarón Trejo dhe Ainhoa Trejo, janë konfirmuar ndër viktimat e tërmeteve shkatërruese që goditën Venezuelën javën e kaluar.

Sipas klubit të tij C.S. Marítimo de La Guaira, i cili e kishte afruar Trejon në muajin shkurt, familja e tij është në mesin e mbi 1,400 viktimave të regjistruara nga fatkeqësia natyrore. Klubi ka shprehur ngushëllimet përmes një deklarate publike në rrjetet sociale, duke theksuar dhimbjen e madhe që ka goditur lojtarin dhe komunitetin sportiv.

“Në këtë moment dhimbjeje të madhe, lutemi për prehjen e shpirtrave të tyre dhe për forcën e Lucas-it dhe familjes së tij për ta përballuar këtë tragjedi”, thuhet në reagimin e klubit, i cili i ka ofruar mbështetje të plotë futbollistit 38-vjeçar.

Trejo ndodhej në Karakas në një kamp stërvitor me ekipin e tij në momentin kur ndodhën tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë. Ai është kthyer menjëherë në shtëpinë e tij në La Guaira, zonën më të goditur nga fatkeqësia.

Sipas dëshmive të familjarëve, situata në vendngjarje ka qenë e rëndë dhe ndërtesa ku jetonte familja është shkatërruar pothuajse plotësisht. Ende nuk është konfirmuar nëse familja ndodhej brenda banesës në momentin e tërmeteve.

Në operacionet e kërkimit është përfshirë edhe ish-futbollisti Edson Tortolero, i cili ka ndihmuar në gërmimet e mbetura dhe ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimave. Ai e ka cilësuar ngjarjen si një nga tragjeditë më të rënda që ka përjetuar komuniteti sportiv në vend.

Ndërkohë, një tjetër futbollist, Héctor Bello, ka humbur bashkëshorten e tij Andrea Bello, e cila sipas raportimeve ka vdekur duke mbrojtur vajzën e tyre 20-muajshe gjatë tërmeteve. Bello e ka përshkruar atë si “heroinën e tij”, duke premtuar se do t’ia tregojë vajzës historinë e saj kur të rritet.

Autoritetet venezueliane vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa bilanci i viktimave dhe i dëmeve materiale mbetet shumë i rëndë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu kërkon nga BE-ja statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për Kosovën

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka kërkuar zyrtarisht nga Bashkimi Evropian që progresi i Kosovës në zbatimin e reformave të vlerësohet me hapa konkretë, duke kërkuar avancimin drejt statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim.

Këto kërkesa Haxhiu i shprehu gjatë një takimi me Valentina Supertin, drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, e cila po zhvillon vizitën e saj të parë në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Zyra e Presidentes, në takim u vlerësua mbështetja e vazhdueshme e BE-së, e cila është përkthyer në reforma dhe institucione demokratike. Haxhiu bëri të ditur se vendi po i zbaton me seriozitet obligimet nga Agjenda e Reformave dhe Plani i Rritjes, duke mbajtur një kurs të qartë dhe të harmonizuar plotësisht me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Përveç integrimit evropian, në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin rajonal dhe zbatimin e marrëveshjeve të Procesit të Berlinit. Në këtë pikë, Haxhiu potencoi se Kosova duhet të trajtohet si partnere e barabartë në çdo sferë, përfshirë përfaqësimin, tregtinë, digjitalizimin dhe qasjen në iniciativat e tregut të përbashkët. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara