Lajmet

Kurti: Për të ruajtur bashkësinë ne duhet të luftojmë diskriminimin

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e dytë të Samitit të Ballkanit Perëndimor është zotuar se do të punojnë për të mposhtur racizimin dhe për të luftuar pabarazinë.

Kurti para të pranishmeve tha se për të ruajtur bashkësinë duhet të luftojnë diskriminimin, e për të trajtuar këto raste ai shtoi se duhet të punojnë gjithë së bashku.

“Ne jemi këtu së bashku me zotimin për t’u përballur me diskriminim racor, për të mposhtur racizmin e për të luftuar pabarazinë. Që nga fillimi i qeverisjes tonë kemi vendosur prioritetin dhe vizionin tonë për drejtësi për të gjithë pa dallim. Për të realizuar këtë vizion duhet të përballemi me padrejtësitë të cilat ekzistojnë e posaçërisht me diskriminimin. Andaj, strategjia jonë për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom dhe ashkalinj e cila është miratuar në vitin 2022 është strategjia e parë ku lufta kundër diskriminimit përfshihet si komponentë në vetvete. Për të ruajtur bashkësinë ne duhet të luftojmë diskriminimin, e për të trajtuar rastet e diskriminimit duhet të bëjmë aty ku është më së shumti i pranishëm ndaj komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptian. Andaj, kemi krijuar mundësinë e raportimit në platformën raporto diskriminimin.org, ku ne ftojmë që të raportojnë jo vetëm romët, egjiptian e ashkalinjt, por gjithë qytetaret për diskriminimin kudo që e hasin atë… Ne kemi nevojë të bëhemi bashkë në universalitetin e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, ku përqendrohemi në substancë. Sundimi i ligjit kuptim tjetër nuk ka, barazia nuk është destinimi, është pikënisja, ne duhet të fillojmë si të barabartë. Nëse nuk e trajtojmë njëri tjetrin si të barabartë, nëse nuk e vëmë atë që kemi të përbashkët e jo atë që mund të na dallojë, atëherë nuk mund të kemi demokraci, liri e të drejta”, tha Kurti.

Kurti shtoi se me investime nga Qeveria në këtë drejtim synojnë që të ofrojnë praktika për të rinjtë nga komuntietet jo shumicë, me qëllim të ketë përfshirje më të madhe nga to.

“Me investime nga Qeveria, në iniciativën Kosovo Generation Unlimited, synojmë që 15 për qind të praktikave të ofruara të jenë për të rinjtë nga komunitetet jo shumicë. Shifrat e fundit tregojnë se dëri më tani kemi arritur që 9 për qind e praktikanteve të jenë nga komunitetet jo shumicë, pra ende nuk kemi arrit ku dëshirojmë e duhet, por megjithatë një numër përafërsisht në linjë me përfaqësimin e komuniteteve jo shumicë në Kosovë… E kuptoj se politika është betej e ideve, por qeverisja është shërbim demokratik. Andaj, tek unë mund ta gjeni kryeministrin, i cili është këtu si një kryeshërbëtor para se të gjithash e mbi të gjitha për ata që kanë nevojat më të mëdha dhe të drejtat më të shkelura”, shtoi Kurti.

Ndërsa, përfaqësuesi i Parlamentit Kroat, Veljko Kajtazi përmes një videomesazhi tha se përmes bashkëpunimit me institucionet po mundohen të bëjnë më të mirën për të larguar diskriminimin mes komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptian.

“Ne këtë po bëjmë me synimin e përbashkët për forcimin e kohezionit ne shoqëri të ndryshme përmes këtij llojit të bashkëpunimit me institucionet dhe përpjekjet e sektorit qeveritar rom dhe përfaqësuesve të romë po hasim hapësirë në nivelet me të larta për të luftuar racizmin dhe çdo diskrimin tjetër. Nuk duhet harruar se komuniteti rom ka vuajtur shume në luftën për pavarësinë e Kosovës. Dëshiroj që miqtë tanë të jenë mirë të organizuar politikisht”, tha Kajtazi.

Ky samit ka për qëllim të bashkojë vendet e Ballkanit Perëndimor, qeveritë, shoqërinë civile, ekspertët e pavarur, individë të komunitetit për të trajtuar kolektivisht diskriminimin ndaj komunitetit rom, ashkalinj dhe egjiptian.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara