Lajmet

Kurti për “Shtëpinë e Kosovës” në Davos: Prezantojmë kulturën, identitetin se kush jemi por edhe mundësitë për investime

Published

on

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se në Davos të Zvicrës edhe këtë vit është “Shtëpia e Kosovës”, e që është në mesin e 25 shteteve, ani pse në Forumin e Davos gjenden thuajse të gjitha shtetet e globit.

Ai nëpërmjet një video ka thënë se aty prezantohet kultura, identitet se kush janë shqiptarët, por edhe prezantohen mundësinë për investime ekonomike, e shkëmbime tregtare.

Jemi shumë të gëzuar që ‘Shtëpia e Kosovës’ në Davos të Zvicrës tashmë është hapur për herën e dytë dhe nëse viti i parë ka qenë vit i ngjarjes, e hera e dytë e Shtëpisë së Kosovë është hapi i parë i fillimit të një tradite. Në njërën anë prezantojmë kulturën, identitetin se kush jemi, por në anën tjetër prezantojmë dhe mundësitë për investime ekonomike, për shkëmbime tregtare, për bashkëpunime të të gjitha llojeve. Tregojmë dhe atë se ka mund të bëjmë bashkë përveçse kush jemi”, ka thënë ai në një video që publikuar në rrjetin social “Facebook”.

Ai foli edhe për rolin e rinisë duke thënë se rinia dhe mërgata.

Në qendër të Shtëpisë së Kosovës në Davos janë bashkë rinia dhe mërgata e shpeshherë këto të dyja janë tek personat e njëjtët. Djemtë e vajzat e rinj në shtëpinë e Kosovës po mirëpresin si një vatër e talentit shumë ndërmarrës prestigjioz dhe po iu tregojnë për mundësitë që ata të vijnë në Kosovë ku ekziston një rini e talentuar, energjike dhe e cila është njohëse e shumë gjuhëve të huaja. Mosha mesatare në Kosovë është 35 vjeç që është shumë e re për Evropën dhe me gjerë por është nëj rini e familjarizuar me trande e teknologjisë bashkëkohore dhe gjithashtu që e ka dëshmu veten në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe kombinimit. Prandaj ne i ftojmë të tjerët të cijnë në Kosovë sepse kështu fiton dhe Kosova por edhe të gjithë atë që vijnë për investim”, tha ai.

Ai ka përmend të veçantën e këtij viti në “Shtëpinë e Kosovës” në Davos.

Ne duhet të vazhdojmë të mbetemi interesant dhe besoj që të veçantë në Davos sivjet na bënë fakti që në mesin e të gjitha shteteve që janë këtu, Kosova është në mesin e 25 shteteve që kanë shtëpinë këtu. Është e vështirë të gjesh një shtet nga mbarë globi që nuk është i  pranishëm në Davos por vetëm 25 sosh, përafërsisht 1/8 e kanë shtëpinë e tyre, e aty bën pjesë Kosova”, tha Kurti.

Lajmet

Albin Kurti takohet me Hans-Georg Engelke në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Published

on

By

Në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih (MSC), Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme të Gjermanisë, Hans-Georg Engelke.

Me këtë rast, Sekretari i Shtetit Engelke e uroi kryeministrin Kurti për formimin e qeverisë së re, duke i shprehur përgëzime për mandatin e ri qeverisës, thuhet në komunikatën e Zyrës se Kryeministrit.

Gjatë takimit u theksua zhvillimi ekonomik i Kosovës dhe progresi demokratik i vendit, si dhe u diskutuan mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Në fokus të bisedës ishin edhe çështjet e sigurisë, përfshirë bashkëpunimin në luftën kundër krimit.

Po ashtu, pjesë e diskutimeve ishin edhe temat që ndërlidhen me qytetarët e Republikës së Kosovës në diasporë, përfshirë trajtimin e statusit të tyre shtetëror. U theksua se kjo çështje tashmë është qartësuar dhe rregulluar, në mënyrë që ata të mos konsiderohen më si shtetas të Serbisë, ndonëse ende ekzistojnë raste me problematika të ngjashme.

Continue Reading

Lajmet

Shtyhet seanca për miratimin e projektbuxhetit 2026

Published

on

By

Pas konsultimeve me shefat e grupeve parlamentare, Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se seanca për shqyrtimin e buxhetit është shtyrë për ditën e hënë në orën 10:00.

Ky vendim erdhi pasi votimi i buxhetit për vitin 2026 në lexim të parë u kundërshtua nga partitë opozitare, të cilat kërkuan kohë shtesë për të analizuar dokumentin prej 700 faqesh.

Deputetët e opozitës u shprehën se analiza e detajuar e materialit është e nevojshme për të pasur hapësirë për propozime dhe amendamente.

Buxheti i paraparë kap vlerën e 4 miliardë eurove dhe përfshin, ndër të tjera, edhe pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik.

Sipas ministrit Murati, këtë pagë do ta përfitojnë ata që kanë mbi 12 muaj përvojë pune. Megjithatë, që ky projektbuxhet të hyjë në fuqi si ligj, ai duhet të miratohet domosdoshmërisht edhe në lexim të dytë.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi ratifikon marrëveshjen 90.3 milionë me Bankën Botërore

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare për financim me Banka Botërore, në vlerë prej 90.3 milionë euro.

Marrëveshja u miratua me 103 vota për, asnjë kundër dhe pesë abstenime, të cilat erdhën nga deputetët e Lista Serbe.

Bëhet fjalë për Marrëveshjen e Financimit për Programin e parë për “Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër”, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore.

Programi synon mbështetjen e reformave strukturore, forcimin e disiplinës fiskale dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se financimi është me normë interesi zero për qind dhe me periudhë grace prej gjashtë vjetësh para fillimit të kthimit. Sipas tij, Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe reformat e dakorduara, duke bërë që mjetet të jenë tashmë në dispozicion pas ratifikimit.

Marrëveshja ishte nënshkruar më 19 prill 2024 dhe konsiderohet pjesë e përpjekjeve për të mbështetur stabilitetin fiskal, rritjen e konkurrueshmërisë dhe tranzicionin drejt një ekonomie më të gjelbër.

 

Continue Reading

Lajmet

BE-ja rishikon fondet për Serbinë: Ligjet e reja për drejtësinë “zbehin besimin”

Published

on

By

Bashkimi Evropian mund të bllokojë një pjesë të fondeve prej 1.6 miliardë eurosh (hua dhe grante) të dedikuara për Serbinë. Ky paralajmërim vjen pasi Beogradi miratoi disa ligje që, sipas Komisioneres për Zgjerim të BE-së, po “zbehin besimin” te përkushtimi i vendit ndaj shtetit të së drejtës.

Reformat për centralizimin e sistemit gjyqësor, të cilat hyrën në fuqi këtë javë, kanë nxitur kritika të ashpra nga gjyqtarët dhe prokurorët. Ata i shohin këto ndryshime si një mjet për të forcuar pushtetin e Presidentit Aleksandër Vuçiç, duke dobësuar luftën kundër krimit të organizuar dhe duke penguar rrugëtimin e Serbisë drejt anëtarësimit në BE, raporton Reuters.

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi për Reuters se këto amendamente po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë punën e atyre në Bruksel që duan të ecin përpara me integrimin e Serbisë. Ajo konfirmoi se Komisioni po rishikon financimet në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, një program ky që lidhet drejtpërdrejt me kushtëzime për sundimin e ligjit.

Ndonëse Serbia i ka nisur negociatat për anëtarësim që në vitin 2014, korrupsioni i përhapur dhe institucionet e dobëta kanë frenuar progresin. Ligjet e reja parashikojnë kufizimin e mandatit të kryeprokurorëve dhe u japin më shumë pushtet kryetarëve të gjykatave mbi gjyqtarët e thjeshtë. Kritikët frikësohen se kjo do të asgjësojë pavarësinë e drejtësisë dhe do të rrezikojë hetimet e rëndësishme për korrupsionin e nivelit të lartë.

Ndërsa qeveria serbe ende nuk ka dhënë një reagim zyrtar, Ministria e Drejtësisë ka pretenduar se ligjet do ta bëjnë sistemin më efikas. Pas reagimeve negative, Serbia i është drejtuar Komisionit të Venecias për një opinion ekspertësh. Komisionerja Kos theksoi se BE-ja pret që, pas marrjes së këtij opinioni, ligjet të rishikohen në mënyrë gjithëpërfshirëse. /Reuters/

Continue Reading

Të kërkuara