Lajmet

Kurti për raportin e DASh-it: Do të adresohet me seriozitet

Kurti, mes tjerash, tha se Kosova ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit.

Publikuar

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se gjetjet e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh), do t’i adresojnë me shumë seriozitet.

Kurti, mes tjerash, tha se Kosova ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit, ndonëse ky raport e vlerëson të kundërtën.

“Ne bëjmë maksimumin e mundshëm, nuk e kursejmë as vullnetin, as përpjekjen e as dijen që e kemi. Gjatë këtyre dy viteve Kosova ka shënuar përparime të mëdha, a jemi aty ku duam, ende jo”.

“Mirëpo të gjitha ministritë, teksa shënojmë këtë javë dy vjetorin në qeverisje, e bëjnë më të mirën e mundshme. Edhe vërejtjet, kritikat të cilat na jepen do t’i marrim me shumë seriozitet e do t’i trajtojmë me përpikëri”, tha Kurti./EO

Lajmet

Pahor një nga emrat e mundshëm për ta zëvendësuar Lajçakun

Politologu Albinot Maloku konsideron se në këtë post duhet të vihet dikush nga ndonjë vend më i fuqishëm i BE-së.

Publikuar

nga

Ka mbetur edhe pak kohë nga përfundimi i mandateve të diplomatëve të Bashkimit Evropian të caktuar nëpër shtete dhe pozita të tjera diplomatike.

Me këtë rast, BE do të zëvendësojë edhe diplomatë të caktuar në Kosovë. Por ajo që zgjon interesin më të madh, është pozita e zëvendësuesit të deri tash, emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Njëri ndër emrat e përmendur për këtë pozitë është ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor.

Politologu Albinot Maloku konsideron se në këtë post duhet të vihet dikush nga ndonjë vend më i fuqishëm i BE-së.

“Në këtë rrafsh rekomandimi, lobimi që zotëri Pahor njëri ndër politikanët më aktiv në Slloveni të jetë si zëvendësues për mendimin tim kjo është vetëm një vullnet i shetit mirëpo në rrethanat në të cilat ndodhet dialogu dhe konstilacionet e forcave konsideroj që të duhej të ishte dikush nga vendet më me peshë në Bashkimin Evropian”, deklaroi Maloku.

E në rast të konfirmimit të Pahorit në këtë pozitë, sa do të mund jetë kjo kthesë serioze në arritjen e një marrëveshje përundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

“Zotëri Pahor si potencialisht lehtësuses i këtij procesi me kreativitetin e tij politik, do mund të i jap ndonjë shtyetje mirëpo insistoj të mendoj se për rrethanat të cilat ndodhet dialogu dhe të cilat ndodhën raportet mes Kosovës dhe Serbisë, do duhej të ishte ndonjë nga shtetet më me peshë për brenda Bashkimit Evropian, në mënyrë që të i jap dhe sinergjinë shtesë këtij dialogu dhe përafrimit të palëve në jetësimin e marrëveshjes që ka ndodhur prej vitit 2011 deri më tani”, shtoi ai.

Mandati dyvjeçar si emisar në dialogun Kosovë-Serbi i Miroslav Lajcakut do të përfundojë në fund të gushtit të këtij viti./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

BE: Serbia shkeli marrëveshjen, të lejojë menjëherë lëvizjen e lirë

Stano ka thënë se janë duke e përcjellë nga afër situatën e krijuar.

Publikuar

nga

Bashkimi Evropian e ka vlerësuar shkelje të Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes veprimin e autoriteteve të Serbisë, e cila ka bllokuar qytetarët kosovarë në kufijtë e saj, teksa i ka bërë thirrje Serbisë që të përmbahet nga veprimet e tilla të njëanshme.

Peter Stano, zëdhënës i BE-së, ka thënë se janë duke e përcjellë nga afër situatën e krijuar.

“Ne jemi të vetëdijshëm për situatën dhe e ndjekim nga afër. Marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes e arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja përcakton parametra të qartë për hyrjen dhe daljen e qytetarëve të Kosovës në dhe nga Serbia. Situata aktuale përbën shkelje të kësaj marrëveshjeje dhe ne i bëjmë thirrje Serbisë që të përmbahet nga veprime të tilla të njëanshme dhe të pakoordinuara dhe t’i kthehet menjëherë respektimit të marrëveshjes”, ka theksuar Stano për transmetuesin publik RTK-në.

Ai tutje ka thënë se BE-ja pret që palët të zbatojnë plotësisht të gjitha detyrimet e tyre të dialogut, që sipas tij mbeten të vlefshme dhe detyruese.

“Ne gjithashtu presim që palët të sigurojnë një mjedis të favorshëm për zhvillimin e dialogut dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë sigurinë dhe stabilitetin”, ka theksuar tutje Stano.

Reagimi i Bashkimit Evropian vjen pasi autoritetet serbe kanë bllokuar dhjetëra autobusë me qindra udhëtarë nga Kosova, duke mos lejuar hyrjen në Serbi. Krerët e institucioneve në Kosovë një veprim të tillë e kanë vlerësuar si hakmarrje të Serbisë ndaj civilëve kosovar për votimin pro anëtarësimit të Kosovës në KiE në Asamblenë Paralamentare.

Shoferi i një kompanie të autobusëve, Euron Llugaliu ka bwrw tw ditur pwr KosovaPress se autoritetet e Serbisë nisur të lirojnë qytetarët kosovarë të kalojnë kufirin në pikën kufitare Kroaci-Serbi, pas bllokimit me orë të tëra. Megjihatë një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Bislimi: E informova Lajçakun për situatën me qytetarët e Kosovës në kufij

Bislimi tha se kjo është përgjigjja që mund të japë Serbia si revoltë për suksesin që shënoi dje Kosova në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Publikuar

nga

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se e ka njoftuar emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, për situatën që ka krijuar Serbia në pikat kufitare me bllokimin e qytetarëve të Kosovës. Bislimi tha se kjo është përgjigjja që mund të japë Serbia si revoltë për suksesin që shënoi dje Kosova në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Qindra prej qytetarëve, duke përfshirë gra dhe fëmijë, tashmë prej më shumë se 13 orësh po mbahen peng nga pala serbe, në kufirin me Kroacinë. Qytetarët tanë po merren në pyetje, u janë konfiskuar dokumentet personale dhe kanë mbetur pa ushqime dhe pa ilaçe. Lidhur me situatën e kam njoftuar edhe zotin Lajçak. Kjo është përgjigjja dhe hipokrizia e Serbisë ndaj respektimit të të drejtave të njeriut që vjen nga një vend që aktualisht është anëtar i KiE”, deklaroi ai.

Bislimi thotë se një akt i tillë nga Serbia dëshmon edhe një herë rënien e demokracisë në Serbi dhe politikën e vazhdueshme të saj të agresionit.

“Kosova është një vend i pavarur, sovran dhe demokratik. Ne nuk do të stepemi ndaj veprimeve ngacmuese nga Serbia, e cila po dëshmon edhe një herë se nuk është e përkushtuar ndaj marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe normalizimit. Siç tha Vulin: Serbia nuk bën pjesë as në CoE dhe as në BE”, shtoi ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Lirohen kosovarët e ndaluar mbrëmë nga policia serbe

Qindra qytetarë shqiptarë kanë qenë të ndaluar që nga mbrëmë në pikën kufitare Kroaci-Serbi, mirëpo ende nuk dihet shkaku i saktë i gjithë kësaj situate.

Publikuar

nga

Autoritetet e Serbisë nisin të lirojnë qytetarët kosovarë të kalojnë kufirin në pikën kufitare Kroaci-Serbi, pas bllokimit me orë të tëra. Kështu ka bërë të ditur shoferi i një kompanie të autobusëve, Euron Llugaliu.

Qindra qytetarë shqiptarë kanë qenë të ndaluar që nga mbrëmë në pikën kufitare Kroaci-Serbi, mirëpo ende nuk dihet shkaku i saktë i gjithë kësaj situate. Ndonëse nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në një komunikatë për media kanë thënë se e gjithë kjo ka ndodhur, pak orë pas votimit në favor të Kosovës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ende nuk dihet se kur do të lirohen të njëjtit.

Të shqetësuar me këtë gjendje ishin shoferet e autobusëve atje dhe qytetarët. Para hapjes së pikës kufitare, një prej vozitësve nga një kompani e autobusëve, sa kanë qenë të bllokuar në kufi, ka treguar për KosovaPress detaje lidhur me rastin, ku thotë se u janë konfiskuar dokumentet. Ai po ashtu ka thënë se nga pika kufitare atje ju është thëne se ka disa persona të dyshuar, porse nuk dihen shkaqet se për çfarë.

“Për çdo autobus të Kosovës që kemi ardhur këtu na kanë thënë se janë dy apo tre persona të dyshuar…Veç e kanë bërë që kishe të shohin prej ku vjen dhe ku do të shkojë…Prej orës 23:00 mbrëmë e deri tash (kemi mbet në kufi)…Asnjë pasagjerë nuk e kanë marrë, të gjithë siç kanë qenë janë…Letërnjoftimet na kanë marrë të gjithëve dhe jemi në pritje të tyre.. Nuk e dimë se çfarë po bëhet, është shumë keq për neve, sepse ka mbaruar edhe ushqimi tashmë”, tregon ai.

Në anën tjetër, sipas njoftimit të MPJD-së, thuhet se , institucionet tona janë njoftuar, që në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi, në Batrovci, autobusë të operatorëve të ndryshëm të Republikës së Kosovës, të cilët duhej të kalonin tranzit nëpër Serbi, ishin ndaluar nga autoritetet kufitare të Serbisë.

Të njëjtit derisa kanë apeluar qytetarët tjetër që t’i shmangin këto pika kufitare kanë theksuar se, qytetarët e Kosovës që po vinin në drejtim të Kosovës janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë dhe nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas. Sipas kësaj ministrie, të gjithë udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale si dhe ato të autobusëve. Po ashtu, disa prej tyre janë marrë dhe po vazhdojnë të merren në pyetje.

Përveç reagimeve nga Institucionet shtetërore, reagime pati edhe nga komuniteti i biznesit, të cilët apeluan tek qeveria që qytetarëve të bllokuar atje t’u ofrohet mbrojtje dhe mbështetje.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara