Lajmet

Kurti për akuzat ndaj UÇK-së: Manipulohet një kapitull për të cilin Basha s’ka faj

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, foli lidhur me zhurmën publike rreth artikullit ku bashkautor është kryetari i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha kundër UÇK-së.

Ai kritikoi qeveritë e kaluara, duke thënë se janë vendimet e atyre qeverive i kanë shkaktuar probleme Kosovës dhe se të tilla s’po i shkakton artikulli me bashkautor Bashën.

“Unë besoj që problemet që i kemi sot në Kosovë nuk i kemi nga një deformim e keqinterpretim i një artikulli me bashkautorësi ku ky nuk është autor i atij kapitulli të para më shumë se një dekade. Problemet i kemi kur është nënshkruar ‘Zajednica’ në 2013-tën, problemet i kemi kur janë amnistuar kriminelët serbë në veri, po astu në 2013-tën, problemet i kemi kur është votuar Gjykata Speciale në 2015-n, problemet i kemi kur është themeluar Lista Serbe në bashkëpunim me Beogradin në vitin 2013, problemet i kemi politikanët e Kosovës kanë bërë qeveri duke u varur nga Lista Serbe, problemet i kemi kur kanë hyrë në pazare për ndarje të Kosovës – jo te ky farë artikulli ku manipulohet një kre, në të cilin ky s’ka fare autorësi”, tha Kurti .

Kryeministri në detyrë tha se buja që bëri ky shkrim është keqinterpretim dhe deformim.

“Dimal Basha e ka dhënë sqarimin për atë publikim që është bërë para më shumë se një dekade. Ai ka thënë se kapitulli që e ka shkruar nuk ka të bëjë me UÇK-në. Edhe në fjalimin e tij pas zgjedhjes si kryetar Kuvendi, ai shprehu vlerësimet më të larta për këtë vlerë të kombit shqiptar”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë këto deklarata i bëri në komunikim me gazetarë në Fushë Kosovë, ku mori pjesë në përurimin e një Çerdheje për fëmijë.

Continue Reading

Lajmet

Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës

Published

on

By

Sot, më 18 shtator, i jepet lamtumira e fundit ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës dhe humanistes së njohur, Flora Brovina, e cila u nda nga jeta më 15 shtator në moshën 76-vjeçare.

Nderimet për jetën dhe veprën e saj do të fillojnë në orën 10:00 me një mbledhje komemorative në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Më pas, nga ora 11:30 deri në orën 14:30, në hollin e Kuvendit të Kosovës do të mbahen homazhe shtetërore në nderim të figurës së saj.

“Ceremonia e varrimit të ish-deputetes Brovina do të bëhet të premten, më 18 shtator, në ora 16:00 në varrezat e qytetit në lagjen Arbëri në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Flora Brovina la pas një trashëgimi të pasur si mjeke, poete, veprimtare e të drejtave të njeriut dhe politikane me kontribut të çmuar në shtetndërtimin e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Novobërdë i dyshuar për dhunim

Published

on

By

Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës në Novobërdë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunim” ndaj një gruaje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative e hetimore.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime policore për procedurat e mëtejme hetimore”, njofton policia.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë pasi kanosi zyrtarin policor në detyrë

Published

on

By

Një i dyshuar  është arrestuar të enjten pasdite në Podujevë, pasi ka kanosur një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:35.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarin policor i cili ishte në kryerje të detyrës”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

  1. Zemra e njeriut punon pa u ndalur gjatë gjithë jetës dhe mund të rrahë mbi 3 miliardë herë, duke pompuar gjak në çdo pjesë të trupit.
  2. Disa peshq kanë aftësinë të ndryshojnë gjininë gjatë jetës, varësisht nga nevoja e grupit të tyre për riprodhim.
  3. Ajri që thithim sot përmban atome që kanë ekzistuar për miliarda vite dhe mund të kenë qenë pjesë e frymës së dinosaurëve.
  4. Një rrufe është një shkarkesë elektrike shumë e fuqishme që mund të godasë të njëjtin vend disa herë rresht.
  5. Kameleontët nuk ndryshojnë ngjyrë vetëm për t’u fshehur, por edhe për të shprehur emocione si frikë, agresion apo qetësi.

Continue Reading

Të kërkuara