Lajmet

Kurti paralajmëron reforma në Arsim pas rezultateve në PISA

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se rezultatet e testit PISA në vendin tonë tregojnë se ka ende shumë punë për tu bërë. Ai shtoi se po punojnë në reformimin e sistemit arsimor në Kosovë.

Kurti derisa foli për veprimet e ndërmarra në përmirësimin e jetës së të rinjve u pengua nga një aktiviste e PSD-së, e cila erdhi në drejtim të tij duke fishkëllyer dhe hedhur letra me mbishkrime në to.

Ndërkaq, aktivistja u largua menjëherë nga mbrojtja e afërt e Kurtit.

Në konferencën për Rini 2023 “Fuqizo, Shërbe, Angazho”, të organziuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shefi i ekzekutivit, Albin Kurti tha se sukseset e rinisë sonë në film, art, sport, biznes e teknologji janë përtej të zakonshmes, derisa shtoi se roli i shtetit është ta përcjell talentin dhe potencialin me mbështetjen direkte.

“Në gusht të këtij viti në muajin e rinisë pata mundësinë që të takoj qindra të reja dhe të rinj prej bashkëmoshatarëve anë e mbanë Kosovës. Për shumë prej nesh që ishim të pranishëm panairi i rinisë si ngjarje përmbyllëse edhe një herë dëshmoi për suksesin e vajzave të djemve tanë të punuara me dorë nga të rinjtë, produktet ekspozuara në panair nuk ishin thjeshtë as objekte e mallra por punë e manifestuar në ditë e gjata e netët e vona…Sukseset e rinisë sonë në film, art, sport, biznes e teknologji janë përtej të zakonshmes. Ndërkaq, roli i shtetit është ta përcjell talentin dhe potencialin në mbështetjen direkte. Për këtë brez të rinjve, sfida si në Kosovë edhe në botë vazhdojnë të jenë të mëdha. Rezultatet e testit PISA për vendin tonë kanë treguar tashmë për defekte strukturore e kronike në sistemin arsimor, kanë treguar se ka ende shumë për tu bërë që ka çështje që kanë efekte negative e shoqëruese në tregun e punës dhe ekonomi”, tha Kurti.

Përveç tjerash, Kurti potencoi se po punojnë në reformimin e sistemit arsimor. Ai tha se në fillim të vitit 2021 ishit të punësuar mbi 28 mijë të rinj, ndërkaq deri në korrik të vitit 2023, numri i të punësuarve ka arritur në mbi 60 mijë.

Kurti tha se përmes platformës Super Puna janë punësuar rreth 9 mijë të rinj në mbi 6 mijë biznese të ndryshme.

“Ne jemi duke punuar që ta reformojmë sistemin arsimor që shkollat dhe universitet tona t’i bëjmë ku fëmijët dhe të rinjtë së bashku me mësimdhënësit dhe prindërit punojnë, mësojnë e hulumtojnë…Qysh herët në qeverisjen tonë arsimin e lartë publik e bëmë falas. Pra, studentët do të duhet të paguajnë për banesë e jetesë por jo edhe për studime…Nga viti 2021 deri në vitin 2023 i kemi ndarë 4630 bursa për vajzat në STEM. Falë masave tona stimuluese, pjesëmarrja e vajzave në STEM në Universitetin e Prishtinës ka arritur në 50 për qind dhe këtë duhet ta krahasojmë me Bashkimin Evropian që është 17 për qind…Në fillim të vitit 2021 ishin 28 mijë e 293 të rinj të punësuar. Kurse, në fund të korrikut sivjet 2023, numri i të punësuarve ishte 60 mijë e 884…Përmes platformës së punësimit Super Puna për nëntë muaj janë punësuar rreth 8 mijë e 500 të rinj të moshave 18 deri në 25 vjeç në gjithsej 6 mijë e 400 biznese. Për punë praktike në programin ‘Kosova Generation Unlimited’ të Ministrisë së Financave, të Punës dhe Transfereve në bashkëpunim me UNICEF-in në Kosovë dhe rrjetin CSR po ofrojmë mundësi për 10 mijë të rinj e të reja deri në fund të vitit 2024”, potencoi Kurti.

Kurti theksoi se nuk ka asgjë më të rëndësishme që mund të bëjmë si Qeveri se sa të përgatisim gjeneratën e ardhshme për zhvillim e për udhëheqje të vendit tonë.

Ndërkaq, presidenti i Shoqatës Evropiane të Kartës Rinore (EYCA), Miguel Perestrello, u bëri thirrje të rinjve të Kosovës që t’i bashkohen këtij projekti.

Ai tha se karta rinore është një instrument për t’iu bashkuar listës jo formale të organizuar përmes anëtarëve, derisa shtojnë se arrijnë tek të rinjtë në të gjitha grupet etnike dhe fusha të ndryshme.

“Me më tepër se 35 anëtarë në 39 vende në Evropë ne bashkojmë mbi 8 milionë njerëz të rinj dhe pres që ju të gjithë të përfshiheni në këtë projekt shumë shpejt, pasi e kemi kartën edhe këtu në Kosovë dhe po fillojmë të zhvillohemi. Kjo organizatë ju shërben për zhvillimin e kartës evropiane por kemi edhe organizata të tjera… Karta Rinore është një instrument për t’iu bashkuar listës jo formale të organizuar përmes anëtarëve ne arrijmë tek të rinjtë në të gjitha grupet etnike në të gjitha fushat dhe sfonteve të ndryshme socio ekonomike. Kjo është shumë me rëndësi për ne, për të mos bërë diskriminim dhe karta rinore gjithashtu varet edhe nga çështjet e tjera”, tha Perestrello.

Ndër të tjera, Perestrello tha se u ndihmojnë vendeve në zhvillimin e ekspertizave të nevojshme për zhvillim.

Vendi

Kurti: Zgjedhja e presidentit është emergjente, moszgjedhja na pamundëson mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se zgjedhja e presidentit të ri është një çështje emergjente, pa të cilën Kosova nuk do të mund t’iu ndihmojë katër ish-krerëve të UÇK-së në procesin e apelimit të dënimit të tyre nga Gjykata Speciale në Hagë.

Kurti theksoi se vendi ka nevojë të menjëhershme për një strategji shtetërore e kombëtare, e cila duhet të trajohet gjatë këtij muaji dhe jo vitin e ardhshëm. Sipas tij, nëse deri në mesnatë nuk zgjidhet presidenti, Kosova rrezikon të mbetet me muaj të tërë pa institucione funksionale për shkak të shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Moszgjedhja e Presidentit na çon drejtpërdrejt në zgjedhje. Por jo vetëm kjo, ajo na kufizon edhe mundësinë që të merremi me strategjinë shtetërore dhe me çështjen e apelit. Pa President, Kosova rrezikon të mbetet pa institucione funksionale”, u shpreh Kurti. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

PDK kërkon nënshkrimet e opozitës dhe shumicës për seancë të jashtëzakonshme për Specialen

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, me qëllim votimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Gjatë një konference për media, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, bëri të ditur se deri më tani janë siguruar 29 nënshkrime – 22 nga grupi parlamentar i PDK-së dhe 7 nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme sipas Rregullores së Kuvendit nevojiten së paku 40 nënshkrime.

Hamza konfirmoi se i kanë dërguar ftesë zyrtare kryetares së Kuvendit dhe u kanë kërkuar mbështetje me nënshkrime deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje si dhe komuniteteve joshumicë joserbe.

“PDK-ja po pret dhe po kërkon që të thirret seanca në mënyrë që të aprovohet Ligji për Dhomat e Specializuara. Iu kemi dërguar ftesë të gjithë deputetëve të VV-së, LDK-së dhe komuniteteve joshumicë joserbe që të na japin nënshkrimet, meqë kërkojmë me ngulm që ky ligj të miratohet”, deklaroi Hamza. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Mblidhet grupi parlamentar i LVV-së, pritet caktimi i seancës për presidentin

Published

on

By

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje pritet të mblidhet sot në orën 14:00, mëson Ekonomia Online nga burimet e saj brenda këtij subjekti politik.

Mbledhja e parlamentarëve të shumicës vjen në një moment të tensionuar politik, kur Kuvendi i Kosovës ende nuk ka caktuar një orar zyrtar për mbajtjen e seancës plenare.

Sot është afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Nëse deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri deri në mesnatë, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

UBT ofron 20% bursë studimi për Masterin në Shkenca dhe Teknologji të Ushqimit

Published

on

By

Në një kohë kur siguria ushqimore përbën një nga sfidat më kryesore globale, UBT ka hapur aplikimet për programin Master në Shkenca dhe Teknologji të Ushqimit, duke ofruar 20% bursë studimi përmes skemës “Engaged Scholarship” për të gjithë kohëzgjatjen e studimeve.

Bursa vlen për një sere profesionistësh të fushës, përfshirë teknologët e ushqimit, nutricionistët, infermierët, kontrollorët e cilësisë, inspektorët ushqimorë dhe laborantët ushqimorë.

Programi është i ndërtuar sipas standardeve të universiteteve më të avancuara evropiane dhe synon përgatitjen e kuadrove udhëheqëse për tregun e punës. Përmes punës praktike në laboratorë modernë, studentët trajnohen në kontrollin e cilësisë, inxhinierinë e përpunimit, kiminë e mikrobiologjinë ushqimore, si dhe zhvillimin e produkteve inovative në përputhje me legjislacionin dhe normat ndërkombëtare.

Përveç komponentës teoretike dhe praktike, ky program vë fokus të veçantë te kërkimi shkencor dhe zgjidhja e problemeve reale me të cilat përballet industria ushqimore sot. Studentët aftësohen për të analizuar parametrat dietikë, për të optimizuar linjat e prodhimit industrial me eficiencë energjetike dhe për të garantuar qëndrueshmëri mjedisore në çdo fazë të përpunimit të ushqimit.

Gjithashtu, mjedisi interaktiv, stafi akademik me përvojë ndërkombëtare dhe rrjeti i gjerë i partneriteteve u mundësojnë studentëve përfitimin e kompetencave të nevojshme për pozita drejtuese e ekzekutive në sektorin publik dhe privat, si dhe për vazhdimin e studimeve të doktoraturës.

Për më shumë informata mbi aplikimin dhe përfitimin e bursës prej 20%, të gjithë të interesuarit mund të drejtohen pranë hapësirave të UBT-së apo faqeve zyrtare të këtij institucioni.

Continue Reading

Të kërkuara