Lajmet

Kurti numëron të arriturat e Qeverisë, thotë se Kosova po qëndron krahas shteteve evropiane

Kështu deklaroi ai sot në konferencën “Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë”.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën “Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë”. Sipas tij, Kosova qëndron krahas shteteve evropiane sa i përket përpilimit e zbatimit të strategjive që synim kanë zhvillimin e ekonomisë së gjelbër.

Kurti shtoi se trajtimi i ujërave të ndotura në nivel vendi është rritur nga një për qind sa ishte, në 11 për qind nga Qeveria e tij.

“Kosova qëndron krahas shteteve partnere evropiane në përpilimin e zbatimin e strategjive dhe në zhvillimin e miratimin e politikave të cilat në thelb e synojnë tranzicioni e drejt drejtë ekonomisë së gjelbër e të qëndrueshëm. Përmes tyre synojmë të adresoj sfidat mjedisore që krijojnë barazi sociale, zhvillim ekonomik dhe gjithë përfshirje. Koncepti i qëndrueshmëri është më qendër e pothujse të gjitha politikave, strategjive e ligjeve të cilat po i hartojmë e po i miratojmë. Gjatë gjysmë së parë të mandatit të Qeverisë sonë jemi fokusuar në adresimin e pabarazive sociale dhe ekonomike. Përmes politikave gjithëpërfshirëse e skemave për zhvillim në mbështetje sociale të cilat kemi filluar t’i aplikojmë do të sigurojmë që grupet e cenueshme, duke përfshirë grupet me të ardhura të ulëta e ato të margjinalizuara të kenë përmirësim të dukshëm në mirëqenie, qasje në punësim, arsim e shëndetësi energji e shërbime të tjera”, deklaroi ai mes tjerash.

“Trajtimi i ujërave të ndotura në nivel vendi është rritur nga një për qind sa ishte kur filluam mandatin, në 11 për qind. Ne jemi të përkushtuar që të avancojmë tutje dhe synimi ynë është që pesë vitet e ardhshme të kemi shtatë kryeqendra me impiante. Kosova megjithëse ende nuk është anëtare e Konventës e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, çdo ditë e më tepër po e dëshmon vendosmërinë e saj në ndërmarrjet e verimeve për të reduktuar nivelin e ndikimit në mjedis”, tha ai.

Tomás Szunyog, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, tha se janë të përkushtuar që ta ndihmojnë Kosovën që të ketë një të ardhëm të qëndrueshëm.

“Ne jetojmë në një kohë ku toka po kalon nëpër ndryshime të mëdha. Si për shembull dëmtimi i ujërave dhe ajrit dhe në këtë duhet të punojmë shumë. Dihet të punojmë së bashku që ti minimizojmë aktivitete e njeriut. BE ka njohur rëndësinë e ruajtjes së ambientin dhe ka vendosur qëllime ambicioze. Ne kemi afruar edhe asistencë teknike që të kemi zhvillim të gjelbër që të kemi një të ardhëm të qëndrueshme. Mund të them se ne jemi aktivisht të aktivizuar që të promovojmë energji të ripërtitshem. Dëshirojmë që të ngrem Ballkanin Perëndimor në këtë pozitë dhe politika në të cilat gjendet BE. Së bashku mund të bëjmë një Ballkan më të pasur dhe më të mirë për gjenerata e reja”, tha ai.

Jörn Rode, ambasadori gjerman në Kosovë, përgëzoi Qeverinë e Kosovës për punën që është duke e bërë në këtë drejtim, e që sipas tij, Kosova është duke i’u afruar sa më shumë standardeve të Evropës.

“Partneriteti Gjermanisë dhe Kosovës ka për qëllim trazicioni e neutralitetit të energjisë deri në vitin 2050. Plani nacional i energjisë dhe i klimës është duke u hartuar me shpejtësi, mendoj që jeni ambicioz për këtë dhe ju përgëzoj. Qeveria ka punuar më mënyrë shumë konkrete por edhe sektori privat ka një rol sa i përket energjisë. Mendoj se Kosova po afrohet sa më shumë standardeve të Evropës. Duhet që së bashku të jemi të përkushtuar, bashkëpunimi jonë do të jetë gjithmonë në çdo projekt që përfshinë për ta mbajtur ujin e klimën e Kosovës të pastër”, tha ai.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore, Burim Ejupi tha se Qeveria e Kosovës është duke ndjekur rrugën e gjelbër.

“Kur e shohim Kosovën këto 6 vjet, e shohim që ka një progres dhe po e shohim një Kosovë një qeveri që është duke shkuar ka e gjelbërta. Prej perspektivës së shoqërisë civile gjithmonë ne kërkojmë më shumë”, tha ai.

Lajmet

Filmi kosovar “Shame and Money” prezantohet në mbrëmjen hapëse të festivalit në Hagë

Published

on

Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është prezantuar në mbrëmjen hapëse të festivalit Eastern Neighbours Film Festival (ENFF), në Hagë të Holandës, duke sjellë kinematografinë kosovare para publikut ndërkombëtar.

Mbrëmja u mbështet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë, e cila kontribuoi në organizimin dhe promovimin e kulturës kosovare gjatë këtij aktiviteti.

Programi nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së festivalit, Kostana Banovic, ndërsa u pasurua me një performancë muzikore nga pianisti kosovar Arben Ramadani, muzika e të cilit ndërthuri ndikime nga folklori shqiptar.

Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin filmin “Shame and Money”, i cili trajton historinë e një familjeje nga Kosova, përballë vështirësive ekonomike dhe pasojave të një tradhtie brenda familjes, që rrezikon jetesën e saj.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Veton Nurkollari, drejtor artistik dhe bashkëthemelues i DokuFest-it në Prizren, i cili në këtë edicion ishte pjesë e jurisë së festivalit në kategorinë e talenteve të rinj.

Mbrëmja u përmbyll me një pritje për të ftuarit, ku u prezantuan edhe ushqime tradicionale dhe verëra nga Kosova.

Përmes këtij aktiviteti, kinematografia dhe kultura kosovare u prezantuan para publikut në Hagë, ndërsa pjesëmarrja e profesionistëve nga Kosova në festival kontribuoi në forcimin e lidhjeve me skenën ndërkombëtare të filmit.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Google prezanton dy procesorë të rinj për inteligjencën artificiale, synon të sfidojë Nvidia-n

Published

on

Kompania teknologjike Google ka prezantuar dy sisteme të reja procesorësh për inteligjencën artificiale, duke zgjeruar përpjekjet për të konkurruar me Nvidia-n në tregun global të çipave të avancuar për IA, raporton Reuters.

Sistemet e reja, të emërtuara “TPU 8tx” dhe “TPU 8i Max”, janë versione të specializuara të njësive të përpunimit tensorik (TPU) të gjeneratës së tetë të Google dhe janë projektuar për nevoja të ndryshme të kompanive dhe institucioneve që përdorin inteligjencën artificiale.

“TPU 8tx” synon kryesisht institucionet qeveritare dhe kompanitë që operojnë në sektorë të rregulluar, ku mbrojtja e të dhënave konfidenciale është thelbësore. Sistemi përfshin teknologji sigurie të integruar në nivelin e pajisjeve, e cila mbron informacionin dhe parametrat e modeleve të IA-së edhe gjatë përpunimit.

Sipas Google, “TPU 8tx” mund të ofrojë deri në dyfishin e shpejtësisë në disa operacione, krahasuar me paraardhësin “TPU 8t”, pa ndikim të ndjeshëm në performancë nga masat shtesë të sigurisë.

Ndërkaq, “TPU 8i Max” është projektuar për aplikacione që duhet të përpunojnë sasi të mëdha informacioni njëkohësisht, si asistentët e programimit, analizat matematikore, kërkimet shkencore dhe zbulimi i barnave të reja.

Ky sistem bashkon dy procesorë “TPU 8i” në një paketë të vetme, duke dyfishuar fuqinë përpunuese, memorien e integruar dhe kapacitetin e memories me gjerësi të lartë brezi.

Google synon që procesorët e saj të përdoren gjithnjë e më shumë edhe nga klientë të jashtëm, përtej produkteve të kompanisë, si motori i kërkimit, YouTube dhe modelet Gemini. Për këtë qëllim, kompania po i ofron përmes shërbimeve Google Cloud, si dhe drejtpërdrejt për instalim në qendrat e të dhënave të klientëve.

Zgjerimi në këtë sektor vjen në një kohë kur kërkesa për kapacitete kompjuterike të inteligjencës artificiale po rritet me shpejtësi dhe kompanitë e mëdha teknologjike po investojnë në zhvillimin e çipave të tyre, për të zvogëluar varësinë nga furnizuesit e jashtëm.

Sipas të dhënave të Alphabet, kompania mëmë e Google, të ardhurat e Google Cloud arritën në 30.71 miliardë dollarë në tremujorin e tretë, duke shënuar rritje prej 103 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Shitjet e sistemeve TPU kontribuuan në këto rezultate.

Pas njoftimit, aksionet e Alphabet u rritën me më shumë se 3 për qind në orët e para të tregtimit në bursën amerikane.

Nvidia vazhdon të jetë një nga aktorët kryesorë në tregun e procesorëve për inteligjencën artificiale, por zhvillimi i çipave të personalizuar nga Google dhe kompanitë e tjera të mëdha teknologjike po shton konkurrencën në këtë industri.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci dhe ambasadori i BE-së diskutojnë për trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e turizmit

Published

on

Ministrja Saranda Bogujevci dhe zëvendësministrja Nora Arapi Krasniqi kanë pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel.

Gjatë takimit u diskutua për promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, zhvillimin e turizmit dhe pjesëmarrjen e vendit në programin “Evropa Kreative”, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.

Ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e mbështetjes evropiane dhe avancimit të projekteve në fushën e kulturës dhe turizmit.

Ndërkaq, ambasadori Schuebel ritheksoi përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj së ardhmes evropiane të Kosovës, duke theksuar se mbështetja e BE-së përfshin edhe zhvillimin e kulturës dhe turizmit në vend.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Mbahet seanca në mungesë për vrasjen e Diana Kastratit

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë zhvillon sot seancën e shqyrtimit kryesor në mungesë ndaj të akuzuarit Adnon Jashari, i cili ngarkohet me vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati.

Procesi po zhvillohet pa praninë e të akuzuarit, meqë ai ndodhet në arrati që nga dita e kryerjes së krimit dhe mbetet ende i kërkuar nga Policia e Kosovës përmes urdhërarrestshmërisë publike.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti zyrtarisht aktakuzën ndaj Jasharit për veprën penale të vrasjes së rëndë më 22 tetor të këtij viti.

Tragjedia ndodhi më 18 maj të vitit 2011 në Prishtinë, kur 27-vjeçarja Diana Kastrati u qëllua për mort me armë zjarri teksa po shkonte në fakultet. Ngjarja pati nxitur reagime dhe protesta të shumta publike, pasi viktima kishte kërkuar më parë urdhër mbrojtës emergjent nga institucionet e drejtësisë, mirëpo mbrojtja nuk i ishte ofruar me kohë.

Zhvillimi i këtij shqyrtimi gjyqësor shënon një hap përpara në përpjekjen e organeve të drejtësisë për të vendosur përgjegjësinë penale 15 vjet pas vrasjes që tronditi vendin./Ekonomia online/

Continue Reading

Të kërkuara