Lajmet

Kurti: Nuk mund të dështojmë sërish në reciprocitetin me Serbinë

Wilson: Të riformulohet një dialog mes palëve të barabarta.

Published

on

Deklarimet e Albin Kurtit rreth përgatitjeve për ta vendosur reciprocitetin me Serbinë në mënyrë që mos të dështojë, qeveria e Serbisë i cilësoi si minim të drejtpërdrejtë të dialogut.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka ndërmend të heqë dorë nga vendosja e reciprocitetit me Serbinë, por për ta bërë këtë veprim ai tha, se duhet përgatitje e mirë në mënyrë që mos të dështojë. Çështjen e reciprocitetit me Serbinë Kurti tha se e ka diskutuar edhe në Bruksel gjatë  takimeve që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuҫiq, në kuadër të dialogut me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Këto komente kryeministri i Kosovës Albin Kurti i bëri gjatë një seance parlamentare, ku u diskutua për 100 ditëshin e qeverisë së tij.  

“Reciprocitetin nuk e kemi për hakmarrje”

“Në këto 100 ditët e para të qeverisjes sime ne kemi pasur drejtor të ri të Doganave dhe duhet të përgatitemi mirë, sepse nuk mund të dështojmë sërish. Ju e dini, në qeverinë Kurti 1, ne e vendosëm reciprocitetin dhe qeveria e pastajme e hoqi reciprocitetin. Nëse ne nuk arrijmë ta zbatojmë në plotni reciprocitetin sërish, atëherë ai vdes edhe si koncept”, tha Albin Kurti, duke ju përgjigjur kritikave të opozitës se ai ka shkelur premtimin e tij elektoral duke mos e vendosur reciprocitetin me Serbinë. Kurti tha se qeveria e tij dëshiron që reciprociteti i plotë me Serbinë të bëhet në atë mënyrë që të mos zhbëhet më.

“Reciprocitetin nuk e kemi për hakmarrje, besojmë që është një parim i shëndoshë i marrëdhënieve midis shteteve, që derivon nga koncepti i barazisë. Përveç kësaj, reciprocitetin nuk e kemi për të shtuar barriera, por për t’i hequr ato ekzistuese dhe duam ta bëjmë në mënyrën në të cilën nuk zhbëhet më”, tha kryeministri Kurti.

Petkoviq: “Kurti po minon drejtpërdrejt dialogun”

Kosova në vitin 2018 kishte vendosur taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe, ndërsa qeveria Kurti 1, e zëvendësoi atë me reciprocitet, ku u përfshin një sërë masash tregtare. Qeveria pasuese e udhëhequr nga Avdullah Hoti e hoqi reciprocitetin, që u mbështet edhe nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deklarimet e fundit të kryeministrit, Albin Kurti se ai po përgatitet që ta vendosë reciprocitetin me Serbinë në atë mënyrë që mos të dështojë sollën reagimin e drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Sipas tij, “me kërcënimet se do të vendosë masa reciprociteti ndaj Serbisë, Kurti po minon drejtpërdrejt dialogun dhe gjithçka që është rënë dakord deri tash”. “Çështja e reciprocitetit është një eufemizëm për ngritjen e barrierave të reja ekonomike, ndaj të cilave serbët në Kosovë dhe Beogradi u ekspozuan gjatë kohëzgjatjes së taksave kundër civilizimit prej 100 për qind. Prandaj do të ishte më mirë që Kurti t’i përkushtohej zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani, veçanërisht formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, në vend të njoftimeve të tilla të lëvizjeve të njëanshme që prishin drejtpërdrejt dialogun”, tha Petkoviq, në një deklaratë për mediat të lëshuar nga zyra e tij. Sipas tij,  deklaratat e Kurtit përfaqësojnë një vazhdim të “pengimit të hapur ndaj dialogut dhe zyrtarëve nga Brukseli”.

Wilson: Të riformulohet një dialog mes palëve të barabarta

Takimi i radhësndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuҫiq i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, pritet të ndodhë në  muajin shtator. E ky dialog sipas një raporti të qendrës amerikane Wilson, me titull (Konsolidimi i sovranitetit të Kosovës), që merret me analiza politike për Ballkanin, thuhet se “dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të riformulohet në dialog mes palëve të barabarta, dhe të bazuar mbi parimin “njerëzit të parët, jo territori”. Sipas këtij raporti, Kosova dhe Serbia kanë një mundësi unike që të zgjidhin një prej burimeve kryesore të tensioneve ndërshtetërore në Ballkanin Perëndimor, problemin mbi sovranitetin e Kosovës.

“Duke mos vepruar në mënyrë më strategjike për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre, BE-ja ka kontribuar në situatën aktuale, ku i gjithë rajoni është në një gjendje tensioni, duke lejuar ndërhyrjen nga Rusia, Kina dhe të tjerët”, thuhet në raport. Aty shtohet se “statusi neutral rrjedh nga pesë shtetet mosnjohëse brenda BE-së, ndërkaq administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, duhet të fokusohet në përpjekjet që këto shtete të ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës”.

“Nëse BE-ja nuk arrin të unifikojë pozicionin karshi Kosovës dhe të fusë Ballkanin Perëndimor në procesin e zgjerimit, ku do t’u lejohej shteteve anëtare që të vendosin veto mbi bisedimet për anëtarësim dhe për liberalizimin e vizave për shtetet aspiruese, ndikimi i saj do të zbehet, përfshirë edhe kapacitetin e saj për të përdorur kushtëzimin për të zgjidhur mosmarrëveshjet, për të luftuar korrupsionin dhe për të promovuar reformat”, thuhet në raportin e Qendrës amerikane Wilson. Raporti i rekomandon Kosovës dhe Serbisë që të “vendosin njerëzit para territorit, duke bërë prioritet çështjet kyçe që prekin jetën e njerëzve”.DW

Lajmet

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi takon studenten e UBT-së, Era Deva, gjatë qëndrimit në Korenë e Jugut

Published

on

By

Në kuadër të qëndrimit në Korenë e Jugut, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka takuar studenten e UBT-së, Era Deva, e cila po përfundon studimet master në Menaxhimin e Sportit në Seul.

Gjatë takimit, Rektori Hajrizi u interesua për ecurinë e studimeve të saj, përvojën akademike dhe jetën studentore në Korenë e Jugut, duke vlerësuar rëndësinë e përvojave ndërkombëtare në avancimin akademik dhe zhvillimin profesional të studentëve.

Takimi ishte një mundësi për të diskutuar mbi përvojën e Erës në një mjedis të avancuar akademik dhe mundësitë që studimet jashtë vendit ofrojnë për zgjerimin e njohurive, zhvillimin e kompetencave profesionale dhe krijimin e perspektivave të reja për karrierën e saj.

UBT i kushton rëndësi të veçantë ndërkombëtarizimit të arsimit dhe krijimit të mundësive që studentët të përfitojnë nga përvojat akademike ndërkombëtare, të shkëmbejnë njohuri dhe të zhvillohen në fusha të ndryshme profesionale. Përmes këtyre mundësive, UBT synon të mbështesë studentët në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional, duke nxitur mobilitetin ndërkombëtar dhe lidhjen me përvojat dhe praktikat bashkëkohore në nivel global.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi prezanton vizionin e UBT-së për qytetet e së ardhmes përmes modelit UBT 5S në Smart Life Week 2026

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë qëndrimit në Seul të Koresë së Jugut, në kuadër të panairit ndërkombëtar Smart Life Week 2026, ka zhvilluar takime dhe bashkëbisedime me pjesëmarrës dhe përfaqësues të institucioneve e organizatave të ndryshme, me të cilët ka shkëmbyer ide dhe perspektiva mbi zhvillimin e qyteteve inteligjente, robotikën, inovacionin dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Gjatë këtyre takimeve dhe shkëmbimeve, rektori Hajrizi ka ndarë vizionin dhe përvojën e UBT-së në zhvillimin e qyteteve inteligjente, duke vënë në pah modelin UBT 5S – Small Scale Smart Self-Sustained System, të zhvilluar prej tij dhe të zbatuar fizikisht përmes UBT Smart City.

Modeli UBT 5S përfaqëson një qasje konkrete ndaj zhvillimit të sistemeve inteligjente dhe të qëndrueshme, ku teknologjia, inovacioni, edukimi dhe kërkimi shkencor ndërthuren për të krijuar zgjidhje të aplikueshme në jetën e përditshme. Përmes UBT Smart City, ky vizion merr formë fizike, duke ofruar një mjedis real ku konceptet e qytetit inteligjent zbatohen në praktikë dhe shërbejnë si bazë për zhvillimin e modeleve të reja të jetesës.

UBT Smart City paraqet një model inovativ që synon të tregojë se si teknologjia dhe zgjidhjet inteligjente mund të integrohen në një ekosistem të përbashkët, me fokus në mirëqenien e njeriut, përdorimin efikas të burimeve, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e shërbimeve moderne. Në këtë kuptim, modeli UBT 5S po konceptohet si një model i ri i jetesës për të ardhmen, ku qyteti nuk shihet vetëm si hapësirë fizike, por si një sistem i integruar që lidh njeriun, dijen, teknologjinë dhe mjedisin.

Gjatë panairit, rektori Hajrizi është ftuar nga bashkëbisedues të ndryshëm për vizita dhe prezantime të modelit të zhvilluar prej tij. Deri më tani, ky model është prezantuar në më shumë se 100 ngjarje të ndryshme akademike dhe profesionale në mbarë botën.

Përveç shkëmbimit të përvojave dhe ideve, takimet e zhvilluara gjatë panairit kanë shërbyer edhe si mundësi për diskutime formale mbi perspektivat e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimin e ekspertizës dhe identifikimin e fushave me interes të përbashkët. Këto kontakte krijojnë bazë për shqyrtimin e mundësive të bashkëpunimit në të ardhmen, veçanërisht në fushat e teknologjisë, inovacionit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të qyteteve inteligjente.

Për UBT-në, modeli UBT 5S dhe zbatimi i tij fizik në UBT Smart City dëshmojnë orientimin e institucionit drejt inovacionit të aplikuar, duke e lidhur vizionin akademik me zgjidhje konkrete dhe duke krijuar mundësi për bashkëpunime të reja që mund të kontribuojnë në zhvillimin e qyteteve dhe modeleve të jetesës së së ardhmes.

 

Continue Reading

Të kërkuara