Aktualitet

Kurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, bëhet fjalë për pezullim të planifikimit të dialogut strategjik

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e 269-të të Qeverisë, ka sqaruar se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhet vetëm me pezullimin e planifikimit të dialogut strategjik dhe jo me ndërprerjen e tij.

Kryeministri Kurti ka theksuar se marrëdhëniet me SHBA-në janë dhe do të mbeten të qëndrueshme dhe se nuk ka prishje të raporteve, mes Kosovës dhe SHBA-së.

“Së pari duam të qartësojmë për qytetarët tanë se bëhet fjalë për pezullim e planifikimit për dialog strategjik, jo të dialogut strategjik si proces të nisur as të komunikimit të rregullt që ne kemi. Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime. I siguroj qytetarët se qeveria jonë i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane. Në diplomaci kemi dallime në raport me Serbinë dhe veprimet e saj në Kosovë. Bashkëpunimi ushtarak po vazhdon. Marrëdhëniet janë të thella”, tha Kurti në mbledhje./S.K/EO.

Continue Reading

Aktualitet

Rama dhe ministrat e rinj betohen para Presidentit Begaj

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe anëtarët e tjerë të kabinetit të ri qeveritar bënë sot betimin para Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ceremonia zyrtare nisi në orën 10:00 në ambientet e Presidencës, ku u lexua edhe dekreti për emërimin e Këshillit të Ministrave.

Tashmë pritet që të zhvillohet mbledhja e parë e qeverisë së re në Kryeministri./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Qeveria miraton ndryshimet për sanksionet e BE-së dhe SHBA-së ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

Published

on

Qeveria e Kosovës në detyrë ka miratuar Propozim-Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/64, të datës 25 dhjetor 2022, lidhur me zbatimin e pakove 15, 16, 17 dhe 18 të sanksioneve të Këshillit të Bashkimit Evropian, si dhe masave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë, në lidhje me situatën në Ukrainë.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se vendimi vjen si pjesë e angazhimit të Kosovës për të mbështetur Ukrainën dhe për të harmonizuar politikat me partnerët ndërkombëtarë.

“Për të mbështetur kundërshtimin e agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës, në përputhje me masat dhe sanksionet e BE-së dhe SHBA-së, MPJD propozon për shqyrtim dhe miratim vendimin për zbatimin e pakos 15, 16, 17 dhe 18 të sanksioneve të BE-së ndaj Federatës Ruse si dhe masave shtesë përkatëse. Më 16 dhjetor 2024 Këshilli i BE-së miratoi pakon e 15 të sanksioneve ndaj Federatës Ruse, kjo pako përfshin masa kufizuese ekonomike dhe individuale me qëllim të kufizimit e mëtejmë të aftësisë së Rusisë për të zhvilluar luftën e saj të paligjshme, të paprovokuar dhe pa justifikuar të agresionit kundër Ukrainës”, tha ai./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për subvencionimin e teksteve shkollore

Published

on

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën për transferimin e mjeteve buxhetore deri në 25% të ndarjes së ndikuar negativisht për vitin 2025, për subvencionimin e blerjes së teksteve dhe materialeve mësimore për vitin shkollor 2025/2026, njoftoi Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT).

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, tha se kërkesa për këtë transferim ka ardhur nga Ministria e Arsimit.

“Nga MASHTI kemi pranuar kërkesën për transfer të brendshëm në vlerë prej 2 milionë e 41 mijë eurove që ndikon deri në 25 për qind të ndarjes së ndikuar negativisht nga ligji për ndarjet buxhetore”, tha Murati./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Viti, i dyshuari në arrati

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se është plagosur një person me armë zjarri dje në Viti.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se i dyshuar është larguar në drejtim të panjohur.

Sipas policisë, plagosja ka ndodhur me armë të gjuetisë.

“Viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pasi që i dyshuari mashkull kosovar (për motive të panjohura), dyshohet se ka shtënë me armë gjuetie në drejtim të tij. Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në QE-në Gjilan, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin policor./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Të kërkuara